LIVE UPDATES
Bota

Mbyllja e komunave paralele serbe/ BE dhe SHBA: Kosova të shmangë veprimet e njëanshme

Gjatë ditëve të fundit në Kosovë u mbyllën disa komuna paralele serbe. BE dhe SHBA reaguan duke theksuar, se veprimet e njëanshme nga ana e Kosovës mund të rrisin tensionet mes Kosovës e Serbisë. BE e SHBA: Kosova të shmangë veprimet e njëanshme

5 Shkurt 2024, 12:11 Nga r.ll
Mbyllja e komunave paralele serbe/ BE dhe SHBA: Kosova të shmangë
xhelal svecla

BRUKSEL- Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës të shmangë veprimet e njëanshme, të cilat mund të rrisin tensionet. Reagimi erdhi pasi autoritetet kosovare ditët e fundit ndërmorën një sërë operacionesh duke mbyllur disa zyra paralele të Serbisë që funksionojnë në Kosovë, në funksion të komunave paralele. Vetëm gjatë fundjavës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se kanë mbyllur komunat e paligjshme që kanë shërbyer për komunën e Pejës, Istogut dhe Klinës.

BE: Mbyllja e papritur e zyrave do të ketë efekte negative

Për këto veprime reagoi Bashkimi Evropian, duke thënë se "mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë”. Sipas BE-së, "kjo do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë çast”. "Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t'i adresojë këto çështje përmes dialogut në Bruksel”.

Reagime nga Gjermania e SHBA

Pas mbylljes së zyrave paralele, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, reagoi në mbështetje të deklaratës së Bashkimit Evropian, duke theksuar se "masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”. Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një deklarate për media akuzoi qeverinë e Kosovës që, siç tha ai, me "veprimet e fundit po nxit tensione etnike në vend”, veprime këto që sipas tij, "po e kufizojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

"Shtetetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për veprimet e fundit të autoriteteve të qeverisë së Kosovës, që kanë një efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të serbëve etnikë dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë”, tha Hovenier, duke shprehur shqetësimin e tij, për "veprimet e policisë së Kosovës për sekuestrimin e dinarëve serbë dhe automjetit që transportonte shpërndarjen e pagesave sociale nga Serbia”. Banka Qendore e Kosovës më 1 Shkurt, filloi së zbatuari një rregullore të saj, e cila e përcakton qartë se valuta e vetme për pagesa të gatshme në Kosovë është Euro.

Autoritetet ndërkombëtare kërkuan që BQK të shtyjë vendimin, por, kjo e fundit la të hapur vetëm mundësinë e një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të komunitetit serb. BQK, thotë se "duhet të hapen kanalet e komunikimit ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe asaj të Serbisë për këtë çështje”, por kjo është hedhur poshtë nga autoritetet e Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me këtë vendim tha se "vendimi i autoriteteve në Kosovë për të ndaluar përdorimin e dinarit serb ka për qëllim spastrimin etnik të serbëve”, ndërsa paralajmëroi se Serbia do të kërkojë "mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”./DW

shba be kosove

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet