LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Protestat për hixhabin hapin Kutinë e Pandorës në Iran

Por, një dallim thelbësor i valës aktuale të protestave me ato të mëparshmet është roli kryesor që luan gjenerata e ashtuquajtur “Zoomers” e vendit. Pjesëtarët e kësaj gjenerate janë të lindur midis viteve 1997 dhe 2010 dhe janë tejet aktivë në mediat sociale.

6 Nëntor 2022, 20:46 Nga DOSJA
Analiza e REL: Protestat për hixhabin hapin Kutinë e Pandorës
Një prej protestave të mbajtura në Iran javëve të fundit.

TIRANË- Një gjeneratë e të rinjve po refuzon të heshtë përballë Qeverisë teokratike dhe represive të Iranit. Pas një muaji e gjysmë protesta dhe reagimit brutal të autoriteteve, ata mbeten të pamposhtur. Slogani “Grua, jetë, liri” thirret kudo në Iran: në rrugë, në klasa shkollash, në kampuse universitetesh. Protestat e furishme kanë nisur pas vdekjes tragjike të 22-vjeçares Mahsa Amini në mes të shtatorit. Amini është arrestuar në Teheran nga policia famëkeqe e moralit, për gjoja shkelje të rregullave të hixhabit, dhe ka vdekur dy ditë më vonë në paraburgim, me shenja të mavijosjes në fytyrë dhe trup. Protestat e solidarizimit janë përhapur kudo në botë: Berlin, Londër, Paris... deri në Stamboll, Uashington, Santiago.

“Ndihem shumë mirë. Jemi këtu për t’iu thënë: Ne jemi me ju, me gjithë popullin e Iranit. Unë jam zëri i Mahsa Aminit”, është shprehur një protestuese në Berlin.

Veshja e hixhabit, apo shamisë së kokës, është bërë e obligueshme në Iran qysh në vitin 1983 - katër vjet pas Revolucionit Islamik. Që atëherë, të gjitha gratë atje, madje edhe jomyslimanët dhe të huajat, detyrohen të veshin hixhab në publik. Për më tepër, ato nuk kanë të drejtë në divorc, në kujdestari të fëmijëve apo të largohen nga Irani pa lejen e një burri. Kundërshtime apo protesta kundër këtyre rregullave ka pasur kohë pas kohe në Iran, derisa ato kanë kulmuar me djegiet e hixhabit që shohim sot, me thirrjet për më shumë liri dhe për shporrjen e mullave nga pushteti. Revoltat anti-regjim nuk janë të padëgjuara në Iran edhe për çështje të tjera, qoftë mashtrime në zgjedhje, rritje të çmimit të karburanteve apo keqmenaxhim ekonomik.

Por, një dallim thelbësor i valës aktuale të protestave me ato të mëparshmet është roli kryesor që luan gjenerata e ashtuquajtur “Zoomers” e vendit. Pjesëtarët e kësaj gjenerate janë të lindur midis viteve 1997 dhe 2010 dhe janë tejet aktivë në mediat sociale. Ky grup në Iran grumbullon rreth 6 milionë banorë, apo më pak se 7 për qind të popullsisë 83-milionëshe. Megjithatë, është në ballë të protestave jo vetëm në rrugë, por edhe në rrjetet sociale. Vajzat e kësaj gjenerate duket se janë të gatshme të rrezikojnë gjithçka për të jetuar si duan vetë.

Përpara se të vdiste në protestë, blogerja Sarina Esmailzadeh, 16 vjeçe, ka shpërndarë në kanalin e saj në YouTube një video, duke kënduar këngën “Take me to church”. Me vargjet “më çoni në kishë, do të lutem si qen në faltoren e gënjeshtrave tua”, kjo këngë është shndërruar në himn global për lirinë.

Në një video tjetër, Sarina - me qindra mijëra ndjekës - i është drejtuar po ashtu regjimit:

“Ne nuk jemi si gjenerata e mëparshme, 20 vjet më parë, që nuk e dinte se si është jeta jashtë Iranit. Përse nuk mund të argëtohemi si të rinjtë në Nju Jork dhe Llos Angjelles”, ka pyetur ajo.

Sipas organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, Sarina ka dalë për të protestuar në provincën Alborz, në perëndim të Iranit, dhe ka vdekur nga goditjet e forta në kokë. Autoritetet iraniane kanë mohuar se kanë ushtruar dhunë. Firuzeh Mahmoudi, nga organizata “United for Iran”, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se protestat përfaqësojnë një moment të thellë ndryshimi.

“Ato që i shohim në rrugë sot, janë gra të guximshme, të patrembura dhe të zgjuara përtej moshës së tyre. Ato jetojnë nën tirani të madhe. Shumica e atyre [që protestojnë] janë adoleshente apo në të 20-tat. Ato e dinë qartazi se çfarë duan. Ato duan t’iu respektohen të drejtat themelore, të kenë autonomi mbi trupin e tyre, të udhëheqin jetën e tyre dhe ta jetojnë atë plotësisht”, thotë Mahmoudi.

Sipas historianëve, gjenerata Zoomers, ndryshe nga prindërit dhe gjyshërit, ka qasje më të madhe në informacion dhe në botën e jashtme. Qasja aktive në mediat sociale u ka dhënë shkathtësi dhe platformë për të shprehur shqetësimet e tyre. Roham Alvandi, profesor në Shkollën Ekonomike në Londër, thotë për Exposenë se kjo gjeneratë nuk është e lidhur për ndonjë idealizëm sikurse gjeneratat para saj. Ajo nuk beson në vijat e kuqe që ka nxjerrë shoqëria ose regjimi i mullave dhe nuk i merr si të mirëqena as ligjet, as rregulloret, as ndonjë gjë tjetër.

“Për këtë gjeneratë që shihni në rrugët e Iranit, nocioni i një shteti islamik është absurd. [Shoqëria iraniane] jeton me këtë regjim për [më shumë] se 40 vjet. Dhe, shumica e protestuesve janë më të rinj, janë adoleshentë, janë në të 20-tat, në të 30-tat. Pra, gjithë jetën e tyre kanë jetuar me rregulla drakoniane në çdo aspekt: nga ajo që duhet të veshin, duhet të hanë, deri te kë të duan, ku të punojnë... Ata janë ngopur, e kanë pasur mjaft”, thotë Alvandi.

Qeveria iraniane ka bërë përpjekje t’i kufizojë mundësitë e protestuesve për t’u koordinuar, duke bllokuar disa media sociale dhe aplikacione të mesazheve, por, deri më tash, nuk ia ka dalë. Grupet për të drejtat e njeriut kanë raportuar për qindra protestues të vrarë dhe mijëra të arrestuar, por shifrat janë hedhur poshtë nga regjimi. Media shtetërore e Iranit i ka etiketuar protestuesit me terma poshtërues, si: “anarkistë”, “pa moral”, “të izoluar”. Protestat nuk kanë të bëjnë me hixhabin, ka thënë udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Ato janë nxitur nga “armiqtë e huaj që përpiqen të minojnë kombin iranian”, ka thënë ai.

Protestat vijnë në kohën kur, sipas shifrave që ka publikuar Qendra e Statistikave të Iranit, rreth 77 për qind e iranianëve të moshës 15-24 vjeç, as nuk punojnë, as nuk trajnohen, as nuk studiojnë. Ka, po ashtu, raporte të vazhdueshme për korrupsion sistematik dhe rritje të pabarazive socio-ekonomike. Firuzeh Mahmoudi, nga organizata “United for Iran” me seli në San Francisko, thotë se të rinjtë iranianë nuk shohin perspektivë për të ardhme më të mirë me këtë regjim. Dhe kjo u jep atyre kurajë e guxim.

“Ata shohin vëllezërit dhe motrat e tyre më të mëdha dhe thonë: kjo nuk është jeta që duam të bëjmë; do ta përdor trupin tim si mburojë për të sjellë ndryshime; do të rrezikoj të humbas jetën ose lirinë time për një të ardhme më të mirë”, thotë Mahmoudi.

I pyetur nëse protestat mund ta rrëzojnë regjimin iranian, historiani Roham Alvandi, nga Shkolla Ekonomike në Londër, përgjigjet:

“Mendoj që po. [Por], nuk jemi aty ende. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe mos ta ngatërrojmë realitetin me shpresat e shumë njerëzve që duan të shohin fundin e këtij regjimi. Mendoj se sa më shumë që të zgjasin protestat, aq më të mëdha do të jenë shanset që kjo të ndodhë”.

Për Firuzeh Mahmoudin, epilogu i protestave nuk është ende i sigurt. Por një gjë, sipas saj, duket më qartë: gjenerata Zoomers do të ketë rol aktiv në formësimin e së ardhmes së vendit të tyre.

“Kutia e Pandorës është hapur dhe nuk ka kthim prapa. Njerëzit janë shumë të qartë për atë që duan. Gratë janë arrestuar nëse i kanë zbuluar flokët vetëm pak. Tani, ato i heqin hixhabet kudo, në metro, në restorante, në parqe, në universitete. Si e kontrolloni këtë? Si mund të ktheheni prapa? Në anën tjetër, nëse [regjimi] bën koncesione, identiteti i tij do të lëkundej ose shkatërrohej. Unë nuk jam e sigurt se çfarë do të bëjë, por padyshim se është në një pozitë të brishtë”, thotë Mahmoudi.

Përpara Revolucionit Islamik më 1979, kur Irani sundohej nga mbreti laik, Mohammad Reza Pahlavi, shumë gra e kanë veshur hixhabin, qoftë për shkak të traditës, identitetit, fesë apo presionit familjar. Por, shumë gra kanë zgjedhur po ashtu të veshin rroba të stilit perëndimor: xhinse të ngushta, minifunde apo bluza me mëngë të shkurtra. Gratë kanë gëzuar edhe të drejtën e kujdestarisë mbi fëmijët e tyre dhe të drejta të tjera që sot nuk i kanë.Protestat në Iran janë vazhdimisht në faqet e shtypit perëndimor. Gjenerata Zoomers po dridh strukturën e vjetër klerikale të Iranit “në një shkallë të paparë që nga revolucioni i 1979-ës”, ka shkruar Foreign Policy. Protestat pas vdekjes së Mahsa Aminit mund ta ndryshojnë Iranin, ka shkruar Time. Por, se çfarë do të ndodhë... presin të shohin të gjitha gjeneratat e Iranit.

Marrë nga REL

protesta ne iran

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet