LIVE UPDATES
Bota

Sekretari i Mbrojtjes i heq çertifikatën dhe personelin e sigurisë, ish-ushtarakut më të lartë të Pentagonit

Hegseth ka urdhëruar inspektorin e përgjithshëm të Pentagonit, që të hetojë veprimet e zotit Milley në detyrë, si ushtaraku më i lartë i vendit, për të përcaktuar nëse ai ka bërë shkelje që mund të çojnë në një ulje të tij në gradë.

29 Janar 2025, 22:47 Nga M.B
Sekretari i Mbrojtjes i heq çertifikatën dhe personelin e
Mark Milley

SHBA- Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth i ka hequr personelin që i garatonte mbrojtjen dhe çertifikatën e sigurisë, ish-Shefit të Shefave të Shtabit të Bashkuar, Gjeneralit Mark Milley. Po kështu Hegseth ka urdhëruar inspektorin e përgjithshëm të Pentagonit, që të hetojë veprimet e zotit Milley në detyrë, si ushtaraku më i lartë i vendit, për të përcaktuar nëse ai ka bërë shkelje që mund të çojnë në një ulje të tij në gradë.

Lajmi u konfirmua nga dy zyrtarë të mbrojtjes të martën në mbrëmje. Zëdhënësi i Pentagonit John Ullyot tha se inspektori i përgjithshëm pritet të hetojë mbi faktet dhe rrethanat që lidhen me sjelljen e gjeneralit Milley, në mënyrë që sekretari i mbrotjes të përcaktojë nëse nevojitet një rishikim i gradës së tij. Ullyot tha se zoti Hegseth e kishte informuar gjeneralin Milley mbi vendimet. Milley shërbeu në detyrën e Shefit të Shefave të Shtabit të Bashkuar gjatë mandatit të parë të Presidentit Donald Trump.

Fillimisht raportet mes tyre ishin të mira, por ato u përkeqësuan thellë dhe me shpejtësi, pasi gjenerali Milley u përpoq ta këshillonte dhe të pengonte veprimet e zotit Trump, për një sërë çështjesh. Ai iu kundërvu presidentit kur ky i fundit foli për përdorim të forcës për të shuar protestat që përfshinë vendin pas vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd, në duart e policisë. Milley ndërkohë u vu në qendër të një polemike në vitin 2021, për shkak të një telefonate pa dijeninë e Shtëpisë së Bardhë me homologun e tij kinez.

Trump e quajti telefonatën një akt tradhtie, por në atë kohë zoti Milley tha se ato ishin biseda rutinë dhe pjesë e punës së tij. Në ditët e tij të fundit në detyrë, që përkuan me ardhjene e administratës së re Biden dhe ndërsa zoti Trump ishte larguar nga detyra, zoti Milley i shprehu hapur qëndrimet e tij kundër ish-presidentit Trump. Në ceremoninë zyrtare me rastin e daljes në pension ai tha se “ne nuk betohemi para një mbreti, mbretëreshe, një tirani apo një diktatori. Ne nuk betohemi as para dikujt që dëshiron të bëhet diktator. Ne nuk betohemi para një individi, por përpara Kushtetutës. Ne jemi të gatshëm të vdesim për ta mbrojtur atë”, tha ai në atë kohë.

Joe Kasper, shefi i kabinetit të Sekretarit të Mbrotjes, Hegseth, tha se vendimi për t'i hequr gjeneralit Milley, personelin dhe çertifikatën e sigurisë, u mor për shkak të asaj që ai e cilësoi "minim i zinxhirit komandues, që dëmton sigurinë tonë kombëtare”. Lajmi mbi gjeneralin Milley u njoftua fillimisht nga rrjeti televiziv ‘Fox News’. Si pjesë e masave kundër tij mund të përfshihet gjithashtu edhe heqja e portretit të tij si Shef i Shtabit të Forcave Tokësore të Ushtrisë. Fotografia e tij si Shef i Shefave të Shtabit të Bashkuar u hoq vetëm disa orë pas betimit të Presidentit Trump. Të dy portretet ishin paguar nga Shoqata e Ushtrisë dhe jo nga paratë e taksapaguesve dhe ishin dhuratë për gjeneralin Milley, një nderim për shërbimin e tij./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet