LIVE UPDATES
Bota

Shkollat në Kolorado përballen me fluksin e nxënësve emigrantë 

Gati 6000 studentë emigrantë u regjistruan në shkollat publike të Kolorados vitin e kaluar, sipas zyrtarëve shtetërorë.

30 Qershor 2024, 20:16 Nga r.ll
Shkollat në Kolorado përballen me fluksin e nxënësve
foto ilustruese

SHBA- Shteti i Kolorados po shpenzon 24 milionë dollarë këtë vit për të ndihmuar shkollat që të përballojnë fluksin e nxënësve emigrantë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Svitlana Prystynska vizitoi një shkollë në Denver për të mësuar më shumë mbi ndryshimet që po bëjnë mësuesit dhe nxënësit për t’u përshtatur me situatën e re.

Gati 6000 studentë emigrantë u regjistruan në shkollat publike të Kolorados vitin e kaluar, sipas zyrtarëve shtetërorë. Në shkollën fillore “Heritage Heights Academy” në Denver, më shumë se një e treta e nxënësve janë emigrantë. Natalia Miller-Forrest është drejtore e shkollës.

“Çdo emigrant i ri, pavarësisht nëse është i huaj pa dokumenta apo me leje qëndrimi, çdo fëmijë në Amerikë ka të drejtën e një arsimimi falas”, thotë ajo.

Shkolla e saj merr fonde shtesë nga shteti për të përballuar ndryshimet që po sjell fluksi i nxënësve të rinj. Në këtë shkollë tani ka nxënës nga 23 vende, përfshirë nxënësin Farooq Adam nga Sudani.

“Shoku im më i mirë është nga Etiopia dhe më pas mësova se Etiopia dhe vendi im, Sudani, kanë shumë gjëra të përbashkëta. Ajo që më pëlqen në Amerikë është sistemi i demokracisë, liria e fjalës dhe liria e fesë”, thotë ai.

Soyana Habtamo është nxënëse nga Etiopia.

“Mendoj se është e rëndësishme të takosh njerëz nga vende të tjera dhe t’i njohësh ata, sepse është mirë të mësosh historinë e vendeve të tjera të botës dhe të kuptosh pikëpamjet e njerëzve të tjerë”, thotë ajo.

Ukrainasja Irina Shatalov thotë se shumë prindër të nxënësve emigrantë shqetësohen se fëmijët e tyre do të gjykohen keq sepse nuk e flasin anglishten.

“Kjo shkollë ka shumë emigrantë të sapoardhur me prejardhje të ndryshme dhe të gjithë fëmijët luajnë së bashku”, thotë ajo.

Me mësues nga Evropa Lindore, India dhe Afrika, drejtorja Miller-Forest po punon për të krijuar kushte të mira për të gjithë nxënësit e saj dhe është krenare sesi fëmijët amerikanë po ndihmojnë shokët e klasës nga vende të tjera.

Nxënësja Rachel Washington thotë se emigrantët përmirësojnë përvojën akademike në shkollë.

“Disa nga miqtë e mi kanë emigruar këtu. Disa prej tyre janë nga vende të ndryshme. Unë njoh një nxënëse nga Meksika. Ajo më ka mësuar disa fjalë spanjisht”, thotë ajo.

Shtimi i numrit të nxënësve shton edhe shpenzimet për shkollën. Mësuesit thonë se fondet shtetërore shtesë për këtë vit shkollor mund të kenë nevojë të rriten sërish vitin e ardhshëm pasi shkollat e Denverit muajin e kaluar raportuan një rritje prej më shumë se 90 për qind të regjistrimit të nxënësve krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. /VOA

shkollat ne kolorado emigracioni

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet