LIVE UPDATES
Bota

SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe dinamika e kërcënimeve

Djegia e kutive të votimit në Uashington dhe Oregon ishte një zhvillim tronditës për zyrtarët e zgjedhjeve ndërsa në disa shtete vazhdon votimi i hershëm.

2 Nëntor 2024, 17:58 Nga E. D
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe dinamika e kërcënimeve
Foto Ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë të martën se kush do ta udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jeff Seldin, zyrtarët e sigurisë dhe të zbulimit paralajmërojnë se votuesit po përballen me një mjedis zgjedhor ku është shtuar dinamika e kërcënimeve që vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.

Djegia e kutive të votimit në Uashington dhe Oregon ishte një zhvillim tronditës për zyrtarët e zgjedhjeve ndërsa në disa shtete vazhdon votimi i hershëm.

“Policia zbuloi se një mjet ndezës në kutinë e votimeve kishte shkaktuar zjarrin”, tha zëdhënësi i byrosë së policisë së Portlandit, Mike Benner.

Zyrtarët e sigurisë kibernetike thonë se sistemi është i sigurt.

“Pavarësisht nga fakti se mjedisi i kërcënimit nuk ka qenë kurrë më kompleks, infrastruktura zgjedhore nuk ka qenë kurrë më e sigurt dhe punonjësit e sigurisë kibernetike zgjedhore nuk kanë qene kurrë më të përgatitur”, thotë Jen Easterly, drejtoreshë e Agjencisë amerikane për Sigurinë dhe Infrastrukturën Kibernetike.

Që nga janari i vitit të kaluar, zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë kanë zhvilluar më shumë se 1300 vlerësime të sigurisë fizike, përveç provave të shumta për t'u përgatitur për pothuajse çdo rast.

“Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të zgjedhjeve po mësojnë nga problemet e së kaluarës. Trajnimi i organeve të rendit, zyrtarëve të sigurisë dhe të tjerë, do të ndihmojë në uljen e çdo mundësie për dhunë”, thotë Andrew Borene, drejtor ekzekutiv për sigurinë globale në firmën Flashpoint.

Por agjencitë amerikane të zbulimit thonë se kërcënimet vazhdojnë. Zyrtarët amerikanë thonë se kërcënimet e jashtme vijnë nga tre vende kryesore, Rusia, Irani dhe Kina.

Ata thonë se Rusia po përpiqet të ndikojë në rikthimin e ish Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Irani po përpiqet ta dëmtojë zotin Trump dhe ta ndihmojë Nënpresidenten Kamala Harris, duke e parë atë si një kërcënim më të vogël.

Zbulimi amerikan thotë se Kina është më e përqendruar tek garat për Kongres. Kompania Microsoft ka konfirmuar se hakerët kinezë kanë vënë në shënjestër vazhdimisht ligjvënësit republikanë që kanë qenë kritik ndaj Pekinit.

Përpjekje të tjera synojnë të krijojnë kaos.

Një vlerësim i deklasifikuar i zbulimit amerikan paralajmëron se Rusia ka plane për të nxitur dhunë dhe se edhe Irani mund të bëjë përpjekje të tilla.

Rusia, Irani dhe Kina i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza. Nga ana tjetër, Uashingtoni thotë se ka prova. Videot e manipuluara të postuara në mediat sociale, ku gjoja shihen votat e grisura në Pensilvani dhe emigrantët që pretendojnë se votojnë disa herë në Xhorxhia, janë vepër e ndikimit rus. Videot kanë bërë bujë. Por nuk dihet nëse po ndryshojnë mendjen e votuesve.

“Do të thoja se suksesi është mjaft i vogël. Nuk kemi vënë re që këto video apo përmbajtje të kalojnë përtej mediave sociale ose rrjetit Telegram”, thotë Brian Liston me Grupin "Recorded Future's Insikt"

Për momentin, zyrtarët amerikanë të zgjedhjeve dhe sigurisë po u kërkojnë votuesve që të mos bien pre e keqinformimit dhe dezinformimit, duke u përpjekur që t'i sigurojnë ata se mund t'i besojnë procesit zgjedhor dhe rezultateve./VOA

zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet