LIVE UPDATES
Bota

SHBA dhe Izraeli në bisedime të reja mbi planin izraelit për pushtimin e Rafahut

Të hënën, Izraeli anuloi udhëtimin në shenjë proteste pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të mos i vënë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në luftën Izrael-Hamas.

28 Mars 2024, 09:24 Nga N.F
SHBA dhe Izraeli në bisedime të reja mbi planin izraelit për
Foto ilustruese

SHBA- Në një ndryshim qasjeje, Izraeli u pajtua të dërgojë strategët e tij të luftës në Uashington, për të diskutuar synimin e tij për të nisur një sulm tokësor ndaj militantëve të Hamasit në Rafah, qytetin jugor të Gazës.

Të hënën, Izraeli anuloi udhëtimin në shenjë proteste pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të mos i vënë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në luftën Izrael-Hamas.

Shtetet e Bashkuara, aleati më i vendosur i Izraelit në luftën gati gjashtëmujore, abstenuan nga votimi i kësaj jave në OKB, ndonëse me herët u vunë veton rezolutave të ngjashme. Kjo nxiti një reagim nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dëshmi e mospajtimeve në rritje me Uashingtonin mbi luftën e shtetit hebraik.

Por, ndonëse kryeministri Netanyahu anuloi udhëtimin e një grupi të strategëve të tij të luftës, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ishte në Uashington për bisedime këtë javë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, dhe sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Kryeministri Netanyahu ka thënë se një sulm në Rafah është i nevojshëm për t’i dhënë fund çdo kontrolli të Hamasit mbi Gazën, enklavën e ngushtë përgjatë Detit Mesdhe. Por Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Izraelit se janë kundër një pushtimi të Rafahut, veçanërisht pasi më shumë se një milion civilë palestinezë janë strehuar atje.

Izraeli ka thënë se do t'i zhvendosë palestinezët në zona të sigurta përpara çdo sulmi ndaj katër batalioneve të Hamasit në Rafah, por nuk ka sqaruar se ku do t'i dërgojë ata.

Ndërsa pohoi se abstenimi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit ishte "shumë, shumë i keq", kryeministri Netanyahu i tha senatorit republikan Rick Scott se anulimi fillestar i udhëtimit të delegacionit izraelit "ishte një mesazh para së gjithash për Hamasin: “mos vini bast për këtë trysni (nga Kombet e Bashkuara për një armëpushim). Nuk do të funksionojë”.

Kryeministri Netanyahu tha se votimi në Këshillin e Sigurimit "inkurajoi Hamasin të mbajë një qëndrim të ashpër dhe të besojë se trysnia ndërkombëtare do ta pengojë Izraelin" të përmbushë synimet e luftës së tij. Izraeli është zotuar të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e ushtrisë së Hamasit dhe lirimin e rreth 10 pengjeve që mbahen nga grupi militant.

Shtëpia e Bardhë tha se është "një gjë e mirë" të zhvillohen më shumë bisedime me zyrtarët izraelitë dhe se po diskutohet një datë për mbajtjen e tyre.

Lufta shpërtheu pasi militantët e Hamasit kryen një sulm në Izraelin jugor me 7 tetor gjatë të cilit 1,200 veta u vranë, ndërsa u morën peng 250 të tjerë. Më shumë se 100 u liruan në nëntor gjatë një armëpushimi njëjavor.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të drejtuar nga Hamasi thotë se më shumë se 32,400 njerëz janë vrarë gjatë kundërofensive të Izraelit. Në numrin e përgjithshëm përfshihen luftëtarët e Hamasit dhe civilët, ndërsa ministria thotë se dy të tretat e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Marrë nga VOA

izrael shba rafah

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet