2 Dhjetor 2024, 22:31
Nga E. D
foto ilustruese]
SHBA- Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime të reja për eksportet me synimin për të frenuar aftësitë e Kinës për prodhimin e gjysmëpërçuesve të avancuar, që përdoren në sisteme armatimesh dhe për inteligjencën artificiale, ndërsa konkurenca mes dy ekonomive më të mëdha të botës vazhdon të intensifikohet.
“Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbrotjen e teknologjisë sonë në mënyrë që të mos përdoret nga kundërshtarët në mënyra që mund të kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, tha Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.
Ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët e saj për të “mbojtur në mënyrë proaktive dhe të fortë rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në fushën e teknologjisë në rang botëror”.
Masa e fundit kufizon eksportet për 140 kompani, përfshirë kommpanitë kineze për prodhimin e gjysmëpërçuese “Piotech dhe SiCarrier Technology”.
Kufizimet prekin edhe kompaninë “Naura Technology Group” e cila prodhon pajisje për gjysmëpërçuesit, sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë dhe njëherësh po rivlerësojmë dhe po përditësojmë kontrollet tona”, tha ZV/Skretari i Tregtisë për Industrinë dhe Sigurinë, Alan Estevez.
Masa e fundit përfshin gjithashtu kontrolle për 24 lloje pajisjesh për prodhimin e çipave dhe tre lloje mjetesh të tjera për zhvillimin ose prodhimin e gjysmëpërçuesve.
shba
Bota
2 Dhjetor 2024, 22:24
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Ushtria izraelite u ka bërë thirrje banorëve nga disa zona në jug të Rripit të Gazës q&e...
Bota
2 Dhjetor 2024, 22:03
E. D
Gratë
BELGJIKË- Shteti belg është shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit për largimin me forcë të p...
Bota
2 Dhjetor 2024, 21:31
ZH.LL
Biden dhe djali i tij
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur faljen e presidentit Joe Biden për djalin e tij, Hunter, pasi këmbënguli ...
Bota
2 Dhjetor 2024, 21:34
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump lëshoi një ultimatum të ashpër të hënën në lidhje me pe...
Bota
2 Dhjetor 2024, 20:57
ZH.LL
Foto ilustruese
KANADA- Ontario ka nisur një fushatë reklamimi prej shumë milionë dollarësh amerikanë, duke e shpallur veten ...
Bota
2 Dhjetor 2024, 20:57
E. D
foto ilustruese
GJEORGJI- Kryeministri i Gjeorgjisë tha të hënën se nuk do të hyjë ne negociata me opozitën, ndërsa...
Bota
2 Dhjetor 2024, 20:47
E. D
pamje nga aksidenti
FRANCË- Një aksident tragjik ka ndodhur në jug të Francës ku mbetën dy vikima dhe u plagosën më...
Bota
2 Dhjetor 2024, 20:44
ZH.LL
luftimet
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë akuzat për shkelje të armëpushimit midis Izraelit dhe Hezbollahut, si&cce...
Bota
2 Dhjetor 2024, 20:41
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Hezbollahu – grupi militant dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – ka k...
Bota
2 Dhjetor 2024, 20:15
E. D
Gjykata Ndërkombëtare Penale
SHBA- Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Tomoko Akane, dënoi ashpër S...