LIVE UPDATES
Bota

Nga Kein Starmer te Olaf Scholz/ Pse Elon Musk është hedhur në sulm kundër liderve europianë?

Miliarderi Elon Musk synon shkurtimin e 2 trilionë dollarëve në shpenzime federale. Ai do të jetë një nga drejtuesit e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, një organizëm i propozuar nga Donald Trump.

11 Janar 2025, 22:52 Nga E. D
Nga Kein Starmer te Olaf Scholz/ Pse Elon Musk është hedhur në
Donald Trump

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump synon të ulë shpenzimet qeveritare kur të marrë detyrën më 20 janar. Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë do të udhëheqë përpjekjet në këtë drejtim. Objektivi i këtij komisioni këshillimor nuk është një koncept i ri. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Dora Mekouar, udhëheqësit amerikanë janë përpjekur ta mbajnë të kufizuar rolin e qeverisë pothuajse që nga themelimi i vendit.

Miliarderi Elon Musk synon shkurtimin e 2 trilionë dollarëve në shpenzime federale. Ai do të jetë një nga drejtuesit e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, një organizëm i propozuar nga Donald Trump. Nuk është hera e parë që një administratë amerikane premton të shkurtojë shpenzimet e qeverisë.

“Presidentët kanë folur, në një mënyrë apo në një tjetër, për kufizimin e rolit të qeverisë që nga themelimi i republikës”, thotë Prof. Justin Vaughn i Universitetit ‘Coastal Carolina’.

Kjo filloi me presidentin e tretë të Amerikës, Thomas Jefferson, në fillim të viteve 1800. Ai eliminoi disa vende pune në ushtri dhe qeveri, duke ulur përkohësisht kostot.

Në vitet 1930, Franklin Delano Roosevelt zgjeroi fuqinë federale të punës për të përballuar Depresionin e Madh. Marrëveshja e Re e Roosevelt-it punësoi miliona njerëz, duke ofruar lehtësim për të varfërit dhe duke stimuluar ekonominë. Vendet e punës u eliminuan kur kriza mbaroi.

Në vitet 1980, Ronald Reagan formoi Komisionin Grace, duke i kërkuar grupit prej rreth 150 udhëheqësish biznesi të gjenin mënyra për të rritur efikasitetin.

"Presidenti Reagan i kërkoi Komisionit Grace që të gjejë mënyra që qeveria funksiononte më shumë si biznes", thotë Tom Schatz, President i Organizatës ‘Qytetarët kundër Shpërdorimeve Qeveritare’.

Por në faqen e internetit të Bibliotekës Presidenciale ‘Ronald Reagan’ thuhet se "Shumica e rekomandimeve, veçanërisht ato që kërkojnë legjislacion nga Kongresi, nuk u zbatuan kurrë".

Megjithatë, disa historianë thonë se Presidenti Reagan ia doli të bindte publikun në favor të një roli më të vogël të qeverisë federale në zgjidhjen e problemeve publike.

“Ishte një ndryshim thelbësor nga shekulli i mëparshëm, kur ishte zgjeruar roli i qeverisë në shoqëri”, thotë Prof. Vaughn.

Në vitet 1990, Bill Clinton punoi për të shkurtuar rreth 300,000 vende pune federale, kryesisht përmes nxjerrjes në pension dhe kontraktimit të shërbimeve.

"Sigurisht një nga administratat më të rëndësishme për sa i përket reduktimit të rolit të qeverisë në epokën moderne", thotë Prof. Vaughn.

Gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump urdhëroi një ngrirje federale të punësimeve dhe shkurtime të tjera. Tani ai dëshiron që Departamenti i i Efikasitetit të Qeverisë ta përfundojë punën. Disa kanë dyshime se një qasje biznesi është rruga e duhur për funksionimin e qeverisë.

"Qeveria ka përgjegjësi për njerëzit dhe synimi nuk është nxjerrja e fitimeve, është të ofrosh shërbime dhe të mbrosh vendin. Në sektorin privat ka shumë mashtrime dhe shpërdorime, kështu që nuk jam aq i sigurt se biznesmenët janë domosdoshmërisht njerëzit më të përshtatshëm për të zbuluar mashtrime dhe shpërdorime", thotë historiani James Grossman.

Presidenti i zgjedhur Trump dhe miliarderi Musk kanë një mjet në dispozicion që nuk ekzistonte më parë.

“Mund të ketë një reagim më të shpejtë dhe më të gjerë për shkak të mediave sociale. Falë tyre, anëtarët e Kongresit kanë prirjen të përgjigjen më shumë sesa ndaj letrave që merrnin në të kaluarën”, thotë zoti Schatz.

Në shumë raste, shkurtimet nuk mund të hyjnë në fuqi pa miratimin e Kongresit./VOA

elon musk

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë