Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Edhe Bashkimi Evropian ka vendosur njëkohësisht sanksione ndaj Hamasit, tha Thesari.

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj zëdhënësit të Hamasit – grupit palestinez që është shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian – dhe udhëheqësve të njësitit për dronë të grupit, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Edhe Bashkimi Evropian ka vendosur njëkohësisht sanksione ndaj Hamasit, tha Thesari.
Sanksionet amerikane kanë shënjestuar Hudhayfa Samir ‘Abdallah al-Kahlut, i njohur edhe si “Abu Ubaida”, i cili është zëdhënës i Brigadës Al-Kasam – krahut ushtarak të Hamasit në Gazë – që nga viti 2007, tha Departamenti amerikan i Thesarit.
Sanksionet po ashtu kanë shënjestuar William Abu Shanab, komandant i njësisë al-Shimali, me seli në Liban, Bara’a Hasan Farhat, i cili është ndihmës i Abu Shanabit dhe është komandanti në njësinë al-Shimali, si dhe ndaj Khalil Muhammad ‘Azzam, një zyrtar i inteligjencës i Hamasit.
“Veprimi i sotëm i përbashkët përforcon përqendrimin tonë të vazhdueshëm, kolektiv të pengimit të aftësisë së Hamasit për të kryer sulme të mëtejme, përfshirë në luftën kibernetike dhe në prodhimin e dronëve”, tha Brian Nelson, nënsekretari për terrorizëm dhe financim të inteligjencës në Thesarin amerikan.
Thesari amerikan u bëri thirrje shteteve partnere dhe aleate që të vazhdojnë “të shënjestrojnë rrjetet e Hamasit, kudo që ato operojnë, përfshirë edhe në domenin kibernetik, tha Nelson.
Sanksionet nënkuptojnë që të gjitha pronat dhe interesat që kanë personat e shënjestruar në SHBA do të bllokohen.
Që nga 7 tetori 2023, Izraeli po zhvillon një luftë kundër Hamasit në Gazë, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.
Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë luftarake dhe qeverisëse të Hamasit, përderisa nga ofensiva izraelite në Gazë deri më tani janë vrarë më shumë se 33.000 persona./REL
foto ilustruese GAZA- Forcat izraelite luftuan me militantët palestinezë në veri dhe në qendër të Rripit të Gazës t...
Jonas Gahr Store NORVEGJI- Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store njoftoi të premten se kombi i tij është i gatshëm të njohë...
foto ilustruese SHBA- Ndërsa administrata e Presidentit Biden dhe Senati kërkojnë nga Dhoma e Përfaqësuesve të mirato...
Joe Biden dhe Donald Trump SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump po e përqendrojnë fushatën tek sulmet ndaj njëri ...
foto ilustruese SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kin...
foto nga vendngjarja FERIZAJ- Autoritete marin turpin e së ndjerës nga objeki i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. 21-...
Foto nga vendi i ngjarjes KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë premte në Ferizaj në Kosovë ku një ...
foto nga vendngjarja FERIZAJ- Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dalë me një njoftim për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në F...
foto ilustruese FERIZAJ- Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Ferizaj ku një grua u vra nga të shtënat me armë z...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Ferizaj ku mbe...