Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Të gjithë njerëzit, përveç punëtorëve të domosdoshëm dhe vullnetarëve për parandalim të koronavirusit, “nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre”, kanë thënë autoritetet në Zhengzhou.
KINË- Kina ka izoluar një zonë me 600.000 banorë në qytetin Zhengzhou, ku gjendet fabrika më e madhe në botë për prodhimin e telefonave iPhone, të kompanisë amerikane, Apple, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Wuhan të Kinës.
Të gjithë njerëzit, përveç punëtorëve të domosdoshëm dhe vullnetarëve për parandalim të koronavirusit, “nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre”, kanë thënë autoritetet në Zhengzhou.
Ky vendim vjen pas disa pamjeve që kanë dalë në rrjetet sociale kineze javën e kaluar, në të cilat janë parë njerëzit duke u larguar nga fabrika që drejtohet prej gjigantit tajvanez, Foxconn dhe prodhon produkte për Apple.
Disa punëtorë janë ankuar për kushte të rënda, mungesë furnizimesh dhe se u është dashur të ikin nga fabrika në këmbë, për të shmangur kufizimet që ekzistojnë në transport publik.
Foxconn punëson qindra mijëra punëtorë në Zhengzhou. Kina është ndër vendet e fundit në botë që zbaton strategjinë e zero rasteve me koronavirus.
Autoritetet kineze vazhdojnë të vendosin masa izolimi dhe të kryejnë testime masive, me qëllim të shmangies së shpërthimeve masive të virusit.
Mirëpo variantet e reja kanë testuar aftësitë e zyrtarëve lokalë për të parandaluar koronavirusin para se të përhapet, prandaj një pjesë e mirë e popullsisë në Kinë është duke jetuar vazhdimisht nën kufizime.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Më shumë se 6.5 milionë njerëz kanë vdekur prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL/
gruri RUSI- Disa ditë pasi Rusia pezulloi mbështetjen për eksportet e grurit përmes Detit të Zi, ajo ka rënë dakord me T...
Turma ne Korene e jugut KOREJA E JUGUT- Thirrja e parë e urgjencës për probleme në Itaewon të Koresë së Jugut ku humb&eu...
Bolsonaro BRAZIL- Ish-presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, ka thyer heshtjen që kishte mbajtur që kur u ...
Sunak BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak ka anuluar një vendim të mëparshëm për të mos shkuar në samitin e klim&...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar arrestimin e një personi të tretë në rastin e pë...
Mr Li KINË- Një burrë në Kinë e ka mbajtur të fshehtë fitimin e lotos së tij nga gruaja dhe fëmija i tij nga f...
Blerim Morina KOSOVË- Një sinjal i vetëm për kërkim mjetesh në emër të Blerim Morinës ndezi rrjetin social Tik...
Autori ZVICËR- Një familje nga Kosova, e cila jeton në Zvicër, akuzohet se ka "blerë" vajza të mitura në Shqipëri d...
Haradinaj KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dhënë më tep...
Mevlut Çavusoglu TURQI- Pas incidentit me skafin turk në Samos, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka sulmuar ashpë...