Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Richard Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, tha në Beograd të shtunën se Serbia nuk do të përballet me pasoja ekonomike, nëse pronësia ruse hiqet nga NIS-i.
SHBA- Kushti i vetëm i Shteteve të Bashkuara për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) është që të mos ketë rrjedhë të parasë drejt Rusisë, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Zyrtari amerikan tha se SHBA-ja nuk dëshiron që Moska ta udhëheqë NIS-in.
“E vetmja mënyrë që rreziku të jetë zero, është që pjesa e pronësisë ruse të jetë zero. Ky është qëndrimi me të cilin hyjmë në këtë bisedë. Ne tashmë e kemi bërë këtë gjë me kompani të tjera ruse në vende të tjera si, Holandë, Zvicër dhe Turqi”, tha O'Brien të dielën për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).
Ai shtoi se SHBA-ja do të ndjekë rrugën drejt, siç tha, pronësinë konstruktive të NIS-it, nga e cila përfiton Serbia. Industria e Naftës e Serbisë u sanksionua nga Departamenti i Financave i Shteteve të Bashkuara më 10 janar, pasi është nën pronësinë e kompanisë ruse Gazprom Nefta.
Kompania NIS u sanksionua për shkak të ashtuquajturit "rrezik sekondar", do të thotë për shkak të lidhjes me Gazpromin rus. Richard Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, tha në Beograd të shtunën se Serbia nuk do të përballet me pasoja ekonomike, nëse pronësia ruse hiqet nga NIS-i.
Serbia pret që bisedimet me Rusinë ta zgjidhin këtë çështje, pasi Uashingtoni dhe Beogradi ngritën çështjen e pronësisë ruse në NIS.
“Duhet të dimë saktësisht se cilat janë kushtet dhe pastaj do të mund të bisedojmë me palën ruse”, tha të shtunën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Gazprom Neft është nën sanksionet evropiane dhe amerikane, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por prodhuesi më i madh në botë i gazit, Gazprom, nuk i nënshtrohet embargos së vendeve perëndimore. Kompania shtetërore ruse, Gazprom Neft, ka shumicën e aksioneve në NIS që nga viti 2008, ndërsa nga viti 2022, aksione ka edhe kompania e saj mëmë, Gazprom./REL
tornado zjarri KALIFORNI- Tornadot e zjarrit në Kaliforni u formuan ndërsa erërat e forta ndezën flakët në zjarret e egra t&e...
Foto ilustruese SUEDIA- Për të forcuar sigurinë e saj, Suedia, anëtare e re e NATO-s, po përgatitet të investojë më...
Biden-Papa Francesku SHBA- Papa Françesku është nderuar me çmimin më të lartë civil të Amerikës nga P...
kroaci KROACI- Vendvotimet janë hapur në të gjithë Kroacinë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të v...
Matteo Renzi ITALI- Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi ka festuar mbrëmjen e djeshme 50-vjetorin e tij të lindjes. Renzi e festoi...
Çeki ÇEKI- Gjashtë persona humbën jetën tragjikisht në Çeki pas shpërthimit të një cilindëri p...
Ushtarët e Koresë së Veriut UKRAINË- Agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut konfirmoi sot se Ukraina ka kapur d...
Foto ilustruese GAZA- Shërbimi i mbrojtjes civile të Rripit të Gazës raportoi dje, të shtunën për tetë të...
Zjarret SHBA- Zjarrfikësit po luftojnë me kohën dhe kushtet e motit në frontet ende të pakontrollueshme të zjarreve rreth Los...
Donald Trump SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump synon të ulë shpenzimet qeveritare kur të marrë detyrën më 20 janar. De...