LIVE UPDATES
Bota

Trump dhe Harris në Karolinën e Veriut, në fundjavën e fundit të fushatës zgjedhore

Kjo do të jetë dita e katërt me radhë që Nënpresidentja Harris dhe ish-Presidenti Trump vizitojnë të njëjtin shtet, në të njëjtën ditë, duke nënvizuar rëndësinë kritike të shtatë shteteve fushëbetejë, që kanë të ngjarë të jenë përcaktues për fatin e zgjedhjeve.

2 Nëntor 2024, 17:19 Nga E. D
Trump dhe Harris në Karolinën e Veriut, në fundjavën e
donald trump, kamala harris

SHBA- Demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump do të jenë sot në Karolinën e Veriut në një përpjekje për të siguruar mbështetje në shtetin fushëbetejë, ndërsa amerikanët i ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet presidenciale.

Kjo do të jetë dita e katërt me radhë që Nënpresidentja Harris dhe ish-Presidenti Trump vizitojnë të njëjtin shtet, në të njëjtën ditë, duke nënvizuar rëndësinë kritike të shtatë shteteve fushëbetejë, që kanë të ngjarë të jenë përcaktues për fatin e zgjedhjeve. Sondazhet tregojnë se në këto shtete, mbështetja për ta është pothuajse e barabartë.

Më shumë se 70 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, sipas Laboratorit Zgjedhor në Universitetin e Floridës, më pak sesa shifrat rekord të shënuara në votimin e hershëm në vitin 2020 gjatë pandemisë së COVID-19, por gjithsesi tregues i një niveli të lartë të entuziazmit mes votuesve.

E shtuna shënon ditën e fundit të votimit të hershëm në Karolinën e Veriut, ku deri tani janë hedhur mbi 3.8 milionë vota. Zgjedhjet po mbahen ndërsa pjesa perëndimore e shtetit vazhdon ende me përpjekjet për t'u rimëkëmbur pas përmbytjeve vdekjeprurëse të shkaktuara nga uragani Helene.

Zonja Harris planifikon të paraqitet krah yllit të muzikës rrok Jon Bon Jovi në Charlotte, qyteti më i madh i Karolinës së Veriut, që sikurse Xhorxhia ka 16 vota elektorale, dhe renditen në vendin e dytë për nga numri i tyre, mes 7 shteteve fushëbetejë. Që një kandidat të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale duhet të që të sigurojë të paktën 270 vota elektorale nga 538 gjithësej.

Karolina e Veriut mbështeti zotin Trump në zgjedhjet e vitit 2020, por në të njëjtën ditë zgjodhi një guvernator demokrat, duke u dhënë shpresë të dyja palëve.

Ne kemi një mundësi në këto zgjedhje për të kthyer faqen e një dekade me Donald Trump-in, i cili ka shpenzuar gjithë kohën e tij duke u përpjekur që amerikanët t'i drejtojnë gishtin njëri-tjetrit”, tha zonja Harris në një tubim në Janesville të shtetit Uiskonsin, të premten.

Zoti Trump do të mbajë një takim elektoral në Gastonia, në perëndim të Charlotte në mesditë, përpara se të flasë në mbrëmje në arenën "First Horizon Coliseum", me një kapacitet prej 22 mijë vendesh në qytetin Greensboro.

Këto zgjedhje janë një zgjedhje mes asaj nëse do të kemi edhe katër vite të tjera paaftësie dhe dështimi të rëndë, apo do të fillojmë katër vitet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë”, tha zoti Trump para një turme njerëzish në Miçigan të premten./VOA

donald trump kamala harris

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale