LIVE UPDATES
Bota

Qindra palestinezë të vrarë dhe të plagosur nga sulmi izraelit që liroi katër pengje

Forcat izraelite shpëtuan katër pengje që mbaheshin nga Hamasi në Gazën qendrore që nga sulmi që bënë militantët ndaj Izraelit në tetor.

9 Qershor 2024, 15:16 Nga r.ll
Qindra palestinezë të vrarë dhe të plagosur nga sulmi
foto nga gaza

GAZË- Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga Hamasi, njoftoi se të paktën 274 palestinezë u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën të shtunën gjatë sulmit ushtarak izraelit që liroi katër persona që mbaheshin peng nga Hamasi. Ushtria izraelite tha se njësitë e saj u pritën me luftime të ashpra gjatë operacionit të zhvilluar gjatë ditës në thellësi të territorit të Gazës dhe kryeministri izraelit u zotua të dielën për vazhdimin e përpjekjeve për lirimin e të gjithë pengjeve dhe për fitoren në luftë. Ndërkohë sot mbërrin sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që do të përpiqet të rikthejë bisedimet për armëpushimin.

Dhjetëra prej të plagosurve u dërguan në spital për të marrë me urgjencë trajtim mjekësor. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, avionët izraelitë bënë sulme të shumta në lagjet Al-Zaytoun dhe Tal Al-Hawa në qytetin e Gazës dhe në Nuseirat, si dhe në kampet Al-Maghazi and Al-Bureij në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.

“Ishim në treg. Pavarësisht nga lufta, njerëzit kishin dalë normalisht në treg për t’u përgatitur për festën e Eid al-Adhas. Po blinim zarzavate së bashku me një shokun tim. Pamë mbi njëzet avionë mbi kokë. Ishin katër helikopterë mbi Salah al-Din dhe dy mbi det. U befasuam nga sulmi. Rrafshuan godina. Nuk na dhanë asnjë paralajmërim, as fletushka nuk hodhën, asgjë. Pjesët e trupave të njerëzve u shpërndanë nëpër rrugë”, thotë një ndër palestinezët e lënduar, Abdul Salam Darwish.

Forcat izraelite shpëtuan katër pengje që mbaheshin nga Hamasi në Gazën qendrore që nga sulmi që bënë militantët ndaj Izraelit në tetor.

25-vjeçarja Noa Argamani, pamjet e rrëmbimit të së cilës nga militantët e Hamasit tronditën opinionit botëror, u prit nga familja e saj, dhe këndoi së bashku me ta për t’i uruar ‘gëzuar ditëlindjen’ babait të saj. I pranishëm ishte edhe kryeministri Benjamin Netanyahu, që këndoi së bashku me familjen.

Pengjet e tjerë të shpëtuar nga ushtria izraelite janë Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrey Kozlov, 27 vjeç, dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç. Ky ishte operacioni më i madh i forcave izraelite për lirimin e pengjeve.

Kryeministri Netanyahu përshëndeti të dielën heroizmin e ushtarakëve izraelitë që shpëtuan katër pengjet. Gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar ai gjithashtu njoftoi se një prej komandantëve që drejtonte ekipet e forcave speciale u vra gjatë operacionit.

“Luftëtarët tanë heroikë u hodhën së bashku në zjarr, eliminuan terroristët dhe liruan pengjet. Kur miratova të enjten këtë operacion kompleks dhe të rrezikshëm mbajta parasysh dy konsiderata kryesore : së pari – angazhimin tonë për të rikthyer të gjithë pengjet; së dyti – e dija se mund t’u besojmë luftëtarëve tanë, që janë më të mirët në botë”, tha kryeministri izraelit, duke shtuar se do të bëhet gjithçka e mundshme për të liruar të gjithë pengjet dhe për të arritur fitoren ndaj armikut.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të thotë të dielën nëse presidenti Joe Biden do të takohet me kryeministrin Netanyahu kur ai të vizitojë Uashingtonin muajin e ardhshëm për të mbajtur një fjalim në Kongres. Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha gjatë një interviste me kanalin CBS se nuk ka diçka të re për të njoftuar për këtë çështje dhe se dy drejtuesit mbajnë komunikim të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

Ndërsa ofensiva e Izraelit në Gazë vazhdon me intensitet të plotë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme të dielën me shpresën për të bindur Izraelin dhe militantët e Hamasit që të pranojnë një marrëveshje armëpushimi të konceptuar për të ndalur luftimet, për të liruar pengjet dhe për të lejuar më shumë ndihma humanitare në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta. Udhëtimi tre-ditor i sekretarit Blinken përfshin ndalesa në Egjipt, Izrael, Jordani dhe Katar./VOA

lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet