LIVE UPDATES
Bota

Të moshuarit në timon, Gjermania kundër testeve shtesë

Në Gjermani, debati për testet e detyrueshme të drejtimit të automjetit për të moshuarit është intensifikuar pasi një 83-vjeçar shkaktoi së fundmi një aksident të rëndë në një rrugë biçikletash në Berlin, duke vrarë një nënë dhe fëmijën e saj katërvjeçar.

28 Mars 2024, 09:10 Nga N.F
Të moshuarit në timon, Gjermania kundër testeve shtesë
Foto ilustruese

GJERMANI- Në shumë vende të Europës dhe të botës, kontrollohet aftësia e të moshuarve për të drejtuar automjetet, por jo në Gjermani. A janë të moshuarit rrezik për trafikun? Peter Mecking nuk ka pasur asnjë aksident me makinë në pesëdhjetë vitet e fundit. Ai dëshiron që kështu të mbetet: ky 70-vjeçar u paraqit vullnetarisht për të ashtuquajturin testin e drejtimit të automjetit. Për 45 minuta ai udhëton me makinën e tij Cupra-s së tij të kuqe nëpër Këln, ndërsa instruktori i vozitjes Dominik Wirtz e shikon me kujdes.

Për Mecking, i cili udhëton rreth 100 kilometra çdo ditë, ky test është me rëndësi. "E bëj sepse dikur vjen një moment kur duhet të ndaloni drejtimin e makinës për shkak të aftësive tuaja mendore dhe fizike. E nëse më thuhet se duhet të ndaloj, do ta pranoja atë. Ndryshe unë rrezikoj veten dhe të tjerët në rrugë”.

Instruktori Wirtz e çon studentin e tij më të moshuar nëpër xhunglën e një qyteti me miliona njerëz dhe më në fund në autostradë. A i përmbahet Mecking shpejtësisë së caktuar, korsisë së trafikut dhe distancës së sigurisë? A e respekton gjithmonë rregullin e të drejtës së kalimit? Dhe a merr parasysh shumë çiklistë, skuterët elektrikë dhe këmbësorët në rrugë?

Miliona shoferë të moshuar në Gjermani

Peter Mecking i kalon 45 minutat e parashikuara në mënyrë të shkëlqyer dhe merr lëvdata nga Wirtz. Dhjetë milionë njerëz në Gjermani janë mbi 65 vjeç dhe kanë patentë shoferi. Gjithnjë e më shumë të moshuar po i drejtohen instruktorëve si Wirtz për të testuar aftësitë e tyre të drejtimit të automjetit. Megjithatë, ata mund të japin vetëm rekomandime dhe jo të ndalojnë drejtimin e automjetit.

"Për momentin kam dy udhëtime me njerëz mbi 65 vjeç në javë, por vijnë vetëm njerëz të arsyeshëm, kritikë dhe mendjehapur. Unë u them shumicës së tyre se mund të vazhdojnë të vozisin. Problemi janë ata që nuk vijnë, sepse ata mbeten jashtë syve tanë”.

Aksidentet nxisin diskutimin

Në Gjermani, debati për testet e detyrueshme të drejtimit të automjetit për të moshuarit është intensifikuar pasi një 83-vjeçar shkaktoi së fundmi një aksident të rëndë në një rrugë biçikletash në Berlin, duke vrarë një nënë dhe fëmijën e saj katërvjeçar.

Në shtëpinë e Dominik Wirtz-it, herë pas here shfaqen njerëz të cilëve ai u rekomandon që të mos vazhdojnë vozitjen. "Kam pasur dy teste ku për fat të keq më është dashur t'u them njerëzve se do të ishte mirë të ndërprejnë drejtimin e makinës. Njëri u fut në dritën e kuqe."

Problemi me të moshuarit është se ata nuk e kanë gjithmonë në mendje të gjithë trafikun, ndonjëherë u mungon përqendrimi apo aftësia për të reaguar shpejt. "Kur ua them këtë, njerëzit janë gjithmonë shumë të prekur”.

Gjermania refuzon iniciativën e BE

Bashkimi Evropian kohët e fundit propozoi teste të detyrueshme shëndetësore për shoferët e moshuar. Propozimi ishte që njerëzit mbi 70 vjeç duhet të bëjnë teste të detyrueshme të dëgjimit dhe shikimit çdo pesë vjet. Por Parlamenti Evropian në Strasburg e hodhi poshtë këtë ide në fund të shkurtit. Vendimi tani u takon shteteve anëtare. Gjermania në veçanti e kundërshtoi këtë ide.

Ministri i Transportit Volker Wissing (FDP) tha: "Ne nuk mund ta zëvendësojmë përgjegjësinë individuale të njerëzve me rregullore shtetërore. Ne nuk duhet të krijojmë rregullore të reja burokratike të panevojshme”.

Testet shëndetësore janë standarde në Evropë

Pozicioni i Gjermanisë shkaktoi zemërim në shumë vende evropiane. Në 14 vende të BE-së, kontrollet mjekësore për shoferët e moshuar janë tashmë obligim. Në Spanjë, një test shëndetësor është i detyrueshëm nga mosha 65 vjeç, e duhet të përsëritet më pas çdo pesë vjet. Në Republikën Çeke, ato tashmë janë të detyrueshme që nga mosha 60-vjeçare. Portugezët duhet të shkojnë te mjeku në moshën 50-vjeçare. Japonia po teston edhe të moshuarit për shenja të demencës.

Vendi i entuziastëve të makinave, Italia, është veçanërisht i rreptë për popullsinë e saj të moshuar. Atje njerëzit mbi 50 vjeç duhet t'i nënshtrohen një kontrolli çdo dhjetë vjet. Pas kësaj, zgjatja pason çdo pesë vjet, nga mosha 70 vjeç çdo tre vjet, e nga mosha 80 vjeç çdo dy vjet. Personat mbi 80 vjeç duhet të paraqesin edhe një çertifikatë mjekësore dhe të vërtetojnë se nuk vuajnë nga diabeti apo sëmundjet e zemrës.

Të moshuarit kanë më pak aksidente, por më shpesh janë fajtorë

Ministria gjermane e Transportit dhe ADAC, klubi më i madh i makinave në Evropë, mbrojnë shoferët e moshuar duke treguar përvojën dhe statistikat e tyre më të mëdha në drejtimin e automjeteve. Sipas Entit të Statistikave për vitin 2022, rreth 77.700 persona mbi moshën 65 vjeç janë përfshirë në aksidente trafiku në Gjermani me persona të lënduar. Kjo është 15 për qind e të gjithë pjesëmarrësve në aksidente. Përqindja e të moshuarve në popullsinë e Gjermanisë është 22 për qind.

Por një tjetër statistikë tregon të kundërtën: nëse shoferët mbi 75 vjeç përfshihen në një aksident, ata janë fajtorë në gati 77 për qind të rasteve. Dhe kështu edhe më shpesh se shoferët fillestarë të moshës 18 deri në 20 vjeç.

Kontroll i detyrueshëm për shoferët mbi 75 vjeç?

Kirstin Zeidler, kreu i kërkimit të aksidenteve në kompanitë e sigurimeve, po propozon për këtë arsye që testi tashmë vullnetar 45-minutësh i vozitjes për personat mbi 75 vjeç të bëhet i detyrueshëm. Ajo thotë për DW: "Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e lejeve. Përkundrazi, bëhet fjalë për ruajtjen e lëvizshmërisë dhe drejtimin sa më gjatë të jetë e mundur. Por me udhëzime se si dhe ku duhet bërë, pa rrezikuar të tjerët apo veten”.

Instruktorët e drejtimit të automjeteve, për shembull, duhet t'i këshillojnë të moshuarit që të mos ngasin makinën gjatë natës, gjatë orëve të pikut apo edhe në qytetet e mëdha. Në vend të kësaj, duhet të kufizoheni në rrugët e njohura, te mjeku, farmacia apo edhe në supermarket. Sepse të moshuarit shpesh e përjetojnë humbjen e patentës së shoferit si një pikë kthese, si një humbje të autonomisë dhe kontrollit, si një kufizim domethënës i lëvizshmërisë së tyre.

Zeidler beson se ekzaminimet mjekësore, të cilat ekzistojnë në vende të tjera, janë metoda e gabuar. Domethënë, problemet shfaqen më pak në aftësinë fizike për të drejtuar automjeton, dhe shumë më tepër në rënien graduale të aftësive të tjera. "Kuptimi i situatave, vendimmarrja dhe veprimi i shpejtë, këto janë problemet. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një kontroll të kompetencës së drejtimit dhe sjelljes në trafik”, beson Zeidler.

Marrë nga DW

gjermani teste patente

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet