LIVE UPDATES
Bota

Shpërthimi në Zveçan, flet serbi që i hodhën granatë në oborr: U sulmova për shkak se bashkëpunoj me shqiptarë

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zherovnicë. Dragan Mllagjoviç konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një bombë u hodh në oborrin e shtëpisë së tij në orën 02:34 të 18 prillit.

18 Prill 2024, 12:47 Nga N.F
Shpërthimi në Zveçan, flet serbi që i hodhën
Sulmi

KOSOVË- Në oborrin e një shtëpie në komunën e Zveçanit është hedhur një mjet shpërthyes, në orët e hershme të 18 prillit, me ç'rast janë shkaktuar dëme materiale.

“Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore", ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zherovnicë. Dragan Mllagjoviç konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se një bombë u hodh në oborrin e shtëpisë së tij në orën 02:34 të 18 prillit.

Mllagjoviç është distributor i produkteve në veri të Kosovës i kompanisë “Devolli Vita Corporation” nga Peja. Ai tha se beson se arsyeja e sulmit ishte se, pasi ka shpërndarë produkte të qumështit të kompanisë nga Peja, ka nisur shpërndarjen në veri edhe të mishit të kësaj kompanie.

“Kur dola nga shtëpia rreth orës 06:00 me djalin tim, pash që xhamat e shtëpisë ishin thyer, dyert, fasada dhe furgoni im ishin dëmtuar. Kam kontaktuar policinë e cila ka ardhur për të kryer hetime”, tha ai, duke shtuar se në dhjetorin e vitit të kaluar, ka pasur një problem në aplikacionin e mesazheve, Telegram.

Radio Evropa e Lirë mëson se grupe në Telegram e kishin cilësuar atë si “tradhtar” dhe ishte publikuar fotografia e tij së bashku me 12 serbë të tjerë ku ishte shkruar mesazhi se ata ishin “mbeturinat më të mëdha të shoqërisë”.

“Kompania e djalit tim nisi shpërndarjen e qumështit dhe kosit nga Peja. Para një muaji kemi nisur me shpërndarjen e mishit nga Peja, i cili është i cilësisë së lartë dhe të cilin restorantet dhe dyqanet kanë filluar ta blejnë. Unë dyshoj, dhe i thashë policisë se arsyeja për gjithçka [shpërthimin] është se ne punojmë me ato kompani”, tha Mllagjoviç.

Ai shtoi se po i bën konkurrencë dikujt që merret me këtë biznes në 25 vjetët e fundit.

“Dhe, tash dikujt po i pengojmë dhe duan të na trembin me bomba, në mënyrë që të na ndalojnë. Tani që kemi nisur të merremi me këtë punë, ata duan të na trembin”, u shpreh Mllagjoviq, që tha se do të vazhdojë të punojë, pasi biznesi i tij është i rregullt dhe i ligjshëm.

“I gjithë veriu punon me shqiptarë. Pse mos ta bëj edhe unë, sepse jam i vetmi distributor që kam marr përsipër disa produkte dhe tani kam probleme. Pse mos të punoj dhe të punësoj dikë”, u shpreh ai.

Në të kaluarën, në komunat në veri të Kosovës – ku gjendet edhe Zveçani – të banuara me shumicë serbe, ka pasur incidente me mjete plasëse dhe zjarrvënie, por edhe dëmtim të pronës. Më së shpeshti, cak i këtyre incidenteve kanë qenë serbët që kanë regjistruar makinat e tyre me targat e Kosovës, por edhe serbët që punojnë në institucionet e Kosovës.

Marrë nga REL

kosove zvecan serb sulm shperthim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet