LIVE UPDATES
Bota

Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të moldavëve nga Rusia, Beogradi hesht

Më 22 shtator, autoritetet moldave thanë se kanë kryer 250 bastisje dhe kanë arrestuar dhjetëra persona si pjesë e një hetimi lidhur me një plan të dyshuar dhe “të koordinuar nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”.

25 Shtator 2025, 08:54 Nga I.A

Serbia në qendër të hetimeve për trajnimin e dyshuar të

SERBI- Serbia edhe një herë po përballet me akuza se operativë të dyshuar rusë kanë trajnuar qytetarë nga Moldavia në territorin serb, me qëllim që ata të nxisnin “trazira masive” para zgjedhjeve parlamentare që mbahen këtë fundjavë.

Më 22 shtator, autoritetet moldave thanë se kanë kryer 250 bastisje dhe kanë arrestuar dhjetëra persona si pjesë e një hetimi lidhur me një plan të dyshuar dhe “të koordinuar nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”.

Ata thanë se shumica e të dyshuarve ishin “trajnuar” në Serbi. Deri më tani, Serbia as nuk e ka mohuar e as pranuar këtë pretendim.

Eksperti moldav për politika publike dhe të sigurisë nga instituti WatchDog.MD, Andrei Curararu, tha për Radion Evropa e Lirë se “nuk ka asnjë arsye për të dyshuar” për këtë hetim dhe gjetjet e tij.

“Të njëjtat seanca trajnuese po përsëriten, vetëm që këtë herë në Serbi, por po flasim për një organizatë të ngjashme dhe përfshirjen e personave me të kaluar të ngjashme”, tha ai.

Kjo është hera e dytë që autoritetet e Moldavisë pretendojnë se Serbia është “mikpritëse” e qytetarëve moldavë, të cilët, nën patronazhin e strukturave ruse, pretendohet se po trajnohen për të nxitur trazira në Moldavi.

Hera e parë kur u bën këto pretendime ishte para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe referendumit në tetor të vitit 2024, kur Bosnja dhe Hercegovina po ashtu u përmend.

Zyrtarët e sigurisë në Moldavi thanë se operativët e inteligjencës ruse trajnuan shtetas moldavë në Serbi për taktikat e protestave. Hetimi nisi në qershor, tha Victor Furtuna, kreu i Zyrës së Prokurorit për Luftimin e Krimit të Organizuar në Moldavi.

Prokurorët zbuluan se një grup personash, nga mosha 19 deri në 45 vjeç, të cilët udhëtuan për në Serbi, ku dyshohet se u trajnuan për të thyer kordonët e policisë, për të rezistuar ndaj forcave të rendit, për të përdorur shkopinj gome, pranga dhe madje armë zjarri, në disa raste.

Për çdo seancë trajnuese supozohet se ata merrnin rreth 400 euro.

Në total, 111 persona janë të përfshirë në këtë rast penal.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan pasaporta, kartela SIM, kartela të huaja bankare dhe armë. Shtatëdhjetë e katër persona u dërguan në paraburgim.

“Shumë persona dhanë deklarata shumë të detajuara: si udhëtuan për në Serbi, për organizatorët e udhëtimit dhe për instruktorët”, tha Furtuna.

Shefi i Policisë, Viorel Cernauțeanu, tha se disa nga të dyshuarit nuk ishin në dijeni për qëllimin e vërtet të këtij udhëtimi. Sipas tij, atyre u ishte thënë se do të ishte një pelegrinazh dhe vetëm më vonë u përfshinë “në trajnime për trazira dhe destabilizim”.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Moldavisë (SIS), Alexandru Musteata, deklaroi se personi që koordinonte trajnimet në Serbi prezantohej si punonjës i shërbimeve speciale ruse dhe se përdorte nofkën Bes (djall, në rusisht), por identiteti i tij i vërtetë ende nuk është përcaktuar.

Një tjetër organizator i trajnimeve, tha ai, është Andrei Pavlov, oficer nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Ai dyshohet se ka planifikuar dhe organizuar aktivitetet subversive në territorin e Republikës së Moldavisë, të financuara nga Federata Ruse, duke përdorur rrjetin e grupit ‘Shor’ për të rekrutuar më shumë persona”, tha Musteata.

Sipas tij, Pavlov njihet për organizimin e disa aktiviteteve subversive në shtete të Bashkimit Evropian, Azisë dhe Afrikës.

Komisionarja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, deklaroi më 23 shtator se Komisioni Evropian është në dijeni për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet parlamentare në Moldavi përmes blerjes së votave dhe metodave të tjera.

“Jemi në dijeni për këtë gjë dhe sa i përket këtij rasti të veçantë, jemi duke e shikuar: kush, kur dhe si ishte e mundur që kjo të ndodhte”, tha Kos në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Marko Savkoviq nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë,i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk pret që Qeveria serbe të përgjigjet ndaj pretendimeve të bëra nga autoritetet moldave.

“Aktualisht, sipas kushteve aktuale të konfrontimit mes Evropës dhe Rusisë, do të ishte shumë e rrezikshme që Serbia të shërbente si vend për këtë lloj trajnimi, dhe kjo duhet të merret shumë seriozisht”, tha ai.

“Megjithatë, duke parë raportimet në mediat proqeveritare, që ndjekin politikën shtetërore, nuk shoh se kjo çështje po merret seriozisht në Serbi”, shtoi ai.

Eksperti moldav për politika publike dhe siguri, Andrei Curararu, u pajtua.

“Dyshoj se autoritetet serbe do të ishin bashkëpunuese në nisjen e një hetimi, duke pasur parasysh qëndrimin e hapur prorus që Qeveria atje ka treguar”, theksoi ai.

Para zgjedhjeve dhe referendumit të mbajtur më 2024, u bënë publike detaje që tregonin ekzistencën e vendeve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi ku të rinjtë ishin trajnuar nga individë të lidhur me grupet mercenare ruse, Ferma dhe Wagner.

Disa institucione shtetërore në Bosnje më pas nisën hetime për këto pretendime. Nuk dihet nëse një hetim për këtë çështje është iniciuar edhe në Serbi. Atëbotë, Moldavia arrestoi disa persona për pjesëmarrje në këto trajnime.

Aktualisht, më shumë se 40 persona janë nën hetim dhe kundër afër dhjetë prej tyre po zhvillohen procedura penale.

Në atë kohë, Policia në Moldavi tha se rrjeti ishte financuar nga oligarku prorus, Ilan Shor, i cili aktualisht gjendet në arrati. Ai u dënua në mungesë me 15 vjet burgim lidhur me zhdukjen e 1 miliard dollarëve nga sistemi bankar moldav më 2014.

Zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 shtator në Moldavi mund të jenë vendimtare për përpjekjet e shtetit për anëtarësim në BE. Autoritetet moldave pretendojnë se Moska po përpiqet ta pengojë rrugën evropiane përmes taktikave si dezinformimi, organizmi i trazirave masive dhe blerjes së votave.

Muajin e kaluar, oligarku Ilan Shor, haptazi u ofroi qytetarëve moldavë pagesa mujore prej 3.000 dollarësh në këmbim të bashkimit në protestat antiqeveritare.

Moska vazhdimisht ka mohuar se ndërhyn në çështjet e brendshme të Moldavisë.

Pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt 2022, Moldavia aplikoi për anëtarësim në BE dhe mori statusin e vendit kandidat po të njëjtin vit. Shteti hapi negociatat për anëtarësim vitin e kaluar. Orientimi perëndimor i Moldavisë ka zemëruar edhe më shumë Moskën dhe ka rritur tensionet mes dy shteteve./REL

marta kos alexandru musteata

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet