LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Ministri i Jashtëm Wadephul i izoluar brenda CDU-së

Të kthehen apo jo sirianët nga Gjermania në atdhe? Kancelari Merz po e kundërshton hapur kolegun e tij ministrin e Jashtëm të CDU-së, Johann Wadephul, për kthimin e refugjatëve sirianë.

7 Nëntor 2025, 08:50 Nga I.A
Analiza e DW: Ministri i Jashtëm Wadephul i izoluar brenda CDU-së
Johann Wadephul

GJERMANI- Konflikti midis ministrit të Jashtëm Johann Wadephul dhe kancelarit Friedrich Merz po bëhet gjithnjë e më i theksuar. Refugjatët sirianë që jetojnë aktualisht në Gjermani nuk do të mund në gjendje të kthehen në atdheun e tyre në një afat të shkurtër. "Është vërtet e shumë e vështirë që të jetojë njeriu me dinjitet këtu", tha Wadephul gjatë një vizite të kohëve të fundit në një periferi të Damaskut, e cila është prekur rëndë nga lufta civile.

Ndërsa Kancelari deklaroi: "Lufta civile në Siri ka mbaruar. Nuk ka më arsye për azil në Gjermani, dhe kjo është arsyeja pse ne mund të fillojmë kthimin e refugjatëve".

Kjo tingëllonte si një qortim për kolegun e tij konservator të CDU-së, megjithëse Merz u përpoq ta minimizonte konfliktin me ministrin. Wadepful, tha ai, kishte vizituar një pjesë veçanërisht të dëmtuar rëndë të Damaskut. Zëdhënësi i qeverisë Stefan Cornelius gjithashtu u përpoq të qetësonte konfliktin: "Sigurisht që kancelari e mbështet ministrin e Jashtëm".

Frika nga Alternativa për Gjermaninë

Ndërkohë kritikët nga CDU dhe CSU flasin hapur prej ditësh, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm Alexander Dobrindtnga CSU. Ai beson se nuk ka bazë për të kundërshtuar kthimin e refugjatëve në Siri. Jürgen Krings, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, i tha revistës Stern: "Me fundin e luftës civile në Siri, nuk ka më bazë për mbrojtjen e refugjatëve. Prandaj, lejet aktuale të qëndrimit humanitar duhet të shfuqizohen së shpejti."

Kryetarët e CDU-së të Saksoni-Anhalt dhe Baden-Vyrtemberg kanë shprehur pikëpamje të ngjashme dhe kanë bërë thirrje për kthimin e shpejtë të refugjatëve sirianë. Vendosmëria e tyre për të kundërshtuar ministrin e Jashtëm ka edhe një sfond politik: zgjedhjet do të mbahen vitin e ardhshëm në landet e tyre.

CDU është nën presion nga AfD, e cila me qëndrimin e saj të pakompromis ndaj refugjatëve, po shënon rritje tek votuesit. Në Saksoni-Anhalt, ajo është madje dukshëm përpara të tjerëve.

Politikanëve të CDU-së nuk u pëlqyen dilemat morale të Wadephul. Si provë për këtë, udhëheqësja e AfD-së, Alice Weidel, akuzoi CDU-në për "refuzimin e kthimeve".

"Duke pasur parasysh sondazhet aktuale, ka një nervozizëm të madh në BE", shkruan Henning Hof i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme për DW. "Seksione me ndikim të partisë besojnë se dinamika mund të përmbyset duke shtrënguar politikën e migracionit dhe për këtë arsye nuk duan të tregojnë dobësi". Ai paralajmëron se nuk është vetëm "çnjerëzore", por edhe "jorealiste" të besosh se rreth "një milion refugjatë sirianë, shumica e të cilëve janë të integruar mirë, mund të kthehen thjesht. Nuk ka kushte për këtë në Siri".

Edhe ligjërisht, vetëm një numër i vogël sirianësh që jetojnë në Gjermani mund të kthehen aktualisht. Megjithatë, ky fakt aktualisht luan pak rol në debatin brenda BE-së.

"Solidariteti i detyruar" me Izraelin...

Siria nuk është e vetmja çështje për të cilën Wadephul ka marrë kritika nga radhët e partisë së tij. Në gusht, ai tha se përfshirja në Ukrainë do ta "mbingarkonte” Bundeswehrin, gjë që dobësoi pozicionin negociues të Merz, ndërsa ai ishte në rrugë për në Uashington për bisedime me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Wadephul më pas ngriti çështjen e supozuar të "solidaritetit të detyruar” të Gjermanisë me Izraelin, ndërsa kancelari mbrojti Izraelin nga akuzat për gjenocid. Josef Schuster, President i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, e quajti termin "solidaritet i detyruar” në gazetën Welt, si "shumë problematik dhe jo të përshtatshëm”.

Politikanë si Omid Nuripour nga partia "të Gjelbërit" besojnë se termi relativizon të ashtuquajturën "kauza shtetërore” e Gjermanisë ndaj Izraelit, pra mbështetjen e pakushtëzuar për sigurinë e tij.

Hof beson se "ministri i Jashtëm flet shpesh spontanisht dhe pa u menduar gjatë – për tema që nuk janë përgjegjësi e tij, siç është kontributi i Gjermanisë në ‘Koalicionin e të Vullnetshmëve', dhe mbingarkesa e Bundeswehrit. Më pak do të ishte më mirë.”

Në fund, Wadephul shkaktoi një incident diplomatik me Kinën, një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë. Ai e anuloi udhëtimin e tij në Pekin në minutën e fundit kur u bë e qartë se nuk i ishte ofruar asnjë takim tjetër përveç një takimi me homologun e tij kinez Wang Yi. Qeveria kineze u ofendua.

Rizgjohen kujtime nga raporti Baerbock - Scholz

Opozita po e shijon konfliktin e brendshëm në CDU. "Edhe në politikën e jashtme, kancelari dhe CDU duhet të pyesin veten se përse u duhet një ministër i jashtëm", tha Katharina Dröge, kryetare e grupit parlamentar të të Gjelbërve në Bundestag. "Sa herë që ministri i Jashtëm flet hapur, kolegët e tij të partisë e vënë menjëherë në dyshim."

Qeveria e re e koalicionit CDU/CSU-SPD që donte që gjërat të ishin më mirë se në qeverinë e mëparshme të kancelarit Olaf Scholz të SPD-së, tani po përballet me një situatë të ngjashme. Debatet publike të kujtojnë kohën e fërkimeve mes Scholz të SPD-së dhe ministres së Jashtme ekologjiste, Analene Baerbock.

Tani duket se ky është përsëri një problem, këtë herë midis kolegëve nga e njëjta parti CDU. "Politika e jashtme e shpallur me një burim të vetëm nuk po funksionon", thotë Henning Hof. "Kjo është, nga njëra anë, një pasojë e retorikës së Wadephul dhe nga ana tjetër, veprimet e pamjaftueshme të koordinuara të kancelarisë, e cila - të paktën në këtë rast - reagoi shumë vonë."/DW

johann wadephul friedrich merz cdu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet