LIVE UPDATES
Bota

"Serbia në burgun digjital", DW: Përdorimi i programit të spiunimit rrezikon punën e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes.

Përdorimi i paligjshëm i spyware, të cilin BIA e mohon, nuk është shumë i dobishëm për autoritetet në Serbi. Kjo rrezikon shumë punën e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes.

18 Dhjetor 2024, 08:16 Nga r.ll
"Serbia në burgun digjital", DW: Përdorimi i programit
protestat ne serbi

SERBI- Një raport i Amnesty International tregon se autoritetet serbe po përdorin spyware për të luftuar kundër gazetarëve, politikanëve dhe sektorit joqeveritar. "Burgu Digjital: Mbikëqyrja dhe Shtypja e Shoqërisë Civile në Serbi” quhet raporti i lartpërmendur, ku thuhet se regjimi serb përdor mjete mjekoligjore për nxjerrjen e të dhënave nga telefonat celularë në të cilët është instaluar softueri pa asnjë bazë ligjore. Policia serbe dhe Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), ndër të tjera, përdorin softuerin Cellebrite, i cili iu dhurua Serbisë nga Norvegjia, për të monitoruar aktivitetet e kritikëve të regjimit të Vuçiçit.

Duke analizuar disa telefona, në të cilët ishte instaluar softuer spiun gjatë intervistave informative apo arrestimeve në komisariat, u konstatua se ky softuer ekziston në dhjetëra, e ndoshta qindra, telefona aktivistësh dhe gazetarësh. Përveç programit Selebrit, në telefona është gjetur edhe programi i panjohur më parë NoviSpy. Me rastin e atij raporti, Ministria e Punëve të Jashtmenorvegjeze theksoi se nuk e përkrah keqpërdorimin e këtij programi, ndërsa MPB-ja dhe BIA e Serbisë deklaruan se "të gjitha këto mjete softuerike i kanë përdorur në përputhje me ligjin” dhe se "kjo është një raport i parëndësishëm sensacionalist që nuk meriton koment”.

Digë për publikun demokratik

Serbia është futur në një burg digjital, sepse "ka një qeveri autokratike që nuk lejon krijimin e asnjë lloj publiku demokratik”, vlerëson deklaratat nga ky raport për DW, Zoran Gavriloviç nga Byroja e Kërkimeve Sociale (BIRODI).

"Tani jemi dëshmitarë se shteti i është nënshtruar një partie politike dhe mekanizmi për këtë është kultivimi i kultit të personalitetit të Aleksandër Vuçiqit. Qëllimi është që gazetarët dhe sektori civil të heqin dorë nga ajo që po bëjnë. Megjithatë, këtu duhet të tërhiqet vëmendja se këtë, përveç BIA-s, e bën edhe Banka Popullore e Serbisë, e cila merr të dhëna nga bankat komerciale për transaksionet financiare të gazetarëve dhe organizatave joqeveritare dhe ua dërgon personave të caktuar në qeveri”, thekson Gavriloviç.

Bllokimi i mendimit kritik

Gazetari Nedim Sejdinoviç beson se "është mjaft e qartë se si Serbia u gjend në një burg digjital. Qysh në fillim të qeverisjes së tij, Vuçiç bëri të ditur hapur se një sasi e madhe parash dhe burimesh po përdoreshin për blerjen e pajisjeve dhe programeve kompjuterike që do të përdoreshin për të kontrolluar kundërshtarët politikë dhe për të shkatërruar praktikisht opozitën. Me kalimin e viteve, shteti nuk ka kursyer para për qëllimin përfundimtar, që është një përpjekje për të shfuqizuar plotësisht mendimin kritik”, tha Sejdinoviç për DW.

Raporti i Amnesty International shqyrton gjithashtu valët e shumta të protestave në Serbi, gjatë të cilave kundërshtarët e regjimit iu ekspozuan fushatave brutale dhe thekson se "deklaratat shpifëse inkurajoheshin nga postet e larta, duke përfshirë presidentin, deputetët dhe guvernatorin e Bankës Kombëtare të Serbisë”.

Gavriloviç vëren se kjo po ndodh edhe tani "gjatë protestave studentore", por se "përveç fushatave diskredituese, regjimi ende nuk ka guxim dhe vullnet për të kaluar në forma më agresive të shtypjes së protestave që mbrojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Serbi. Në fund të fundit, Serbia është në Ballkan, e rrethuar nga vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, dhe aq e izoluar nga bota jodemokratike, nuk mund të bëjë atë që bëjnë vendet jodemokratike”, tha Gavriloviç për DW.

Qeveria tashmë ka një algoritëm të fushatës kur bëhet fjalë për këtë lloj proteste, vëren Nedim Sejdinoviç dhe shton se "përveç propagandës primitive, kjo do të thotë se përdoren të gjitha mjetet për të futur përçarje dhe mosbesim në zemër të rebelimit, e shërbimet sekrete luajnë ndoshta edhe rolin më të madh këtu. Por, duke qenë se protesta është masive dhe e decentralizuar, nuk mendoj se as ato zgjidhje softuerike janë shumë të dobishme për autoritetet serbe”, thotë bashkëbiseduesi ynë.

Një problem për gazetarët investigativë

Por përdorimi i spyware kërcënon shumë punën e gazetarëve dhe lirinë e shprehjes, thekson Sejdinoviç. Ai thotë se "kjo vlen veçanërisht për gazetarët hulumtues. Një keqpërdorim i tillë i pushtetit jo vetëm që rrezikon vetë gazetarët, por edhe kontaktet e tyre me njerëz nga sistemi qeveritar të cilët u japin disa informacione”, tërheq vëmendjen Sejdinoviç.

Zbulimi i Amnesty International, thotë ai, ka treguar edhe një herë se Partia Progresive Serbe (SNS) e sheh çdo veprimtari opozitare, si dhe çdo anëtar të sektorit joqeveritar apo kritik të regjimit, si pjesë të veprimtarive të paligjshme. Konkluzioni i raportit, shtoi ai, vetëm konfirmon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, jo vetëm që nuk toleron demokracinë parlamentare, por as ndonjë zë kritik në shoqëri.

Autokratët dhe diktatorët "çdo përpjekje për të luftuar për demokracinë e shohin si një luftë hibride”, vlerëson Zoran Gavriloviç. Nedim Sejdinoviç paralajmëron se "është përditësuar sërish historia për listat e agjentëve të huaj, gjë që është veçanërisht e çuditshme në rastin e Aleksandër Vuçiçit, i cili i hapi plotësisht dyert ndikimit të huaj dhe kapitalit të huaj dhe ku Qeveria e Serbisë është realisht mercenari më i madh i huaj”./DW

serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet