LIVE UPDATES
Bota

Sekuestrimet më të mëdha të drogave në Ballkanin Perëndimor

Droga mbërriti atje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar lokal i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, në pronën e të cilit u gjet kanabisi më 29 janar.

18 Shkurt 2026, 16:56 Nga E. D

Sekuestrimet më të mëdha të drogave në Ballkanin

KOSOVË- Sekuestrimi i pesë tonëve marihuanë në fshatin Konjuh, afër Krushevcit në Serbi, ishte - sipas ministrit të Brendshëm, Ivica Daçiç - sasia më e madhe e drogës e zbuluar ndonjëherë në këtë vend. Vlera e saj ishte midis shtatë dhe dhjetë milionë eurove.

Droga mbërriti atje nga Maqedonia e Veriut, ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe një zyrtar lokal i Partisë Përparimtare Serbe në pushtet, në pronën e të cilit u gjet kanabisi më 29 janar.

Ky nuk ishte rasti i parë që ngriti dyshime për lidhje të mundshme mes individëve të përfshirë në trafikun e drogës dhe njerëzve të afërt me pushtetin, megjithëse autoritetet i hodhën poshtë ato pretendime.

Radio Evropa e Lirë përgatiti një përmbledhje të sekuestrimeve më të mëdha të drogave në Serbi dhe operacioneve ndërkombëtare në të cilat u arrestuan edhe shtetas serbë.

Dy tonë kanabis në Zemun të Beogradit

Dy tonë kanabis u sekuestruan në gusht të vitit 2025 në Zemun të Beogradit. Zyra e Prokurorit të Lartë Publik njoftoi në janar se ky operacion dhe informacione të tjera çuan në sekuestrimin e fundit në Konjuh.

Maqedoni e Veriut: Kontrabandë nën maskën e barnave

Policia dhe prokurorët në Maqedoninë e Veriut bastisën disa lokacione në Shkup dhe Strumicë dhe sekuestruan dhjetëra tonë kanabis mjekësor.

Operacioni pasoi një sekuestrim rekord prej pesë tonësh marihuanë në Serbi, e cila u tha se kishte origjinën nga një fabrikë e licencuar në Shkup.

Kultivimi i kanabisit mjekësor është legal në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Azir Aliu, tha se ligji aktual ka dobësi serioze kur bëhet fjalë për kontrollimin e kompanive dhe paralajmëroi një zgjidhje të re ligjore.

Mbi një ton drogë në fermën e ushqimit organik Jovanjica

Në nëntor të vitit 2019, Policia e Serbisë zbuloi një laborator ilegal për prodhimin e kanabisit në fermën për prodhimin e ushqimit organik Jovanjica, pranë Stara Pazovës, afër Beogradit. Atëkohë u sekuestruan 1.6 ton marihuanë, ndërsa u arrestuan pronari i fermës, Predrag Kolluvija, dhe punonjësit.

Prokuroria për Krim të Organizuar e akuzoi Kolluvijën për drejtimin e një grupi kriminal, me ndihmën e disa pjesëtarëve të policisë, Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit dhe Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake, të cilët, sipas aktakuzës, i dhanë informacione konfidenciale dhe ia siguruan fermën.

Gjykimi është ende në proces, ndërsa të akuzuar janë 18 persona, përfshirë gjashtë pjesëtarë të shërbimeve të sigurisë. Partia Përparimtare Serbe e mohoi përfshirjen e pushtetit në këtë rast. Inspektorët e policisë që udhëhoqën operacionin për zbulimin e plantacionit Jovanjica, u shkarkuan në gusht të vitit 2023.

Kokainë nga Ekuadori dhe Brazili

Në fund të nëntorit të vitit 2024, Policia e Serbisë arrestoi tetë anëtarë të të ashtuquajturit “Karteli Ballkanik”, të dyshuar për kontrabandë të kokainës. Prokuroria për Krim të Organizuar në Serbi njoftoi se në mesin e tyre ishte edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të ndërmarrjes publike të transportit urban në Novi Sad, Mlladen Papoviq.

Disa prej tyre u arrestuan në Beograd, Nish, Novi Sad dhe Mitrovicë të Sremit, ndërsa një shtetas serb u arrestua në Ekuador dhe një tjetër në Bosnje e Hercegovinë. Policia e Serbisë dyshon se ky grup qëndron pas dërgesave të kokainës, në sasi prej disa tonësh, nga Ekuadori dhe Brazili drejt Evropës.

Prokuroria i lidh ata edhe me sekuestrimin e 505 kilogramëve kokainë në një kontejner nga Ekuadori, i zbuluar në Portin e Ploçës në Kroaci, në mars të vitit 2021. Prokuroria deklaroi se përmes këtij aksioni, u shkatërrua një nga organizatat më të fuqishme kriminale nga Ballkani.

“Karteli Ballkanik” përfaqëson një rrjet prej disa grupeve kriminale nga rajoni i Ballkanit, të përfshira në kontrabandimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës. Në Serbi u ngritën dy aktakuza kundër personave të dyshuar se janë pjesëtarë të këtij grupi.

Gati 200 kilogramë drogë në Austri dhe Spanjë

Katër persona u arrestuan dhe më shumë se 80 kilogramë kokainë dhe 110 kilogramë marihuanë u sekuestruan në një operacion ndërkombëtar të udhëhequr nga Policia e Serbisë, në dhjetor të vitit 2025. Një shtetas serb u arrestua në Vjenë dhe në posedim të tij u gjet kokainë me vlerë prej disa miliona eurosh. Të dyshuarit u arrestuan për shpërndarjen e kokainës dhe marihuanës në Spanjë, në Austri dhe në një pjesë në Serbi.

Më shumë se dy tonë në tetë vende

Europoli - agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian - njoftoi në shtator të vitit 2021 se kishte sekuestruar 2.6 tonë kokainë dhe se kishte arrestuar 23 të dyshuar që besohej se ishin anëtarë të një karteli droge në Ballkan, që kontrabandonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Operacioni përfshiu tetë vende: Spanjën, Kroacinë, Serbinë, Gjermaninë, Slloveninë, Bosnje e Hercegovinën, Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbinë. Trembëdhjetë persona u arrestuan në Spanjë dhe dhjetë në Slloveni, ndërsa u sekuestruan 324 kilogramë marihuanë, 612 mijë euro dhe 15 automjete luksoze. Atëkohë u raportua se anëtarë të grupit ishin kriminelë nga Serbia, Kroacia, Mali i Zi dhe Sllovenia, dhe se ata kishin degë aktive në disa vende të Evropës.

Rasti Shariq, i pari në Serbi

Vendimi përfundimtar në maj të vitit 2022 kundër Darko Shariqit me 14 vjet burg, për kontrabandën e 5.7 tonëve kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë nga viti 2006 deri në vitin 2009, i dha fund gjyqit në një nga rastet më të mëdha të krimit të organizuar, të zhvilluara ndonjëherë në Serbi.

Sipas vendimit, Shariq drejtoi një organizatë kriminale në shkallë globale. Prokuroria tha se grupi kontrabandoi 1.8 ton kokainë në Spanjë, 2.1 tonë u gjetën në një jaht pranë Montevideos në Uruguaj, 1.1 ton u zbulua në Brazil dhe 700 kilogramë u sekuestruan nga Policia e Italisë.

Prokuroria ngriti padi kundër Shariqit dhe të tjerëve në prill të vitit 2010, dhe gjyqi filloi në shtator të atij viti, derisa ai ishte në arrati. Shariq u dorëzua në mars të vitit 2014, por nuk u bë e ditur se ku fshihej ose nga cili vend vinte./REL

droge

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet