LIVE UPDATES
Bota

REL zbulon vizitën sekrete të Filipoviç në BIA: Kosova dyshon se Serbia po riinstalon policinë në veri

Të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë tregojnë se Serbia është duke i rihapur zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në veri të Kosovës.

12 Maj 2023, 18:07 Nga a.l
REL zbulon vizitën sekrete të Filipoviç në BIA: Kosova
Policia e Kosovës

KOSOVË- Të dhënat e një institucioni të sigurisë në Kosovë tregojnë se Serbia është duke i rihapur zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në veri të Kosovës.

Sipas të dhënave të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, në katër komuna të veriut të Kosovës, me shumicë serbe, që nga 11 maji i këtij viti janë vendosur zyrat e MPB-së së Serbisë, të cilat kanë qenë funksionale deri në vitin 2013. Sipas të njëjtave të dhëna, selia kryesore e MPB-së do të jetë në Zveçan, afër shkollës fillore “Vuk Karaxhiç”.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion në terren e as nga institucionet serbe. Serbia kishte strukturat e saj të sigurisë në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç deri në vitin 2013. Pas marrëveshjes së arritur në dialogun e Brukselit, ato u integruan në institucionet e Kosovës, kryesisht në Policinë e Kosovës.

Mirëpo, pothuajse të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb dhanë dorëheqje në fund të vitit të kaluar, duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave që qarkullojnë në veri me tabela që i lëshon Serbia.

Serbia e mbështeti këtë veprim dhe në këmbim u dha të gjithëve kontrata me paga të njëjta siç i kishin marrë nga institucionet e Kosovës. Në ato kontrata, ndër të tjera, shkruhet se duhet të punojnë për të mirën e komunitetit serb.

“Është bërë mjaft”, ishin fjalët e shefit të atëhershëm të operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin verior, Aleksandar Filipoviç, i cili hoqi i pari uniformën. Për një akt të tillë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka dekoruar Filipoviçin me Medaljen e Artë për Guxim – Millosh Obiliç.

Vizita sekrete e Filipoviçit në policinë serbe

Sipas të dhënave të një institucioni të sigurisë të Kosovës në të cilat REL-i pati qasje, Filipoviç ka qenë në një takim të mërkurën, më 10 maj, në ambientet e Agjencisë së Informacionit (BIA) në Beograd. Pas kësaj, me urdhër të Filipoviçit, një ish-zyrtar tjetër në Policinë e Kosovës, Goran Zhivkoviç, i njoftoi të gjithë ish-komandantët e stacioneve policore në komunat në veri se do të hapen dy zyra të MPB-së së Serbisë në Mitrovicën e Veriut.

Zhivkoviq është i njohur për publikun si komandant i stacionit policor në veri të Mitrovicës, ndërsa në maj të vitit 2022 ai e informoi opinionin se rreth 60 persona ishin në listën e të dyshuarve “për përmbysje të rendit kushtetues të Kosovës”.

Ndryshe, njëra zyrë në Mitrovicën e Veriut do të duhej të funksiononte në objektet e përdorura më parë nga MPB-ja e Serbisë, ndërsa tjetra në objektin e Autoritetit të Përkohshëm Komunal, i cili punon nën sistemin serb.

Ku tjetër pritet të jenë zyrat e MPB-së serbe?

Të dhënat e siguruara nga REL-i tregojnë se të njëjtat zyre do të hapen edhe në Leposaviq dhe Zubin Potok, po ashtu edhe në objektet e përdorura më parë nga MPB-ja e Serbisë. Gjithashtu, prezenca e MPB-së së Serbisë është planifikuar edhe në Rudarë afër Zveçanit.

Fshati Rudarë gjendet në rrugën kryesore Mitrovicë – Leposaviç dhe njihet për barrikadat që janë vendosur aty që nga viti 2011 me qëllim që të pengojnë autoritetet e Kosovës të vendosin pushtetin në veri. REL-i u përpoq të kontaktonte me Filipoviçin dhe Zhivkoviçin për të verifikuar këto pretendime, por pa sukses.

Gjithashtu, REL-i iu drejtua BIA-s dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë me kërkesën që të konfirmojnë ose mohojnë këto informacione, por këto institucione nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij teksti.

As Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe as Qeveria e Kosovës nuk i kanë komentuar këto pretendime.

Filipoviqi i kërkoi Vuçiçit siguri në veri

Ish-zyrtari policor, Filipoviç, i kërkoi presidentit Aleksandër Vuçiç “ndihmë shtesë” nga Serbia në një takim më 13 prill, në Rashkë. Vuçiç e inkurajoi atë të thotë “hapur atë që kërkon”.

Pastaj Filipoviç tha se serbët në Kosovë kanë nevojë për siguri.

Ne e dimë që ju i keni dërguar kërkesë KFOR-it për kthimin e forcave tona të sigurisë në Kosovë dhe Metohi dhe e dimë se ata e kanë refuzuar atë kërkesë, sepse ka shumë që dëshirojnë që në Kosovë dhe Metohi të mos ketë serbë. Prandaj, populli ynë, sidomos sot, pret fjalën tuaj. President, na thuaj, na trego rrugën ku do të shkojmë”, tha Filipoviç.

“Mos nxitoni”, iu përgjigj Vuçiç dhe shtoi se “ka gjithmonë kohë për këtë”.

Dhjetorin e kaluar, KFOR-i (misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë) hodhi poshtë kërkesën e Serbisë për të kthyer 1000 pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë së saj në Kosovë. Beogradi zyrtar e bëri këtë kërkesë pas tensioneve dhe barrikadave në veri të Kosovës.

Një kërkesë e tillë u kundërshtua kategorikisht nga SHBA-ja, siç i tha Radios Evropa e Lirë në një intervistë dhjetorin e kaluar i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha, gjithashtu, se Kosova “ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja”. Pas kërkesës së Filipoviçit, në të njëjtin takim në Rashkë, të tjerë i kërkuan Vuçiçit t’i “mbronte”, të cilëve ai iu përgjigj: “E di që i vetmi lajm që do t’ju gëzonte është hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë dhe Metohi dhe unë e di që në thelb gjithçka tjetër është me shumë më pak interes”.

“Vetëm atëherë do të ndiheshit të sigurt”, tha Vuçiç, por megjithatë ai u “kërkoi” të gjithëve durim dhe paqe.

Kush është Aleksandër Filipoviç?

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet e sigurisë së Kosovës e kanë lidhur Aleksandër Filipoviçin me shërbimet serbe të sigurisë. Ai është integruar në Policinë e Kosovës nga MPB-ja e Serbisë në bazë të Marrëveshjes së Brukselit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, REL-i mori informacione se Filipoviç u bë komandant i stacionit policor në Leposaviç në vitin 2016 me kërkesë të Milan Radoiçiçit.

Radoiçiç është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit. Ndaj tij është lëshuar një fletarrest në Kosovë dhe SHBA-ja e ka futur në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar. Gjithashtu, REL-i pati qasje në të dhënat që tregojnë se Filipoviqi kishte lidhje të ngushta me Milan Mihajloviçin, i cili u arrestua në tetor të vitit 2022 me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç.

Ai mbajti kontakte të ngushta me përfaqësuesit rusë në Kosovë, si Aleksandër Rozhdestvenski nga Zyra Ndërlidhëse Ruse në Kosovë. Sipas të dhënave të institucionit të sigurisë së Kosovës, Filipoviç njihet edhe si “njeriu i Vulinit”. Aleksandër Vulin aktualisht është drejtor i BIA-s./ REL

bia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet