LIVE UPDATES
Bota

Shkatërroi imazhin dhe humbi bestimin e gazetarëve, CNN shkarkon shefin ekzekutiv Chris Licht

David Zaslav, Shefi Ekzekutiv i kompanisë Warner Bros, Discovery që ka në pronësi CNN-in, caktoi një ekip drejtues të përkohshëm prej katër personash dhe tha në mbledhjen e redaksisë se do të fillonte përpjekjet për të gjetur zëvendësuesin e zotit Licht.

8 Qershor 2023, 07:48 Nga I.A
Shkatërroi imazhin dhe humbi bestimin e gazetarëve, CNN shkarkon
Chris Licht

SHBA- Rrjeti televiziv CNN pushoi nga puna shefin ekzekutiv Chris Licht pas një viti të trazuar në drejtimin e kanalit televiziv, që kulmoi me një profil negativ të tij, botuar në një revistë amerikane dhe njoftimet se ai kishte humbur besimin e gazetarëve të rrjetit. Ndryshimi u njoftua në takimin e redaksisë së rrjetit CNN të mërkurën në mëngjes dhe erdhi vetëm dy ditë pasi zoti Licht tha se do të "luftonte fort" për të fituar besimin e njerëzve përreth tij.

David Zaslav, Shefi Ekzekutiv i kompanisë Warner Bros, Discovery që ka në pronësi CNN-in, caktoi një ekip drejtues të përkohshëm prej katër personash dhe tha në mbledhjen e redaksisë se do të fillonte përpjekjet për të gjetur zëvendësuesin e zotit Licht.

Chris Licht kishte një mandat që të përpiqej ta bënte kanalin CNN më të pranueshëm për të dy krahët politikë të vendit pasi republikanët ishin bërë gjithnjë e më mosbesues ndaj rrjetit pas sulmeve të përsëritura ndaj tij nga ish-presidenti Donald Trump.

Por disa punonjës të kanalit amerikan të lajmeve e panë mandatin e zotit Licht për ndryshim si një mohim të punës së tyre të kaluar dhe një emision i drejtpërdrejtë me ish-presidentin Trump dhe një numër votuesish muajin e kaluar shkaktoi kritika të mëdha.

Më herët gjatë vitit, zoti Licht ndryshoi emisionin e mëngjesit, por kjo rezultoi e pasuksesshme dhe çoi në shkarkimin e gazetarit Don Lemon, i cili kishte punuar për kanalin CNN për një kohë të gjatë. Përpjekjet për ndryshime në emisionet e mbrëmjes lëvizën ngadalë. Emisioni i orës 21 mbeti pa drejtues të rregullt për më shumë se një vit, pas shkarkimit të gazetarit Chris Cuomo në dhjetor të vitit 2021. Së fundmi, gazetarja Kaitlan Collins mori drejtimin e këtij emisioni lajmesh.

Chris Licht ishte në krye të procesit të shkurtimeve të personelit vitin e kaluar pas vendimit të zotit Zaslav për të mbyllur shërbimin CNN+ vetëm disa javë pasi kishte filluar punën.

Chris Licht, i cili ka qenë producent i emisionit "Morning Joe" të kanalit MSNBC-së, emisionit të lajmeve të mëngjesit të kanalit CBS dhe emisionit Stephen Colbert, u emërua nga Shefi Ekzekutiv i Warner Bros. Discovery, David Zaslav pak më shumë se një vit më parë për të zëvendësuar drejtuesin e atëhershëm, Jeff Zucker, i cili kishte mbështetje të madhe brenda rrjetit. Zoti Zucker u shkarkua pasi nuk kishte zbuluar marrëdhënien e tij me një kolege ekzekutive të kanalit CNN.

Zoti Zaslav tha në një deklaratë për personelin e kanalit CNN se puna “nuk ishte kurrë e lehtë, veçanërisht në një kohë përçarjeje dhe transformimi të madh.

"Chris punoi me zemër dhe shpirt", tha ai. "Ai ka një dashuri të thellë për gazetarinë dhe këtë biznes dhe kjo ka qenë e dukshme gjatë gjithë mandatit të tij. Fatkeqësisht, gjërat nuk shkuan ashtu siç kishim shpresuar - dhe në fund të fundit kjo varet nga unë."

Zoti Licht nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Marrë nga VOA

chris licht cnn

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet