LIVE UPDATES
Bota

“Katër familjarë i punojnë në Prokurori”, VOA: Opozita akuzon nënkryetaren e Kuvendit për ndikime mbi drejtësinë

Ndërsa përfaqësuesit e institucioneve të të drejtësisë raportuan mbi punën njëvjeçare të KLGJ-së, KLP-së, SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, deputetët e opozitës akuzuan për nepotizëm nënkryetaren socialiste të Kuvendit, Ermonela Felaj, në prokurorinë e Tiranës, ku punojnë aktualisht disa familjarë të afërm të saj.

3 Korrik 2023, 18:13 Nga A.B

“Katër familjarë i punojnë në Prokurori”, VOA:

Në Tiranë, deputetët e opozitës debatuan sot nën-kryetaren socialiste të Kuvendit, Ermonela Felaj, për faktin se 4 familjarë të saj, bashkëshorti, vëllai, kunata dhe motra e saj, punonin në prokurori.

Ata shprehën dyshime për ndikimet politike në sistemin e drejtësisë dhe cënim të reformës së tij. Por deputetja socialiste, Felaj, se karriera e të afërmve të saj ishte bazuar tek meritat e tyre profesionale.

Ndërsa përfaqësuesit e institucioneve të të drejtësisë raportuan mbi punën njëvjeçare të KLGJ-së, KLP-së, SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme, deputetët e opozitës akuzuan për nepotizëm nënkryetaren socialiste të Kuvendit, Ermonela Felaj, në prokurorinë e Tiranës, ku punojnë aktualisht disa familjarë të afërm të saj.

Prej 4 vjetësh bashkëshorti i zonjës Felaj, Bledar Valikaj, punon si prokuror në prokurorinë e Tiranës, vëllai i saj Armando Felaj, punon si oficer i policisë gjyqësore pranë kësaj prokurorie, ndërsa bashkëshortja e tij, kunata e deputetes socialiste u transferua nga prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës.

Një javë më parë Këshilli i Lartë i Prokurorisë renditi si të parën në tre vendet vakant të prokurorisë së kryeqytetit motrën e nënkryetares së Kuvendit, Eranda Felaj, aktualisht prokurore në Vlorë.

Por akuzave të deputetëve opozitarë, zonja Felaj iu përgjigj se në këto emrërime nuk kishte shkelje ligji dhe gjithçka në karrierë ata e kishin arritur me meritë dhe me shkollim.

“Familjarët e mi dhe unë vet nuk na i kanë dhënë ato tituj politika, por na i ka dhën arsimi. Magjistratë të bën shkolla. Ne nuk jemi Plepista. Nuk jemi nga lista e Sali Berishës, kur ishte president, që i bënte gjyqtarët dhe prokurorët me lista”, deklaroi zonja Felaj.

Deputetët opozitarë shprehën shqetësimin se emërime të tilla nepotike në sistemin e drejtësisë të personave me lidhje familjare me politikanë të lartë, si rasti i zonjës Felaj, sjellin ndikime politike dhe dëmtojnë reformën në drejtësi.

Deputeti Gazmend Bardhi theksoi se KLP miraton emrërime bazuar në mbiemrat e familjeve socialiste pranë pushtetit. Sipas tij, ende sistemi i drejtësisë nuk ka ndryshuar dhe se ai bën gjoja sikur punon, duke garantuar paprekshmërinë e një grupi individësh për shkak të statusit, pozicionit apo pasurisë.

“Sot pas shtatë vitesh nga miratimi i reformës në drejtësi mund të themi se nuk ia kemi dalë ende. Vazhdojmë të kemi drejtësinë e mikut dhe të shokut, një drejtësi që pranon ndërhyrjet politike, një drejtësi që ende nuk ka kurajo të ngrejë kokë përpara cilitdo”, deklaroi zoti Bardhi.

Ligji i vitit 2016 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në nenin 8 i quante të papajtueshme lidhjet e ngushta familjare mes magjistratëve si martesë, bashkëjetesë ose të afërmit e tyre deri në shkallën e dytë, ndaj ata nuk mund të punonin në të njëjtën gjykatë ose prokurori.

Por pikërisht ky nen i ligjit, që është pjesë e reformës në drejtësi, u ankimua në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve.

Në mars 2017 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin 8 si të papajtueshëm me Kushtetutën, duke e quajtur si kufizim i të drejtave dhe duke krijuar kështu mundësinë që gjyqtarë dhe prokurorë me lidhje familjare të punojnë të njëjtin institucion.

Ligji pësoi ndryshime të tjera nga Kuvendi në vitin 2019, ndaj sipas përfaqësuesve të KLP-së, këto emërime janë në në përputhje me legjislacionin.

Sistemi i drejtësisë ka hyrë prej disa vitesh në një reformim të thellë, me struktura të reja drejtuese dhe me përzgjedhje të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas kritereve të integritetit profesional dhe pastërtisë pasurore.

Procesi i vettingut ka larguar nga sistemi i drejtësisë më shumë se gjysmën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shqyrtuar, kur deri tani janë analizuar afro tre të katërtat e numrit të përgjithshëm të tyre./VOA

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet