Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Delegacionet e dy shteteve pritet të vazhdojnë bisedimet në Gjenevë të Zvicrës përmes grupeve punuese më 18 shkurt.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, tha se dita e parë e rundit të fundit të bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, që ndërmjetësohen nga Uashingtoni, “solli përparim domethënës” në ndaljen e luftës.
Delegacionet e dy shteteve pritet të vazhdojnë bisedimet në Gjenevë të Zvicrës përmes grupeve punuese më 18 shkurt.
Witkoff tha përmes një postimi në X se “të dyja palët u pajtuan të informojnë udhëheqësit e tyre dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një marrëveshjeje”.
“Diskutimet u përqendruan në çështje praktike dhe mekanizma për zgjidhje të mundshme”, tha kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Mediat ruse cituan një burim nga delegacioni rus të ketë thënë se bisedimet zgjatën për gjashtë orë dhe se ishin “shumë të tensionuara”.
Burime në Uashington i thanë Radios Evropa e Lirë se këshilltarë të sigurisë kombëtare nga Britania, Franca, Gjermania dhe Italia po i vëzhgonin bisedimet, të cilat u zhvilluan disa orë pasi Rusia kreu një tjetër valë sulmesh ndaj caqeve në mbarë Ukrainën, duke përdorur qindra dronë dhe raketa.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, këmbënguli se veprimet e Rusisë nuk duhet të anashkalohen në Gjenevë. Negociatorët e Ukrainës “duhet patjetër të bëjnë pyetje për këto sulme ajrore – pyetje kryesisht ndaj palës amerikane, e cila na sugjeroi si neve ashtu edhe Rusisë të përmbaheshim nga sulmet”, tha ai në adresimin e përditshëm në rrjetet sociale.
Takimet në Gjenevë vijnë një javë para përvjetorit të katërt të luftës të Rusisë kundër Ukrainës, një konflikt që ka vrarë ose plagosur rreth 2 milionë njerëz në të dyja palët.
Përpjekjet e udhëhequra nga SHBA-ja për zgjidhjen e konfliktit kanë avancuar që nga përpjekjet e para në muajt e parë të luftës, që nisi më 24 shkurt 2022. Megjithatë, Rusia ka treguar pak gatishmëri për t’u tërhequr nga kërkesat e saj, të cilat përfshijnë edhe që Kievi të heqë dorë nga territore që ende i kontrollon në rajonin lindor të Donbasit.
Ndërkaq, Ukraina i ka bërë presion Uashingtonit dhe aleatëve evropianë për garanci të forta sigurie, që do ta ndihmonin atë mbronte veten nga ndonjë agresion i mundshëm rus në të ardhmen.
Si Ukraina ashtu edhe Rusia i kanë përshkruar rundet e mëparshme të bisedimeve, të përqendruara në çështje të sigurisë, si pozitive.
Megjithatë, delegacioni rus që merr pjesë në bisedimet e reja përfshin Vladimir Medinskyn, një historian revizionist dhe ish-ministër i Kulturës, pikëpamjet e të cilit Ukraina i ka cilësuar si “pseudo-historike”.
Para bisedimeve, kreu i delegacionit ukrainas, Kyrylo Budanov, duket se e ironizoi Medinskyn, duke thënë: “Ne do t’i diskutojmë mësimet e historisë sonë me kolegët tanë dhe do të kërkojmë që të arrijmë në konkluzionet e duhura”.
Dy personat e ngarkuar me udhëheqjen e përpjekjeve amerikane janë i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.
Në prag të bisedimeve, Trump, i cili është shprehur i zhgënjyer nga pamundësia që ta zgjidhë konfliktin, duket se ushtroi presion ndaj udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Kemi bisedime të mëdha. Do të jetë shumë e lehtë”, u tha ai gazetarëve. “Ukraina bën mirë të vijë shpejt në tryezë. Kaq po ju them”.
Si në fushëbetejë ashtu edhe në negociata, Rusia duket se beson se ka epërsinë. Teksa forcat ruse kanë avancuar me ritëm shumë të ngadalshëm përgjatë vijës së frontit, Moska ka shkatërruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Miliona njerëz janë përballur me vështirësi gjatë dimrit të acartë, duke mbetur pa ngrohje apo energji elektrike./REL
Aleksandar Vuçiq Vendimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të nënshkruar ndryshimet në lig...
Jeffrey epstein SHBA- Si ia doli Jeffrey Epstein, një person që kishte braktisur kolegjin dhe që filloi të jepte mësim ...
Jeffrey Epstein BRITANI E MADHE- Policia britanike konfirmoi se po hetonte akuzat që dolën nga dosjet Epstein, sipas të cilave fi...
Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjer&eu...
Foto ilustruse SIRI- Numri i banorëve në një nga kampet më famëkeqe të Sirisë ka rënë me shpejtësi, kan&e...
Foto ilustruse SHBA- SHBA-ja ka goditur një anije tjetër në Paqësor, e cila dyshohej se po trafikonte lëndë narkotike. ...
ZVICËR- Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar të martën në Gjenevë në rundin e ri të negociatave p&...
Massoud Pezeskian IRAN- Presidenti i Iranit, Massoud Pezeskian ka deklaruar se Teherani nuk do ta braktisë kurrë paqësin prog...
Foto ilustruse Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar të martën në Gjenevë në rundin e ri të negociata...
Foto ilustruse SPANJA- Qeveria spanjolle do t'i kërkojë autoriteteve gjyqsore të hetojë kompanitë që zotërojnë rrje...