7 Qershor 2023, 20:47
Nga m.s
foto ilustruese
MOSKË - Bombardues strategjikë me rreze të gjatë të ushtrisë ruse dhe kineze bënë patrullime të përbashkëta mbi Detin e Japonisë, Detin e Kinës Lindore dhe në perëndim të Oqeanit Paqësor, por herë pas here u shoqëruan nga avionë luftarakë nga shtete të paidentifikuara, tha Rusia të mërkurën. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një grup ajror i bombarduesve strategjikë të tipit Tupolev Tu-95 dhe kinezë Xian H-6K kryen një patrullim prej 8-orësh, të shoqëruar nga një grup avionësh luftarakë Sukhoi Su-30M, Su-35S dhe Shenyang J-11.
“Në faza të caktuara të patrullimit, mjetet strategjike u shoqëruan nga avionë luftarakë të shteteve të huaja”, tha ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se nuk u cënua hapësira ajrore e vendeve të tjera.
Ministria nuk i identifikoi "shtetet e huaja". “Gjatë patrullimit të përbashkët ajror, avionët rusë u ulën dhe u ngritën nga një fushë ajrore në Republikën Popullore të Kinës”, thuhet në njoftim.
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se ballafaqimet e fundit të rrezikshme midis forcave amerikane dhe kineze në ngushticën e Tajvanit dhe Detin e Kinës Jugore pasqyrojnë një agresivitet në rritje nga ushtria e Pekinit që shton rrezikun e një gabimi prej të cilit "dikush mund të lëndohet".
Kina tha se "masat e marra nga ushtria kineze janë plotësisht të arsyeshme, legjitime, profesionale dhe të sigurta".
Thellimi i partneritetit "pa kufi" midis superfuqisë në rritje, Kinës, dhe titanit të burimeve natyrore, Rusisë, po shikohet nga Perëndimi me njëfarë ankthi, megjithëse është e paqartë se sa i thellë është ky partneritet.
Pasi Perëndimi vendosi sanksionet më të ashpra në historinë moderne ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin tha se Rusia po kthehet drejt Azisë - dhe Kinës në veçanti – pasi e pa Perëndimin prej shekujsh si të rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe teknologjike.
Marrë nga VOA
bombardues strategjikë rusia
Bota
7 Qershor 2023, 20:36
A.B
Policia
ITALI-Në Romë, një vajzë 11-muajshe u gjet e vdekur në një makinë të parkuar në zonën Cecchi...
Bota
7 Qershor 2023, 20:41
a.l
Aksident në Afganistan
AFGANISTAN- Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Afg...
Bota
7 Qershor 2023, 20:27
A.B
Vendi i krimit
BOSNJE HERCEGOVINË-Miroslav Milinkoviç i njohur ndryshe si Bata u vra ditën e sotme rreth orës 18:00 nga të ...
Bota
7 Qershor 2023, 20:25
a.l
Ana Brnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka theksuar se është e gatshme të japë dorëheqje n...
Bota
7 Qershor 2023, 20:22
A.B
Domate
KOSOVË- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUV) ka dërguar për analizë domate të importuar...
Bota
7 Qershor 2023, 20:21
A.B
Mike Pence
SHBA- Ish nën-presidenti amerikan, Mike Pence i është shtuar listës së gjatë të kandidatëve në Part...
Bota
7 Qershor 2023, 20:07
a.l
Richard Grenell
Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë – Serbi, gjatë administratës Trump, ka paralajmërua...
Bota
7 Qershor 2023, 19:58
a.l
Albin Kurti në Mitrovicë
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Kampin e Policisë së Kosovës n...
Bota
7 Qershor 2023, 19:57
A.B
GREQI- Çështja e arrestimit dhe paraburgimit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, u ngrit nga kreu i Grupi...
Bota
7 Qershor 2023, 19:53
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Zyrtarët grekë kanë nisur një sërë kontaktesh të nivelit të lartë me Qeverin...