LIVE UPDATES
Bota

SHBA rrëzon balonën kineze, si reagoi Pekini

Pas rrëzimi të balonës, Pekini reagoi Kina duke paralajmëruar për pasoja, të cilat nuk i specifikoi.

5 Shkurt 2023, 16:15 Nga a.l
SHBA rrëzon balonën kineze, si reagoi Pekini
Balona Kineze

KINË- Ushtria amerikane rrëzoi dje balonën kineze, e cila dyshohej se shfrytëzohej nga Pekini për përgjim. Ajo u godit teksa po fluturonte mbi brigjet e Karolinës së Jugut. Balona spiune fluturoi për disa ditë, mbi objekte të ndjeshme ushtarake, në të gjithë Amerikën e Veriut. Pas rrëzimi të balonës, Pekini reagoi Kina duke paralajmëruar për pasoja, të cilat nuk i specifikoi.

Pentagoni goditi dhe rrëzoi me raketë balonën kineze e cila siç thanë zyrtarët amerikanë fluturoi mbi disa objekte të rëndësishme ushtarake në vend. Pas operacionit Presidenti Joe Biden tha se ishte ai që kishte dhënë urdhrin për rrëzimin e saj. Ai shtoi se kishte kërkuar rrëzimin e saj edhe më herët, por siç tha zoti Biden, ekspertët e sigurisë kombëtare, kishin vlerësuan se koha e duhur për të kryer një operacion të tillë ishte kur objekti fluturues të kalonte mbi oqean.

Urdhërova Pentagonin ta rrëzojë atë që të mërkurën dhe sa më shpejt të ishte e mundur. Por ushtria vendosi që të shmangë çdo dëm të mundshëm në tokë. Vlerësuan se koha më e mirë për ta bërë këtë ishte kur ajo të fluturonte mbi ujë. Tashmë ajo u rrëzua me sukses”, tha Presidendi Biden, pas operacionit për rrëzimin e balonës.

Kina kritikoi Shtetet e Bashkuara dhe e quajti rrëzimin e balonës një reagim të tepruar e shkelje serioze të praktikave ndërkombëtare. Në deklaratën e saj të së dielës, ministria e Jashtme kineze shprehej se “Pekini do të mbështesë me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanisë përkatëse dhe se gëzon të drejtën të ndërmarrë veprime të tjera në përgjigje të reagimit amerikan”.

Prania e balonës në hapësirën ajrore amerikane i dha një goditje të rëndë marrëdhënieve tashmë të tensionuara SHBA-Kinë. Ky incident u bë shkak që Sekretari amerikan të Shtetit Antony Blinken të anulonte një udhëtim të rëndësishëm në Pekin, që synonte pikërisht uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Balona e cila kishte madhësinë e tre autobusëve shkollorë, u pa mëngjesin e së shtunës tek lëvizte mbi Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut. Ajo u godit dhe rrëzua po fluturonte në brigjet e Atlantikut. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes tha se një avion luftarak F-22 e qëlloi atë me raketë, ndërsa ndodhej rreth 10 kilometra larg vijës bregdetare të Myrtle Beach në Karolinën e Jugut.

Zyrtarët thanë se largimi i mbetjeve të balonës nuk do të marrë shumë kohë. Autoritetet amerikane thanë dje se balona hyri në zonën e mbrojtjes ajrore të Shteteve të Bashkuara në veri të ishujve Aleutian më 28 janar dhe lëvizi kryesisht mbi Alaskë para se të kalonte në hapësirën ajrore kanadeze të hënën.

Balona u pa të mërkurën mbi shtetin Montana, strehë e bazës së forcave ajrore Malmstrom dhe dhjetëra raketave bërthamore. Por sipas vlerësimeve amerikane teknologjia e balonës nuk i dha Kinës më shumë të dhëna krahasuar me ato që merr përmes satelitëve.

Republikanët kritikuan përgjigjen e Presidentit Biden. Senatori nga Misisipi Roger Wicker tha se lejimi i një balonë spiune të Partisë Komuniste të Kinës të fluturojë në gjithë Shtetet e Bashkuara, është një tregues katastrofik i dobësisë së Shtëpisë së Bardhë”. Të dielën Pentagoni pohoi njoftimet se një balonë e dytë kineze që me gjasë po përdoret për përgjim, është zbuluar në Amerikën Latine./VOA

balona kineze

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale