Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ky njoftim vjen rreth një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, miratoi një plan të Koresë së Jugut për të ndërtuar një nëndetëse me energji bërthamore.
SEUL- Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë balistike më 7 nëntor, tha ushtria e Seulit. Ky njoftim vjen rreth një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, miratoi një plan të Koresë së Jugut për të ndërtuar një nëndetëse me energji bërthamore.
Analistët kanë thënë e plani i Seulit për ndërtimin e një nëndetëseje të tillë me energji bërthamore mund të nxisë një reagim agresiv nga Pheniani. Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë në Seul tha se Koreja e Veriut gjuajti një raketë të paidentifikuar balistike drejt Detit Lindor, duke iu referuar trupit ujor që njihet edhe si Deti i Japonisë.
Raketa ra në det jashtë ujërave të Japonisë dhe nuk është raportuar për ndonjë dëm apo për të lënduar, tha kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi. Sipas ushtrisë së Koresë së Jugut, raketa u lëshua në orën 12:35, sipas kohës lokale, nga një zonë në veri të Phenianit dhe fluturoi rreth 700 kilometra.
Koreja e Veriut ka rritur ndjeshëm testimin e raketave në vitet e fundit. Këto testime, sipas analistëve, kanë për synim përmirësimin e kapaciteteve për goditje precize, sfidimin e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, si dhe testimin e armëve para se ato potencialisht të eksportohen drejt Rusisë.
“Nga këndvështrimi i Koresë së Veriut, mundësia për sulme të papritura nga Deti Lindor mund të jetë burim ankthi. Nëse Koreja e Jugut pajiset me nëndetëse me energji bërthamore, ata do të jenë në gjendje të hyjnë në ujërat e Koresë së Veriut dhe të monitorojnë apo pengojnë armë, sikurse janë raketat balistike që lëshohen nga nëndetëset”, tha për AFP-në, Ahn Chan-il, që ka ikur nga Koreja e Veriut dhe që tani udhëheq Institutin Botëror për Studime të Koresë së Veriut.
Trump kishte njoftuar se Koreja e Jugut do të ndërtonte nëndetësen në SHBA, ku teknologjia bërthamore konsiderohet një nga sekretet më të ndjeshme dhe më të ruajtura ushtarake. Për dallim nga nëndetëset që operojnë me dizel, të cilat duhet të dalin rregullisht në sipërfaqe për të mbushur bateritë, nëndetëset me energji bërthamore mund të qëndrojnë nën ujë për shumë më gjatë./REL
TULLZA- Në Qendrën Klinike të Tuzllës të enjten në mbrëmje ka ndërruar jetë një person tjetër, duke e &...
Pamjet FILIPINE- Tajfuni Kalmaegi ka vrarë të paktën 188 persona në Filipine dhe pesë në Vietnam, sipas shifrave të fund...
Elon Musk SHBA- Aksionarët kanë miratuar një paketë page rekord që mund të arrijë në gati 1 trilion dollarë. M...
Takimi SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, prezantoi një sërë marrëveshjesh tregtare, diplomatike dhe minerare, teksa mirëpri...
Johann Wadephul GJERMANI- Konflikti midis ministrit të Jashtëm Johann Wadephul dhe kancelarit Friedrich Merz po bëhet gj...
Foto Ilustruese Pas shtatë dekadash, Qendra Memoriale e Holokaustit Yad Vashem në Jerusalem ka arritur në një moment të...
Orban dhe Trump Do të ketë shumë ngrohtësi në pritjen që presidenti amerikan, Donald Trump, do t’i bëjë kryem...
Abigail Zuerner SHBA- Një ish-mësuese nga Virxhinia, e cila u qëllua me armë zjarri nga një nxënës 6-vjeçar ...
Foto ilustruese SHBA- Momente dramatike u zhvilluan në Zyrën Ovale të enjten pasdite, gjatë një konference për shty...
Foto ilustruse POLONI- Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Polonia po përgatitet të nisë një program të ri trajnimi ushtarak k&e...