30 Qershor 2024, 16:13
Nga r.ll
foto ilustruese
EUROPË- Stuhitë e fuqishme dhe shirat e rrëmbyeshëm që goditën Francën dhe Zvicrën gjatë kësaj fundjave kanë lënë të vdekur të paktën persona, thanë autoritetet më 30 qershor.
Tre persona, në të 70-tat dhe 80-tat vdiqën në rajonin verilindor Aube në Francë të shtunën, kur një pemë u rrëzua mbi makinën me të cilën ata po udhëtonin, teksa shteti është goditur nga erëra të fuqishme. Pasagjeri i katërt është në gjendje kritike, thanë autoritetet lokale për agjencinë e lajmeve, AFP.
Në Zvicër, dy persona vdiqën pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan rrëshqitje të dheut në juglindje të shtetit, në kantonin italianofolës të Ticinos, tha policia. Më pas autoritetet njoftuan se zbuluan edhe trupat e pajetë të dy personave.
Sipas mediave lokale, dy nga viktimat ishin gra që ishin për pushime në Zvicër. Moti i lig po ashtu ka lënë disa zona pa energji elektrike në Zvicër. Edhe javën e kaluar, Zvicra u përball me shira të rrëmbyeshëm që lanë të vdekur një person dhe shkaktuan dëme të mëdha.
Në veri të Italisë, në Luginën Aosta, u raportua për vërshime të mëdha për shkak të lumenjve që dolën nga shtrati. Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga aktivitetet e njerëzve, po rrisin ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e motit ekstrem, sikurse përmbytjet dhe stuhitë./REL
france zvicer moti i keq
Bota
30 Qershor 2024, 16:09
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Forcat izraelite depërtuan të dielën në lagjen Shejaia në pjesën veriore të Gazës, n&eum...
Bota
30 Qershor 2024, 15:17
r.ll
xhelal svecla
KOSOVË- Mëngjesin e sotëm në komunat në veri të Kosovës janë shfaqur disa postera me imazhin e presid...
Bota
30 Qershor 2024, 14:51
M.B
Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se rritja e nivelit të rrezikut të...
Bota
30 Qershor 2024, 14:35
M.B
Zjarr në ndërtesën e Institutit të Mjekësisë Ligjore. 21 nëntor 2023.
KOSOVA- Instituti i Mjekësisë Ligjore b&...
Bota
30 Qershor 2024, 14:14
M.B
Kryministri hungarez, Viktor Orban, dhe kryetari i partisë të ekstremit të djathtë FPOe, Hebert Kickl.
HUNGARIA- Kryeministri i Hungari...
Bota
30 Qershor 2024, 12:18
M.B
Aeroplanmbajtësja amerikane, me fuqi bërthamore, USS Theodore Roosevelt, e cila u përfshi në stërvitjet e fundit ushtarake. Fotografi...
Bota
30 Qershor 2024, 12:02
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Forcat ruse kanë shkatërruar mbi 30 dronë të Ukrainës në zonën afër kufirit, tha Ministria r...
Bota
30 Qershor 2024, 11:51
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KOSOVA- Mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës raportohet se janë shfaqur disa postera me imazhi...
Bota
30 Qershor 2024, 08:35
M.B
Mali Parnitha, afër Athinës, Greqi, 29 qershor 2024
ATHINË- Një zjarr i favorizuar nga erërat e forta shpërtheu në ishul...
Bota
30 Qershor 2024, 08:19
M.B
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen
FRANCA- Votuesit francezë do të hedhin votat e tyre të dielën në raundin e parë të...