All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Steinmeier: Zgjidhje evropiane për problemet e migracionit

Gjatë vizitës së tij në Itali Presidenti Steinmeir bën thirrje për një zgjidhje evropiane të problemeve të migracionit. Gjermania dhe Italia i kanë arritur "kufijtë e kapaciteteve të tyre".

21 Shtator 2023, 08:16 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Steinmeier: Zgjidhje evropiane për problemet e migracionit

Javën e kaluar në ishullin italian të Lampeduzës arritën me varka pothuajse 10,000 emigrantë, kryesisht nga Afrika e Veriut. Atyre ju shtuan gjatë këtyre tri ditëve edhe 1.100 të tjerë. Për shkak të numrit të madh të emigrantëve, autoritetet e ishullit shpallën gjendjen e jashtëzakonshme.

Franca bëri ndërkohë të qartë se nuk do të pranojë emigrantë nga ishulli italian i Lampedusës.

Kurse Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier  bëri thirrje gjatë një vizite në Itali për një zgjidhje evropiane për problemet e migracionit. Steinmeieri tha se sipas tij Gjermania dhe Italinë i kanë arritur "kufijtë e kapaciteteve të tyre".

"Pa rregulla të përbashkëta evropiane nuk mund t'ia dalim," tha Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier gjatë një vizite në Sirakuzë, të Italisë, ku u takua me Presidentin italian Sergio Mattarella.

Rritja e numrit të refugjatëve që mbërrijnë në Itali dhe Gjermani, po i çon komunat dhe bashkitë në limitet e fundit të kapaciteteve të tyre. "Dhe kjo është arsyeja pse është edhe më e nevojshme që më në fund të gjejmë dhe të hyjë në fuqi një zgjidhje e përbashkët evropiane ”, tha Steinmeier.

Steinmeieri tha se në Gjermani dëshiron të shohë "një debat më të sinqertë" rreth pyetjes se "çfarë instrumentesh janë të mundshme". Nga njëra anë është e nevojshme që të vijnë më pak njerëz, por nga ana tjetër duhen luftuar edhe kontrabandistët. Në një intervistë për gazetën italiane "Corriere della Sera", Steinmeier foli për "zgjidhje humane dhe afatgjata të qëndrueshme evropiane" për të cilat tani duhet punuar "së bashku dhe në mënyrë të përqendruar".

"Përgjegjësi e jashtëzakonshme humanitare”

Steinmeieri falënderoi Italinë që ka treguar një "shkallë të madhe përgjegjësie humanitare” ndaj "refugjatëve që vijnë përmes Mesdheut”. Tani për të përballuar "barrat e mëdha" që mbajnë si Italia dhe Gjermania, është e nevojshme një "ndarje e drejtë e barrës në Evropë", si dhe "një kontroll dhe mbikëqyrje më e rreptë e kufijve tanë të jashtëm evropianë" - tha Steinmeier.

Ditët e fundit mijëra refugjatë nga Afrika zbarkuan në ishullin e vogël jugor italian të Mesdheut, Lampedusa. Qeveria gjermane e ka pezulluar në gusht programin për pranimin vullnetar të emigrantëve nga Italia – edhe në shenjë proteste kundër faktit se Italia aktualisht po bllokon kthimin e azilkërkuesve sipas të ashtuquajturave rregulla të Dublinit.

Italia kryesisht trampolinë për në vendet e tjera të Evropës

Sipas shifrave të qeverisë italiane që nga fillimi i vitit në Itali kanë mbërritur më shumë se 130,000 migrantë - pra pothuajse dy herë më shumë se gjatë gjithë vitit 2022. Megjithatë për sa u përket kërkesave të paraqitura për azil Italia qëndron shumë pas vendeve të tjera anëtare të BE-së. Në Itali në vitin 2022 janë dorëzuar 84,000 kërkesa për azil, kurse në Francë 156,000 dhe në Gjermani 244,000./DW

steinmeier

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet