Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Birminghami me 1,14 milionë banorë është pas Londrës qyteti i dytë për nga madhësia në Britaninë e Madhe. Më shumë se 2,5 milionë vetë jetojnë në zonën metropolitane të Birminghamit.
BRITANI- Michael Gove, ministri përgjegjës për Administrimin Lokal në kabinetin e kryeministrit konservator Rishi Sunak, e argumentoi këtë hap duke thënë se këshilli komunal, i udhëhequr nga Partia Laburiste në opozitë, nuk i ka përmbushur siç duhet detyrat e tij. Gove njoftoi për hetimin, që do të zhvillohet për të zbuluar, se ngase është shkaktuar kolapsi financiar.
Birminghami me 1,14 milionë banorë është pas Londrës qyteti i dytë për nga madhësia në Britaninë e Madhe. Më shumë se 2,5 milionë vetë jetojnë në zonën metropolitane të Birminghamit. Sipas BBC buxheti komunal ka një deficit financiar prej 87 milionë paundësh (përkatësisht më shumë se 100 milionë euro).
Bllokim thuajse i plotë i shpenzimeve që nga fillimi i shtatorit
Në fillim të shtatorit qyteti shpalli de facto falimentimin. Të gjitha shpenzimet, përveç atyre më imediate, u bllokuan me efekt të menjëhershëm. Përmes një deklarate këshilli komunal bëri të ditur se qyteti është përballur me sfida financiare të papara ndonjëherë. Këtu bëjnë pjesë rritja e shpenzimeve për kujdesin social për të rriturit, reduktimi i të ardhurave nga taksat e biznesit dhe shkalla e lartë e inflacionit.
Në fillim të shtatorit Birminghami shpalli de facto falimentimin
Administrata e qytetit ndodhet edhe para kërkesave me pretendime milionëshe të punonjëseve femra, të cilat sipas një vendimi gjyqësor për paga të barabarta (equal pay) konsiderohet se janë paguar më pak se kolegët e tyre meshkuj për vite me radhë.
Të hënën e ardhshme në një mbledhje të jashtëzakonshme të këshillit komunal do të diskutohet për planin e shpëtimit. Në media ka pasur ndërkohë spekulime, se qyteti do të jetë i detyruar të shesë ndërtesa dhe toka.
Edhe shumë komuna të tjera nën presion financiar
Birminghami nuk është qyteti i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, që ndodhet pranë humnerës financiare. Kur qeveria britanike miratoi në vitin 2010 gjatë krizës globale financiare një program kursimesh, ajo shkurtoi edhe fondet për administrimin vendor. Muajt e fundit disa komuna më të vogla kanë shpallur falimentimin, ndër ta Croydon, një pjesë e rrethinave të Londrës dhe Woking, një qytet në jug të kryeqytetit./DW
Kryeminsitri i Polonisë, Mateusz Morawiecki POLONI- Polonia tha se nuk do ta armatosë më Ukrainën dhe vend të dërgimit të...
Volodymyr Zelenskyy në New York SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së...
Javën e kaluar në ishullin italian të Lampeduzës arritën me varka pothuajse 10,000 emigrantë, kryesisht nga Afrika e Veriut. Aty...
Kyriakos Mitsotakis dhe Rexhep Taip Erdogan SHBA- Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erd...
Koreja e Jugut KOREJA E JUGUT- Rreth 18 ushtarë amerikanë dhe dy gra civile janë nën hetim për kontrabandë të dyshu...
Gabriel Escobar Gabriel Escobar një intervistës me Zërin e Amerikës shprehu shqetësimin se deklaroi se shohin të marrë t...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t'i japë fund luft&e...
Shpërthimi i gazit në Rusi RUSI- Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në një apartament në Rusi, ku h...
Foto ilustruese IRAN- Një shpërthimi fuqishëm është raportuar në Iran, ku kanë humbur jetën 21 persona. Sipas media...
Putin RUSI- Ramzan Kadyrov, lideri i Republikës Çeçene ka hedhur poshtë aludimet se kishte probleme me shëndetin. Kanali zyrt...