Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rebelët Huthi të premten thanë se interesat amerikane dhe britanike tani janë “caqe legjitime”, pas sulmeve ajrore dhe detare të SHBA-së dhe Britanisë ndaj rebelëve në Jemen një ditë më parë.
SHBA- Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron konflikt me Iranin, pavarësisht se kreu sulme në Jemen ndaj rebelëve Huthi, që mbështeten nga Teherani si masë për të ndaluar sulmet e rebelëve ndaj anijeve në Detin e Kuq, tha Shtëpia e Bardhë më 12 janar.
“Ne nuk dëshirojmë konflikt me Iranin. Nuk dëshirojmë të përshkallëzojmë situatën dhe nuk ka asnjë arsye për përshkallëzim përtej asaj që ka ndodhur gjatë ditëve të fundit”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.
“Ne e dimë që Irani mbështet [rebelët] Huthi. Ne e dimë se ata po i furnizojnë me raketa dhe dronë dhe armët e njëjta po përdoren për të sulmuar anijet. Ne e kemi bërë shumë të qartë se Irani duhet të ndalë këtë mbështetje”, tha Kirby për MSNBC.
Rebelët Huthi të premten thanë se interesat amerikane dhe britanike tani janë “caqe legjitime”, pas sulmeve ajrore dhe detare të SHBA-së dhe Britanisë ndaj rebelëve në Jemen një ditë më parë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se sulmet ndaj rebelëve jemenas synonin që t’i jepnin fund aftësisë së tyre për të sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq. Por, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi rebelët kundër përgjigjes.
“Dua të përsëris fjalinë e fundit të deklaratës që presidenti dha natën e kaluar, që është se ai rezervon të drejtën, dhe nuk do të hezitojë, që në të ardhmen të ndërmarrë veprime të mëtejme”, tha Kirby.
Rebelët Huthi kanë sulmuar anijet që kalojnë përmes Detit të Kuq, duke thënë se sulmet janë në mbështetje të popullit palestinez. Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po luftojnë që nga 7 tetori, kur radikalët palestinezë sulmuan jugun e izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 240 të tjerë. Si pasojë e kundërpërgjigjes izraelite nga toka, ajri dhe deti, në Rripin e Gazës janë vrarë mbi 23.000 persona./ REL
Foto ilusruese EKUADOR- Zyrtarë të lartë nga Departamenti i Shtetit dhe ushtria amerikane do të udhëtojnë në Ekuador n&e...
Foto ilustruese OHËR-Tridhjetë vjeçari F.D, i cili ka rrahur vajzën dyvjeçare që më vonë si pasojë nd&eum...
Dmitry Medvedev RUSIA- Ndihmësi i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Medvedev, paralajmëroi sot se Moska do ta konsideron...
Foto ilustruese KOPENHAGEN-Në shtëpinë e tij në Danimarkë, Frederik njihet për të qenit informal dhe me këmbë...
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës KOSOVA- Katër organizata joqeveritare kanë kërkuar nga Minis...
Foto ilustruese BRUKSEL-Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërkesat që në Parlamentin Evropian, si temë urgjente, t...
KOSOVA- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se të gjitha patrullat policore në vend do të ...
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelensky UKRAINA- Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë 2.5 miliardë paund ndihmë ushtarake për Uk...
Foto ilustruese IZRAEL- Izraeli mbrojti ofensivën ushtarake kundër Hamasit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësis&e...
Matteo Salvini ITALI- Lideri i 'Lidhjes', Matteo Salvini, akuzohet për rrëmbim dhe refuzim të dokumenteve zyrtare për refuzimin e zbark...