Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

KOSOVË- Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka thënë të dielën se sulmi në Banjskë të Zveçanit e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e veriut të Kosovës, dhe ka bërë thirrje për dhënie fund të tensioneve dhe krizave.
Ai i ka bërë këto deklarata në një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress.
“Banjska e ka dëshmuar brishtësinë dhe cenueshmërinë e kësaj zone. Prandaj, kjo zonë kërkon vëmendje të veçantë. Ne jemi vigjilentë për të parandaluar çdo rikthim të mundshëm të dhunës”.
Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.
Kosova e konsideron Serbinë si përgjegjëse për organizim dhe kryerje të sulmit, por Beogradin mohon gjithçka.
Shefi i EULEX-it ka bërë thirrje që Serbia të bëjë të pamundurën për të parandaluar përsëritjen ndonjë situate sikurse ajo në Banjskë.
“Presim prej Serbisë që të ushtrojë fuqinë që ka për të mbajtur përgjegjës ata që e kanë kryer sulmin”.
Përgjegjësinë për sulmin në Banjskë e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Ndonëse ndaj tij është shpallur një fletarrestim ndërkombëtar, ai gjendet i lirë në Serbi.
Shefi i EULEX-it ka thënë se misioni që udhëheq, e ka rritur shkallën e vigjilencës për të mos lejuar përsëritjen e ndonjë krize dhe e di që Kosova ka përforcuar praninë dhe kapacitetet e veta përgjatë kufirit.
“Nëse diçka ndodh prapë, atëherë ajo do të nënkuptonte që me shumë mundësi, institucionet në Serbi kanë dështuar që të parandalojnë një sulm”.
Policia e Kosovës është përgjegjësja e parë për sigurinë e Kosovës, EULEX-i i dyti, ndërsa misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i treti.
Barbano ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog dhe t’i zgjidhin të gjitha çështjet përmes atij kanali.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës. Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.
Marrë nga REL
pamje nga vendngjarja PISA- Dy persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan është rrëzuar gjatë uljes pranë aeroport...
pamje nga vendngjarja IZRAEL- Pamje nga momente mjaf emocionuese janë publikuar, kur katër pengjet izraelitë të mbajtur nga Hamasi n&eu...
foto ilustruese PRISHTINË- Prishtina është pushtuar nga sorrat, macet dhe qentë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dh...
foto ilustruese SEUL- Koreja e Jugut rifilloi transmetimet propagandistike me megafon kundër Koresë së Veriut në zonat kufitare në...
foto ilustruese EUROPË- Qindra miliona qytetarë të Evropës kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor që ka nisur p...
David Petraeus RUSI- Ish-drejtor i CIA-s, David Petraeus foli gjatë një interviste për ambiciet e luftës së Putinit. Duke i kë...
Pamjet MEKSIKË- Një ballkon në një klub nate në qytetin meksikan të San Luis Potosí u shemb nga një lartësi ...
gazetaret dhe kryebashkiaku i zones ku u gjet trupi GREQI- Disa orë më parë është gjetur trupi i pajetë i prezantuesit britan...
foto ilustruese REPUBLIKA ÇEKE- Ministri i Brendshëm çek Vit Rakusan konfirmoi sot se në Republikën Çeke janë vend...
foto nga gaza GAZË- Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga Hamasi, njoftoi se të paktën 274 palest...