LIVE UPDATES
Bota

Zbulohet mashtrimi në Kosovë, dhuorohen 94 mijë euro për një person të sëmurë që nuk "‘ekziston"

Vali Corleone, Fero, Nili B, Rasim Avdyli e figura të tjera të njohura në këtë rrjet social u vunë në krye të fushatës. Agron Bajrami rastësisht e pa thirrjen në këtë rrjet social dhe vendosi t’i bashkohet nismës.

2 Nëntor 2022, 11:12 Nga d.a.
Zbulohet mashtrimi në Kosovë, dhuorohen 94 mijë euro për
Blerim Morina

KOSOVË- Një sinjal i vetëm për kërkim mjetesh në emër të Blerim Morinës ndezi rrjetin social Tik Tok. Për pak orë, në emër të tij u mblodhën hiç më pak se 94 mijë euro.

Vali Corleone, Fero, Nili B, Rasim Avdyli e figura të tjera të njohura në këtë rrjet social u vunë në krye të fushatës. Agron Bajrami rastësisht e pa thirrjen në këtë rrjet social dhe vendosi t’i bashkohet nismës.

“Për rastin kom dëgju në Tiktok, se tash për momentin po e dini edhe vetë, në Tiktok po jemi më aktivë. Rastësisht më ka dalë aty që po mbledhin pare për qat Blerim Morinën, e kom pa te Vali Corleone, Fero, te qeky Arsimi edhe Naseri Bajreliu, e cili është po më duket në burg për momentin dhe ai u kon arsyeja se pse kam kontribu edhe unë”, tha për KIKS-in Bajrami.

Ai thotë se fillimisht i dha 100 euro, por kur pa që njerëzit po dhuronin më tepër, i dha edhe 100 të tjera.

“Se ata 24 orë më duket janë kon live, unë nuk jom kon 24 orë, por bukur gjatë e kom përcjell edhe unë se dojsha me ditë çka është puna edhe për 24 orë janë mbledh ato 100 mijë euro, 100 mijë po them, po vetëm në Go fund me, te ajo faqja 94 mijë, që jua kam dërgu linkun, prej 2 mijë donatorë, d.m.th prej krejt botës, çka kanë çu pare”, tha ai.

Por vetëm pas pak ditësh doli se e gjitha ishte një mashtrim i madh. Persona publikë e media ranë në kurthin e Armend Morinës, i cili, përveç të tjerash, kishte hapur edhe llogari në njërën nga bankat kosovare.

Morina duket se kishte planifikuar gjithçka. Ai, përveç apeleve publike, u kishte shkruar edhe bizneseve të ndryshme, duke kërkuar para në emër të vëllait. Por i sëmuri nga leukemia akute duket të mos jetë kuruar askund.

Kiks Kosova ka kontaktuar edhe Spitalin rajonal të Mitrovicës, për të pyetur nëse Blerim Morina kishte kërkuar trajtim në këtë institucion, por ata, përmes telefonit, kanë theksuar se fakti që nuk kanë një sistem elektronik të menaxhimit, nuk mund të dinë nëse Morina kërkoi trajtim aty. Por kanë theksuar se ky spital nuk ka repart për trajtimin e personave që vuajnë nga leukemia akute.

Blerim Morina nuk është trajtuar asnjëherë as në QKUK. Drejtori i Hematologjisë, Shemsedin Sadiku, i ka thënë KIKS Kosovës se në protokollet e këtij reparti nuk figuron emri i tij.

“Kemi shikuar protokolin e të sëmurëve për trajtim jashtë vendit për vitin 2022, por pacienti i cekur më lartë-Blerim Morina me Dg. Leukemi akute, nuk është gjetur se është dërguar nga Konzilium i Klinikës së Hematologjisë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Apeli për Blerimin u zhduk, e po ashtu edhe vëllai i tij, Armendi. Kiks Kosova ka provuar ta marrë në telefon disa herë, por pa sukses. Të premten, Klan Kosova, për orë të tëra, kërkoi në Mitrovicë, për të gjetur ndonjë gjurmë për Blerim e Armend Morinën.

Megjithatë, një gjë e mirë ndodhi, Agroni i mori mbrapa 200 eurot e tij që i dha në Gofundme, pasi paypal ia ktheu mbrapa. Kjo vërehet nëse krahasohen të dhënat në Gofundme, ku në fillim figuronte shifra 94 mijë e 787 euro,  pastaj u bënë 93 mijë e 822, derisa të martën në orën 15:00, para të mbledhura nën këtë emër ishin 91 mijë 212./Express/

blerim morina agron bajrami mashtrimi ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet