LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë do të thotë ndryshimi i qëndrimit të Trump për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Deklaratat e tij, të bëra në një postim në rrjetet sociale më 23 shtator, pasi takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, shkaktuan reagime të menjëhershme: në të kaluarën, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kishin sugjeruar se Ukraina do të duhej të dorëzonte një pjesë të territorit te Rusia në çdo marrëveshje të mundshme të paqes.

24 Shtator 2025, 22:59 Nga E. D
Analiza: Çfarë do të thotë ndryshimi i qëndrimit
foto ilustruese

UKRAINË- Në një ndryshim të papritur të qëndrimit, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ukraina mund të rifitojë të gjithë territorin e saj të pushtuar nga Rusia me ndihmën e mbështetësve evropianë. Deklaratat e tij, të bëra në një postim në rrjetet sociale më 23 shtator, pasi takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, shkaktuan reagime të menjëhershme: në të kaluarën, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kishin sugjeruar se Ukraina do të duhej të dorëzonte një pjesë të territorit te Rusia në çdo marrëveshje të mundshme të paqes.

Në një takim të tensionuar të zhvilluar në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, Trump i tha Zelenskyt se Ukraina “nuk i ka kartat” për ta fituar luftën. Por, postimi i fundit i udhëheqësit amerikan ngriti pyetje që nuk kanë marrë përgjigje. A do të tërhiqet Trump nga përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës? A janë ende në tavolinë sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë? A mundet që ky ndryshim i retorikës të ndryshojë llogaritjet e Kremlinit kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë?

A janë ende sanksionet në tavolinë?

“[Presidenti rus, Vladimir] Putin dhe Rusia janë në telashe TË MËDHA ekonomike”, shkroi Trump në Truth Social, duke sugjeruar se problemet financiare të shtetit ishin një nga arsyet kryesore për qëndrimin e tij të ri se Ukraina mund të rivendosë kontrollin mbi kufijtë e saj “me kohë, durim dhe mbështetje financiare të Evropës dhe, në veçanti, të NATO-s”.

Përderisa ai vazhdimisht ka kërcënuar me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe ndaj shteteve që ndihmojnë pushtimin rus të Ukrainës, në mënyrë që të minohet kapaciteti i Moskës për të luftuar, ai nuk përmendi asnjë masë ndëshkuese në këtë postim. Disa vëzhgues i lexuan këto deklarata si sinjal se nuk priten sanksione të reja amerikane.

Në adresimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të bërë disa orë para postimit, Trump tha se SHBA-ja “është e përgatitur plotësisht të vendosë një rund të tarifave dhe sanksioneve të fuqishme” nëse Rusia nuk “është e gatshme të bëjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”. Por, ai përsëriti kushtin e paraqitur së voni se Evropa duhet të ndërmarrë veprime të ngjashme, duke thënë se “në mënyrë që këto tarifa të jenë efektive, shtetet evropiane ... duhet të na bashkohen në vendosjen e masave të njëjta”.

Lehtësim i presionit ndaj Ukrainës?

Për Ukrainën, një shqetësim i madh ka qenë se Trumpi, i cili e bëri prioritet përfundimin e luftës pasi mori mandatin e dytë presidencial në janar të këtij viti, mund t’i bëjë presion Kievit që të pranojë një marrëveshje paqeje që do t’i jepte Rusisë kontroll mbi pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas.

Rusia aktualisht kontrollon rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës dhe ka pretendime, të pabaza, mbi pjesë të rajoneve të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjash dhe Hersonit, të cilat nuk i ka nën kontroll. Deklaratat e reja të Trumpit sugjerojnë se Uashingtoni nuk do t’i bëjë presion Ukrainës që të bëjë koncesione territoriale.

Trump “më herët nuk ka bërë ndonjë deklaratë të ngjashme”, tha për Radion Evropa e Lirë, Sam Greene, profesor i politikës ruse në Kolegjin Kings të Londrës. “Dhe nëse kjo me të vërtetë sugjeron se ai është i gatshëm të pranojë një përfundim të kësaj lufte, që nuk do të përfshinte kompromise të bëra nga Ukraina mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, atëherë kjo është e rëndësishme”.

A do të tërhiqet presidenti Trump?

Në anën tjetër, postimi i Trumpit vështirë se mund të shihet si premtim për mbështetje të fuqishme amerikane ndaj përpjekjeve të Kievit për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia. Ai vuri barrën mbi Ukrainën dhe Evropën, duke përmendur SHBA-në vetëm për t’u zotuar se do të “vazhdojë të furnizojë me armë NATO-n dhe pastaj NATO-ja të bëjë me to çfarë të dojë” – referencë e qartë për marrëveshjen që u mundëson shteteve të NATO-s të blejnë armë amerikane dhe më pas të njëjtat t’ia japin Ukrainës.

“Sigurisht që mund të interpretohet si një shenjë që SHBA-ja ndihet rahat me faktin që këta aleatë po i ofrojnë më shumë armë Ukrainës, gjë që në të vërtetë nuk paraqet ndonjë ndryshim”, tha për Radion Evropa e Lirë, Olga Oliker, drejtoreshë e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. “Një ndryshim do të ishte një zotim për t’i dhënë më shumë [sisteme] Patriot ... ukrainasve dhe që SHBA-ja të ofronte më shumë armë ... për Kievin”.

Vendosja e theksit tek Evropa dhe Ukraina dhe nënvizimi i asaj që do të përbënte një zgjidhje të mundshme ushtarake për luftën, bëri që disa vëzhgues të arrinin në përfundimin se SHBA-ja mund të jetë duke u tërhequr nga përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje.

Pjesë të postimit të Trumpit dukeshin si mesazh lamtumirës. Ai shkroi: “Në çdo rast, u uroj të dyja shteteve çdo të mirë” dhe përfundoi duke iu uruar “suksese të gjithëve”. Ndaras, ai u tha gazetarëve se kishte menduar se do të ishte e lehtë t’i jepte fund luftës “për shkak të raportit tim me Putinin, por fatkeqësisht kjo marrëdhënie nuk kishte asnjë rëndësi”. Në deklarimet e tjera të bëra më 23 shtator, ai tha se shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët luftarakë rusë që shkelin hapësirat e tyre ajrore.

Por, ai nuk tha se do të hiqte dorë nga përpjekjet për t’i dhënë fund luftës. “Do t’ju njoftoj për rreth një muaj nga tani”, tha presidenti Trump kur u pyet nëse ende i beson Putinit, duke sugjeruar se ai nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për paqe.

Trump “qartazi nuk po thotë se SHBA-ja është e gatshme të lajë duart krejtësisht nga kjo situatë dhe se nuk do të ishte e kënaqur që ta shihte Ukrainën duke fituar”, tha Greene.

A do të lëkundet Rusia?

Siç pritej, Rusia minimizoi deklaratat e Trumpit dhe sugjeroi se ato nuk do të çonin në ndryshim të strategjisë ose taktikave të saj. Analistët thanë se Putin duket i vendosur që ta nënshtrojë Ukrainën dhe nuk ka treguar interes që të negociojë për përfundimin e luftës, përveç nëse negociohet sipas kushteve të Rusisë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u përpoq të hidhte poshtë sugjerimin e Trumpit se Ukraina mund të rimarrë territoret që Rusia i ka pushtuar, duke thënë se dinamikat e fushëbetejës “tregojnë se ata që nuk janë të gatshëm të negociojnë tani, pozicioni i tyre do të jetë shumë më i keq nesër dhe pasnesër”.

Trump nuk ka qenë konsistent lidhur me atë se “cila palë është fajtore, kush ka avantazhin dhe çfarë mund të bëjë SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës”, kështu që Rusia me gjasë do të ndjekë me më shumë vëmendje veprimet e Uashingtonit sesa fjalët e tij, tha Nigel Gould-Davies, hulumtues për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Ndërkaq, udhëheqësit evropianë mund të mirëpresin deklaratat e Trumpit “si një sinjal se nëse ata do të vazhdojnë të gjejnë mjetet financiare për të mbështetur ukrainasit, SHBA-ja do të lejojë që armët amerikane të blihen nga Evropa për t’ua dhënë ukrainasve dhe se SHBA-ja nuk do të pengojë Evropën në përpjekjet për të ofruar këtë lloj mbështetje për Ukrainën”, tha Greene.

“Por, mendoj se Evropa do të shqetësohet, sikurse edhe ukrainasit se ... gjërat mund të ndryshojnë përsëri”./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet