LIVE UPDATES
Bota

SHBA kombinon fuqinë ushtarake dhe diplomacinë për të frenuar tensionet në Lindjen e Mesme

Sipas të dhënave të pakonfirmuara që ofron Hamasi, mbi 27 mijë palestinezë janë vrarë nga Izraeli dhe më shumë se 66,000 janë plagosur.

5 Shkurt 2024, 15:41 Nga N.F
SHBA kombinon fuqinë ushtarake dhe diplomacinë për të
Foto ilustruese

SHBA- Falë një kombinimi mes fuqisë ushtarake dhe përpjekjeve të shtuara për zgjidhje diplomatike, Shtetet e Bashkuara po përpiqen të frenojnë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Iglesias Balderas, ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit vazhdon, forcat e mbështetura nga Irani në rajon duken të vendosura për të vazhduar sulmet kundër interesave perëndimore.

Edhe pasi një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja sulmoi me sukses objektivat e grupit jemenas Houthi të shtunën, Uashingtoni nuk mund të përjashtojë më shumë sulme nga Houthit ose nga grupet e mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme, paralajmëroi këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan në emisionin “This Week Show” të televizionit amerikan ABC.

“Qëllimi kryesor i sulmeve ka qenë zvogëlimi i aftësive të grupeve të mbështetura nga Irani në Siri dhe Irak, që po sulmojnë forcat tona dhe grupit jemenas Houthi, që vazhdon të kërcënojë anijet në Detin e Kuq dhe ne besojmë se ato patën ndikim në reduktimin e aftësive të këtyre grupeve. Sipas nevojës, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim masa”, thotë zoti Sullivan.

Houthit janë zotuar të vazhdojnë operacionet e tyre ushtarake, të cilat ata thonë se janë hakmarrje për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara që ofron Hamasi, mbi 27 mijë palestinezë janë vrarë nga Izraeli dhe më shumë se 66,000 janë plagosur.

“Ajo që shohim është agresioni, gjenocidi dhe bllokada e ndihmës mjekësore për vëllezërit tanë në Gazë. Banorët e Jemenit po përgatiten të përballen me këtë agresion dhe të bëjnë çfarë të munden”, thotë Nabil Mohsen Abu Nashtan, Ministër i Shtetit në Jemen.

Fushata ushtarake e Izraelit filloi si përgjigje ndaj sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor. Rreth 1200 njerëz u vranë në atë sulm dhe 240 të tjerë u morën peng. Të dielën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se 17 nga 24 batalione të Hamasit janë shkatërruar deri më tani.

“Shumica e batalioneve të mbetura janë në pjesën jugore të Gazës dhe në Rafah. Ne do të merremi edhe me ato”, thotë Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit.

Shtetet e Bashkuara janë duke forcuar përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të konfliktit falë një vizite të re të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në rajon. Një propozim për ndërprerje të zgjatura të luftimeve dhe lirimin e pengjeve në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael është gjithashtu duke u negociuar.

“Presidenti është i përfshirë në këtë çështje. Ai ka folur me udhëheqësit si në Katar ashtu edhe në Egjipt, dy vende që janë në qendër të përpjekjeve për të ndërmjetësuar këtë marrëveshje. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me homologët tonë izraelitë për këtë. // Hamasi do të duhet të jetë i gatshëm të thotë po për një marrëveshje që liron pengjet”, thotë Jake Sullivan Këshilltari i Sigurisë Kombëtare.

Zoti Sullivan vuri në dukje se nuk pritet që së shpejti të arrihet një marrëveshje e se aktualisht nuk mund të flitet për një afat kohor. Komentet e tij pasojnë paralajmërimin e bërë të premten nga Kombet e Bashkuara se situata në qytetin Rafah, në kufi me Egjiptin, po bëhet gjithnjë e më e rëndë për palestinezët e zhvendosur brenda për brenda Rripit të Gazës.

Marrë nga VOA

shba lindja e mesme fuqi ushtarake

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet