LIVE UPDATES
Bota

SHBA në ankth/ Çfarë do të sjellë fundjava e fundit e fushatës presidenciale 2024?

Nëse në një palë zgjedhje tipike, do të pritej që pak votues të ndryshonin mendje kaq vonë, në këtë përballje të pazakontë zgjedhore, ka një ndjenjë se ajo që do të ndodhë në ditët të fundit, mund të ndryshojë trajektoren e garës.

2 Nëntor 2024, 21:11 Nga I.A

SHBA në ankth/ Çfarë do të sjellë fundjava e fundit e

SHBA- Gara presidenciale e vitit 2024 ndodhet në fundjavën e saj të fundit. Sondazhet tresojnë se demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump kanë një mbështetje pothuajse të barabartë ndaj dhe në këtë fazë të fundit të fushatës, çdo ditë ka rëndësi.

Nëse në një palë zgjedhje tipike, do të pritej që pak votues të ndryshonin mendje kaq vonë, në këtë përballje të pazakontë zgjedhore, ka një ndjenjë se ajo që do të ndodhë në ditët të fundit, mund të ndryshojë trajektoren e garës. Harris dhe Trump po përshkojnë vendin për të siguruar mbështetje në shtetet që kanë më shumë rëndësi.

Ata po përpiqen - me shkallë të ndryshme suksesi - të qëndrojnë të përqendruar duke ofruar një mesazh të qartë e drejt e në thelb.

Në të njëjtën kohë, secila palë po investon burime masive për të rritur pjesëmarrjen në zgjedhje për periudhën e fundit të votimeve të hershme. Por në këto ditë kritike, fluksi i dezinformatave po intensifikohet.

Ku do të jenë Harris dhe Trump në fundjavën e fundit para ditës së zgjedhjeve?

Mjafton të shikoni agjendën e kandidatëve këtë fundjavë për të ditur se ku do të jenë ata.

Po agjendat e tyre mund të ndryshojnë pa paralajmërim. Të shtunën, zoti Trump pritet të shkojë në Karolinën e Veriut me një ndalesë në mes në Virxhinia.

Asnjë kandidat presidencial demokrat nuk e ka fituar Karolinën e Veriut që nga Barack Obama, në 2008, por fituesi megjithatë është përcaktuar me më pak se 3 për qind në çdo palë zgjedhje që nga ai vit.

Vendimi i zotit Trump për të kaluar të shtunën atje sugjeron se zonja Harris ka shanse të mira për ta fituar shtetin. Por zoti Trump po përpiqet gjithashtu të përcjellë besim duke u ndalur në Virxhinia, një shtet që ka qenë i sigurtë për demokratët që nga viti 2008.

Ndoshta asnjë shtet nuk është më i rëndësishëm sesa Pensilvania, ku zoti Trump pritet të bëjë fushatë të dielën. Por ai gjithashtu ka parashikuar një paraqitje tjetër në Karolinën e Veriut, përveç Xhorxhias, një shtet tjetër, që ka anuar nga republikan për gati tre dekada - deri në vitin 2020 që u fitua nga Joe Biden me më pak se gjysmë për qind.

Ndërkohë, zonja Harris pritet të bëjë fushatë në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia të shtunën një tregues se ekipi i saj po sheh mundësi reale për fitore atje. Ajo ka planifikuar të bëjë disa ndalesa në Miçigan të dielën, ku aleatët e saj besojnë se ajo është më e dobët.

A do t'i përmbahen kandidatët mesazhit?

Drejtuesit e fushatës së zotit Trump duan që votuesit të përqendrohen në një pyetje kyçe ndërsa përgatiten për të hedhur votën, dhe është e njëjta pyetje me të cilën ai hap çdo tubim: A jeni më mirë sot sesa ishit katër vite më parë?

Ekipi i zonjës Harris dëshiron që votuesit të mendojnë për një gjë tjetër: Cili nga dy kandidatët besojnë ata, se do të vendosë interesat e kombit mbi interesat personale?

Cilido kandidat që do të arrijë t'i mbajë votuesit në mënyrë më efektive të përqendruar tek mesazhi që kanë, në ditët në vijim, mund të fitojë presidencën. Megjithatë, për të dy kandidatët kjo ka qenë një sfidë.

Zoti Trump e nisi fundjavën duke u përballur ende me pasojat e tubimit të fundit në Nju Jork, gjatë të cilit një komedian e cilësoi Puerto Rikon si një "grumbull lundrues mbeturinash". Gjërat u vështirësuan për zotin Trump të enjten kur e quajti ish-ligjvënësen Liz Cheney, një nga zërat republikanë më kritikë ndaj tij, një "skifter lufte" dhe sugjeroi se ajo nuk do të ishte aq e gatshme të dërgonte trupat amerikane në luftë, nëse ajo vetë do të ishte vënë para tytës së armës.

Ndërkohë, fushata e zonjës Harris po punon ende për të larguar vëmendjen nga komentet e Presidentit Biden në fillim të javës që i përshkroi mbështetësit e zotit Trump si "plehra". Më vonë Shtëpia e Bardhë tha se zoti Biden, nuk iu referuar të gjithë mbështetësve, por vetëm komedianit që cilësoi Porto Rikon, si 'grumbull plehrash'.

Në atë që të dyja palët besojnë se janë zgjedhjet më të pazakonta, çdo gabim i orëve të fundit mund të jetë vendimtar.

Roli që do të luajë hendeku gjinor?

Sulmi i zotit Trump ndaj zonjës Cheney ishte veçanërisht problematik, duke pasur parasysh shqetësimet e shtuara të aleatëve të tij për votueset gra.

Sondazhet tregojnë një hendek të konsiderueshëm gjinor në garë, ku zonja Harris në përgjithësi që ka një vlerësim shumë më të mirë mes grave sesa zoti Trump. Një pjesë e kësaj mund të jetë si rezultat i luftës së republikanëve për të kufizuar të drejtën për abort, që e ka dëmtuar shumë partinë e zotit Trump.

Aleatët e zotit Trump, përfshirë konservatorin Charlie Kirk, po paralajmërojnë se shumë më tepër gra sesa burra duket se po hedhin vota në procesin e hershëm të votimit. Ndërsa është e pamundur të dihet se për kë po votojnë, zoti Kirk beson qartë se ky është një lajm i keq për zotin Trump.

Edhe pse ish-presidenti republikan këmbënguli se do t'i mbronte gratë, pavarësisht nëse ato "e pëlqejnë atë ose jo", ai nuk po e ndihmon kauzën e tij, thonë ekspertët duke iu referuar sulmeve të fundit ndaj zonjës Cheney.

Zonja Harris, e cila nëse fiton do të bëhet presidentja e parë grua e vendit, thotë se zoti Trump nuk i kupton të drejtat e grave “për të marrë vendime për jetën e tyre, përfshirë dhe trupin e tyre”.

Mbetet për t'u parë nëse argumentat e demokrates Harris do të mund të depërtojnë mes votuesve këtë fundjavë.

Nga ana tjetër ekipi i zonjës Harris beson se ka ende një pjesë të konsiderueshme të votuesve që ajo duhet të bindë. Dhe ata thonë se të pavendosurit janë gra që jetojnë në periferi me prirje republikane.

Çfarë ndodh me votimin e hershëm?

Më shumë se 70 milionë vetë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e vitit 2024, ose më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm që votuan në 2020.

Ato përfshijnë dukshëm më shumë republikanë krahasuar me katër vite më parë, kryesisht për shkak se Trump ka hequr dorë nga qëndrimi që mbështetësit e tij të votojnë fizikisht, vetëm në ditën e zgjedhjeve, më 5 nëntor.

Dhe ndërsa votimi i hershëm ka përfunduar në shumë shtete, kandidatët do të përqëndrohen në të paktën tre shtete kyçe ku procesi nuk ka përfunduar ende.

Mes tyre Miçigani, ku votimi i hershëm vazhdon deri të hënën. Votuesit në Uiskonsin mund të votojnë deri të dielën. Dhe në Karolinën e Veriut, votuesit kishin kohë deri sot në orën 15:00 për të hedhur votat në qendra votimi.

Votimet e hershme përfunduan zyrtarisht të premten në Arizona, Xhorxhia, Nevada dhe Pensilvani.

A do të intensifikohen fushatat e dezinformimit?

Aleatët e zoti Trump duket se po intensifikojnë pretendimet e pabaza për manipulime dhe disa po përforcohen nga vetë zoti Trump. Ai ka shpenzuar muaj duke mbjellë dyshime në integritetin e zgjedhjeve në rast se i humbet ato – ashtu siç bëri katër vite më parë.

Akuzat e tij të pabaza po bëhen më specifike, në disa raste, teksa pretendimet fillojnë të shfaqen në rrjetet sociale.

Ai ka thënë ndër të tjera se në Lancaster County, të Pensilvanisë ishte “kapur 2600 fletëvotime të rreme dhe formularë, të gjitha të shkruara nga i njëjti person. Ai e cilësoi këtë një "gjë vërtet të rëndë".

Por hetimet ofrojnë dëshmi se sistemi po funksionon ashtu siç duhet.

Kandidati republikan ka ngritur gjithashtu pretendime të pabaza në lidhje me fletëvotimet që vijnë nga jashtë shtetit, apo se persona që nuk janë shtetas po votojnë. Ai sugjeroi pa prova se zonja Harris mund të kishte qasje në një lloj informacioni të brendshëm sekret të lidhur me rezultatin e zgjedhjeve. Pritet që pretendime të tilla të rriten në ditët në vijim, veçanërisht në rrjetet sociale./VOA

kamala harris donald trump

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale