LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja dhe Izraeli të bashkuar në luftë, të ndarë për atë se çka vjen pas

Kështu duket se dëshmohet mirënjohja izraelite për rolin e Shteteve të Bashkuara në sulmet ushtarake ndaj Iranit. Zyrtarët izraelitë kanë theksuar vazhdimisht se dy vendet janë plotësisht në një linjë.

11 Mars 2026, 12:55 Nga I.A

SHBA-ja dhe Izraeli të bashkuar në luftë, të ndarë

SHBA- Duke kaluar pranë rrokaqiejve në qendër të Tel Avivit, e gjithë vëmendja shkon te një billboard gjigant, që shfaq reklama të produkteve ushqimore dhe më pas një portret të madh të presidentit amerikan me mbishkrimin: “Faleminderit, Zot dhe Donald Trump!”

Kështu duket se dëshmohet mirënjohja izraelite për rolin e Shteteve të Bashkuara në sulmet ushtarake ndaj Iranit. Zyrtarët izraelitë kanë theksuar vazhdimisht se dy vendet janë plotësisht në një linjë.

“Bashkëpunimi është historik mes ushtrisë amerikane dhe IDF-së (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit), si dhe mes forcave ajrore të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më 6 mars, duke e paraqitur këtë si shembull të koordinimit të ngushtë mes dy vendeve.

Dhe është e vërtetë se ekziston një koordinim shumë i afërt ushtarak dhe politik mes dy vendeve. Megjithatë, ka edhe fusha ku prioritetet mund të ndryshojnë.

Prej vitesh, Netanyahu ka promovuar idenë e ndryshimit të regjimit në Iran dhe duket se ende është i përkushtuar ndaj këtij qëllimi.

“Aspirata jonë është t’i mundësojmë popullit iranian të heqë qafe zgjedhën e tiranisë”, tha ai më 9 mars.

Por shumica e analistëve besojnë se ndryshimi i regjimit nuk mund të arrihet shpejt.

Prandaj deklarata e Trumpit më vonë atë ditë, se lufta mund të përfundojë “shumë shpejt”, nxit pyetjen: Çfarë ndodh nëse afati i caktuar nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës është më i hershëm sesa ai i Izraelit?

“Shtetet e Bashkuara janë ato që udhëheqin kur bëhet fjalë për datën e përfundimit. Izraeli është i gatshëm t'i vazhdojë këto sulme kundër regjimit islamik. Ne jemi gjithashtu të angazhuar kundër Hezbollahut, një përfaqësues i regjimit iranian në Liban. Do të donim të vazhdonim këtë. Por do të ndalemi kur SHBA-ja të thotë se duhet të ndalemi”, tha më 10 mars Miri Eisin, ish-zëvendësshefe e Korpusit të Inteligjencës Luftarake të ushtrisë izraelite, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera.

“Kishte qëllime shumë të qarta për ndryshim regjimi, dhe nuk po i shihni ato. Por duhet të jemi realistë. Për ushtrinë, çdo ditë shtesë do të thotë më shumë objektiva. Politikanët marrin vendimet e tyre”, shtoi Eisin, tani studiuese në Institutin Ndërkombëtar Kundërterrorizmit (ICT) në Universitetin Reichman në Tel Aviv.

Në fakt, nuk është plotësisht e qartë nëse ndryshimi i regjimit është një nga objektivat e SHBA-së.

Kur sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth renditi qëllimet e luftës disa orë pasi Eisin foli për REL-in, ai as nuk e përmendi këtë aspekt.

“Së pari: t'i shkatërrojmë rezervat e raketave, lëshuesit e tyre dhe bazën industriale të mbrojtjes që prodhon raketa. Së dyti: ta shkatërrojmë marinën e tyre. Dhe së treti: t’i mohojmë përgjithmonë Iranit armët bërthamore”, tha Hegseth, duke përshkruar objektivat e konfliktit.

Trump ka folur për “dorëzim pa kushte” dhe ka thënë se ndryshimi i regjimit do të ishte “gjëja më e mirë që mund të ndodhë”.

Më 10 mars ai tha se ishte “i zhgënjyer” që regjimi iranian kishte zgjedhur Mojtaba Khamenein për të zëvendësuar babanë e tij të ndjerë si udhëheqës suprem, por nuk pranoi të thoshte se çfarë mund të bënin Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim.

Radio Evropa e Lirë ka folur me disa këshilltarë të Kongresit amerikan që merren me çështje të sigurisë kombëtare në Uashington, të cilët kanë shprehur shqetësime për një mospërputhje të mundshme në këtë dhe çështje të tjera.

“Njëra qeveri duket se po ndjek kolapsin e regjimit”, tha një këshilltar republikan në kushte anonimiteti. “Tjetra thotë se nuk është, përveç rasteve kur duket se është. Dhe këtu qëndron problemi. Për objektivat kryesore, nuk jemi plotësisht në sinkron.”

