LIVE UPDATES
Bota

Videoja virale me mesazhe naziste në ishullin e pushimeve, policia gjermane nis hetimet

Një video virale tregon njerëz duke kënduar tekste raciste dhe me përshëndetje naziste në një klub në ishullin gjerman të Sylt-it. Klubi e dënoi incidentin.

24 Maj 2024, 22:29 Nga B.Z
Videoja virale me mesazhe naziste në ishullin e pushimeve, policia gjermane
Restoranti Pony dënon incidentin dhe raporton emrat e "nazistëve".

GJERMANI- Policia në landin verior gjerman të Schleswig-Holstein-it po heton një video virale në mediat sociale, që duket se tregon një grup të rinjsh duke kënduar tekste raciste pranë një lokali në ishullin Sylt.

"Një video që tregon njerëz duke festuar në ishullin Sylt po qarkullon në mediat sociale," tha policia në X, dikur Twitter, të premten në mëngjes. "Ne jemi në dijeni për këtë video, e cila është nën hetim për shkak të përmbajtjes së saj potencialisht të paligjshme".

Videoja, e cila duket se është xhiruar jashtë klubit ekskluziv të natës Pony në qytetin ishull Kampen fundjavën e kaluar, tregon njerëzit duke kërcyer me hitin e DJ-it italian Gigi D'Agostino  'Love Always', por duke ndryshuar tekstin në "Të huajt jashtë, Gjermania për gjermanët, të huajt jashtë".

N­ë video duket nj­ë i pranish­ëm që imiton mustaqet e shkurta t­ë diktatorit nazist Adolf Hitler dhe q­ë b­ën përshëndetjen naziste. Askush në video nuk duket i shqetësuar nga kjo sjellje.

Klubi i natës dënon incidentin dhe raporton emrat e "nazistëve".

Pasi mësoi videon, "Pony" shkroi në Instagram se ishte "thellësisht i tronditur" dhe se "distancohet nga të gjitha format e racizmit dhe diskriminimit".

Teksti vazhdon: "Çdo mysafir është i mirëpritur, pavarësisht nga origjina e tij etnike... Ne jemi krenarë për diversitetin tonë. Po ta kishim ditur këtë incident, padyshim që do t'i kishim dëbuar personat e përfshirë. Nuk ka vend për racizëm!"

Dhe si sh­ënim n­ë fund, shkruhet: "Kushdo që e sheh veten duke kënduar në këtë video, je i ndaluar (t­ë hysh n­ë klub)!"

Jan Böhmermann, satiristi i njohur i televizionit kombëtar e publikoi videon në rrjetin social dhe pyeti 2.7 milionë vetë: "Kush dhe ku janë këta njerëz?

Disa orë më vonë, klubi tha se "ia kishin dërguar emrat e këtyre nazistëve" dhe "do të bënte një ankesë kundër kësaj sjelljeje të neveritshme me të gjitha mjetet ligjore".

Scholz thotë se nuk duhet të ketë tolerancë

Kancelari Olaf Scholz dënoi ashpër thirrjet raciste të filmuara.

"Është e qartë se slogane të tilla janë të neveritshme dhe të papranueshme", tha Scholz-i. "Nuk duhet të ketë tolerancë. Dhe kjo është arsyeja pse është e drejtë që të të gjitha aktivitetet tona synojnë pikërisht parandalimin e përhapjes së kësaj."

Gazetarja dhe prezantuesja gjermane Dunja Hayali tha: " Mustaqe Hitleri dhe shampanjë, por jo "të huaj". Sylt 2024. Ditën kur kremtojmë përvjetorin e Ligjit Themelor".

Tendenca e ekstremit të djathtë

Videoja u zbulua në ditën kurGjermania shënoi 75-vjetorin e Kushtetutës së vendit, të njohur si Ligji Themelor, paragrafi i parë i së cilës thotë: "Dinjiteti i njeriut është i paprekshëm".

Tendenca e të kënduarit të teksteve raciste të riformuluara në melodinë "Love Always" u përhap në qarqet e ekstremit të djathtë në Gjermani që në vitin 2023.

Deri tani në vitin 2024, policia ka nisur hetime për incidente të ngjashme në festa dhe festime në disa qytete të largëta në Bavari, Gjermani jugore, si dhe në landin verior Schleswig-Holstein./VOA 

naziste hetim video raciste gje

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës