14 Nëntor 2022, 20:09
Nga DOSJA
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj një rrjeti subjektesh dhe individësh, për të cilët thotë se ishin të përfshirë në furnizimin e Rusisë me teknologji ushtarake, të cilat përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës. Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha në një deklaratë, më 14 nëntor, se pjesë e këtyre sanksioneve është një rrjet transnacional që i mundësoi Rusisë furnizimin me armë. Në total janë sanksionuar 14 individë dhe 28 organizata apo subjekte, si dhe janë identifikuar tetë avionë si pronë e bllokuar.
Uashingtoni ka vënë sanksione edhe ndaj firmave të mëdha industriale ushtarake në Rusi, dhe ka bërë lëvizje për të ndërprerë eksportet e komponentëve të prodhuar nga Amerika dhe teknologjive amerikane që janë përdorur në disa nga pajisjet ushtarake të Rusisë. Kjo e ka shtyrë Kremlinin të kërkojë furnizues të tjerë ushtarakë si Irani, i cili ka furnizuar Moskën me dronë, që thuhet se janë pjesë e breshërisë së sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës.
"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërpresin zinxhirët e furnizimit ushtarak të Kremlinit dhe t'i mohojnë Rusisë pajisjet dhe teknologjinë që i nevojiten për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës", tha sekretarja e Thesarit amerikan, Janet Yellen.
"Veprimet e sotme demonstrojnë përkushtimin e palëkundur të Thesarit për të vënë në shënjestër njerëzit në mbarë botën që ndihmojnë përpjekjet e Putinit dhe elitat mike që financojnë regjimin e tij. Së bashku me koalicionin tonë të gjerë të partnerëve, ne do të vazhdojmë të përdorim sanksionet tona dhe kontrollet e eksportit për të dobësuar ushtrinë ruse në fushëbetejë”, tha ajo.
Milandr, një kompani ruse mikro-elektronike që SHBA-ja thotë se është pjesë e strukturës së kërkimit dhe zhvillimit ushtarak të Moskës, u vendos në listë, si dhe tri sbjekte të lidhura me kompaninë dhe disa drejtues të saj. Sanksionet prekën gjithashtu familjen e oligarkut miliarder, Suleiman Kerimov, i cili ishte vendosur në listën e zezë në shtator, dhe një rrjet njerëzish rreth bizneseve me të cilat ai është i lidhur.
Kerimovi konsiderohet se ka lidhje të ngushta mePutinin. Sanksionet synojnë gruan, fëmijët dhe nipin e Kerimovit, katër firma franceze të pronave të paluajtshme të kontrolluara nga njëra prej vajzave të tij dhe disa shtetas zviceranë të lidhur me kompanitë e tij. Midis tyre është shtetasi zviceran, Alexander-Walter Studhalter, i cili u sanksionua së bashku me biznesmenin rus, Murat Aliev, për përfshirjen e tyre me shumë kompani në rrjetin financiar të Kerimovit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e përshkroi Studhalterin si "një lojtar kyç në rrjetin financiar të Kerimovit". Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Thesarit bllokoi edhe tetë avionë të vegjël, për të cilët tha se ishin avionë luksozë të përdorur nga familja e Kerimovit. Sanksionet e vendosura nga Thesari i SHBA-së ngrijnë çdo pasuri që individët dhe subjektet e përcaktuara kanë në Shtetet e Bashkuara.
Marrë nga REL
shba
Bota
14 Nëntor 2022, 20:00
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë &nbs...
Bota
14 Nëntor 2022, 19:53
I.A
Memli Krasniqi dhe Miroslav Lajçak
SHBA- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në kuadër të vizit...
Bota
14 Nëntor 2022, 19:46
I.A
OKB
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë që kërkon që Rusia të mbahet përgjegj&eum...
Bota
14 Nëntor 2022, 19:37
e.k
Jim Carrey
KANADA- Rusia ka shpallur 'non grata' 100 qytetarë kanadez mes tyre dhe aktorin Jim Carrey, shkrimtaren Margaret Atwood dhe disa gazet...
Bota
14 Nëntor 2022, 19:15
e.k
Imran Hussain
BRITANI- Një deputet laburist ka akuzuar Zyrën e Brendshme për “paragjykim racor dhe fetar” në lidhje me...
Bota
14 Nëntor 2022, 18:41
a.l
Donald Trump dhe Mike Pence
SHBA- Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ka risjellë në kujtesë trazirat e 6 janarit 2021, tek...
Bota
14 Nëntor 2022, 18:41
e.k
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se nuk do të marrë pjesë në konferenën vjetore. Sipas mediave të...
Bota
14 Nëntor 2022, 18:45
I.A
Rishi Sunak
INDONEZI- Rishi Sunak e ka quajtur Rusinë një shtet tw dwbuar në prag të takimit të tij të parë të G20 ...
Bota
14 Nëntor 2022, 18:28
e.k
Raftet e vezëve në supermarkete bosh
BRITANI- Furnizimet me vezë në të gjithë Britaninë kanë rënë duke de...
Bota
14 Nëntor 2022, 18:29
I.A
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump argumentoi në një gjykatë publike se një president duhet të vendos&...