Në çdo luftë, afati kohor zakonisht varet nga qëllimet që ndiqen. Duke ndjekur tre objektivat e përmendura nga Hegseth, fitorja mund të shpallet edhe pa ndryshim regjimi.

Disa analistë argumentojnë se SHBA-ja mund të preferojë një përfundim më të shpejtë të operacioneve sesa Izraeli, nëse çmimet e naftës rriten shumë, pasi të dy vendet kanë nivele të ndryshme tolerance ndaj kësaj.

Sarit Zehavi, drejtuese e Institutit Alma në Tel Aviv, tha se strategjia e luftës së Iranit – dhe sulmet e tij ndaj shteteve të Gjirit – synonin pikërisht këtë.

“Qëllimi ishte të krijohej një situatë ku Amerika nuk do ta përfundonte misionin. Të krijohej një situatë ku vendet e Gjirit do t’i kërkonin Trumpit të ndalonte”, tha ajo.

Ka pasur gjithashtu shenja të mundshme divergjence edhe për objektivat ushtarake, pasi Uashingtoni raportohet se ishte i pakënaqur me një sulm izraelit ndaj një objekti nafte në Iran.

I pyetur për këtë më 10 mars, Hegseth tha se goditja e objekteve të naftës “nuk është domosdoshmërisht objektivi ynë”.

Ai hodhi poshtë idenë se Izraeli po e tërhiqte SHBA-në drejt operacioneve që bien ndesh me interesat e Uashingtonit.

“Ne nuk po tërhiqemi në asnjë drejtim. Ne po udhëheqim, presidenti po udhëheq.”

Në Kongresin amerikan një tjetër këshilltar, gjithashtu në kushte anonimiteti, paralajmëroi:

“Shkatërrimi i qendrave të naftës mund t'i destabilizojë tregjet energjetike. Izraeli e sheh si mënyrë për t'i dobësuar aftësinë e Iranit për të financuar luftën, por për SHBA-në ekziston rreziku që ekonomia globale të tërhiqet në konflikt. Është një fitore taktike me kosto strategjike.”

Më 9 mars, senatori republikan Lindsey Graham e shprehu këtë qartë në një postim në rrjetet sociale: “Ju lutem, tregohuni të kujdesshëm me objektivat që zgjidhni”, shkroi ai, duke shtuar se ekonomia e naftës do të jetë thelbësore për rindërtimin e Iranit.

Por Yoel Guzonsky, ish-anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit, tha se sulmet e vendit të tij ndaj objekteve iraniane të naftës ishin në fakt një paralajmërim i kalkuluar.

“Si SHBA-ja ashtu edhe Izraeli po tregohen shumë të kujdesshëm që të mos godasin qendrat kryesore të naftës në Iran, sepse e dinë se hakmarrja iraniane mund të ndodhë në shtetet e Gjirit, dhe atëherë do të shohim një skenar krejt tjetër”, tha ai, duke iu referuar rrezikut të sulmeve të ardhshme iraniane ndaj industrisë së naftës në vendet e Gjirit.

“Irani as nuk i ka prekur fushat e naftës dhe të gazit në Gjirin Persik”, shtoi ai. “Ndoshta Irani po e ruan këtë si një hap tjetër për përshkallëzim drejt një lufte më të gjatë.

Çështja e Hezbollahut tregon gjithashtu se Izraeli dhe Shtëpia e Bardhë mund të kenë prioritete disi të ndryshme në këtë luftë. Për Uashingtonin, goditja e Iranit është në krye të agjendës. Për Izraelin, Hezbollahu është një kërcënim shumë më pranë kufijve të tij.

“Njerëzit nuk e mendojnë faktin se unë ngas makinën në veri dhe jetoj në veri, dhe mund të jesh 100 metra, për të mos thënë një ose dy kilometra, larg vendeve nga ku Hezbollahu po qëllon. Për ne, kjo është një rrezik shumë i afërt dhe i menjëhershëm”, tha Eisin për REL-in.

Ditët e fundit ka pasur shumë raportime në mediat izraelite dhe parashikime analistësh se mund të përgatitet një ofensivë shumë më e madhe tokësore kundër Hezbollahut në Liban.

Por Eisin shtoi se kjo nuk po e shpërqendron Izraelin nga lufta me Iranin. Sipas saj, Izraeli po përdor kryesisht lloje të ndryshme forcash në Liban dhe po godet gjithashtu objektiva iraniane atje.

“Izraeli sulmoi hapur disa ditë më parë, në zemër të Bejrutit, një njësi të forcës Kuds të regjimit islamik… Pra, shihni këtë kombinim këtu. Ne po sulmojmë regjimin islamik dhe kapacitetet e ndryshme të ushtrive terroriste, si në Liban ashtu edhe në Iran”, tha ajo.

Por për Uashingtonin, llogaritja është ndryshe. Sipas një këshilltari amerikan, Hezbollahu nuk përbën kërcënim ekzistencial të drejtpërdrejtë./REL

donald trump

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale