Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dënimi shënon aktin e fundit të rënies për zotin Menendez, i cili u dënua korrikun e kaluar për pasurim nëpërmjet një sërë aktesh korruptive.
SHBA- Ish-senatori Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë në formë ryshfeti para dhe kallëpe ari dhe kishte vepruar si një agjent në shërbim të qeverisë egjiptiane. Dënimi shënon aktin e fundit të rënies për zotin Menendez, i cili u dënua korrikun e kaluar për pasurim nëpërmjet një sërë aktesh korruptive.
Prokurorët thanë se në këmbim të arit, mijëra dollarëve dhe një makine luksoze, demokrati u përpoq të mbronte bashkëpunëtorët nga hetimet penale, u takua me zyrtarë të inteligjencës egjiptiane dhe ndërmori hapa për ta ndihmuar Egjiptin të kishte qasje tek ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara prej miliona dollarësh.
Menendez, 71 vjeç, ka deklaruar më herët se do ta apelojë vendimin. Më herët, të mërkurën, gjykatësi Sidney H. Stein dha dënimin me shtatë vjet burg për Fred Daibes, 67 vjeç, një nga dy biznesmenët e Nju Xhersit, i cili u shpall fajtor se i kishte dhënë ryshfet senatorit Menendez. Prokurorët kishin kërkuar për të një dënim me nëntë vjet heqje lirie, ndërsa avokatët e tij thanë se ai duhej të dënohej me më pak se dy vjet burg.
Po kështu gjykatësi Stein e gjobiti zotin Daibes, një investitor në fushën e pasurive të paluajtshme, me një gjobë prej 1.75 milionë dollarësh. Para shpalljes së dënimit, zoti Daibes, me lot në sy, i tha gjykatësit se vendimi i jurisë ishte "në kufijtë e një dënimi me vetëvrasje" duke i bërë thirrje atij të ketë mëshirë, në mënyrë që të kujdesej për djalin e tij 30-vjeçar autik.
Po kështu gjykatësi shpalli masën e dënimit me tetë vjet heqje lirie për biznesmenin e dytë, Wael Hana, dhe e gjobiti atë me 1.25 milionë dollarë. Para vendimit, zoti Hana i tha gjykatësit se ishte i pafajshëm. Ai shtoi se nuk i kishte dhënë kurrë ryshfet senatorit Menendez, apo të kishte kërkuar shërbimet e tij.
Një biznesmen i tretë u deklarua fajtor dhe dëshmoi kundër zotit Menendez në gjykatë, vitin e kaluar. Menendez dha dorëheqjen nga Senati pas shpalljes fajtor vitin e kaluar. Ai humbi shumë nga pushteti i tij që në vjeshtën e vitit 2023, ndërsa u bënë publike akuzat kundër tij dhe u detyrua të jepte dorëheqjen nga pozita e rëndësishme në Senat e kreut të Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë./ VOA
Kristi Noem SHBA - Sekretarja amerikane për Sigurinë Kombëtare Kristi Noem shkurtoi kohëzgjatjen e qëndrimit në Shtetet e Bas...
Ahmed Al-Shaara SIRIA- Udhëheqësi i rebelëve të Sirisë që rrëzuan presidentin Bashar Al- Assad muajin e kaluar u em&eum...
foto ilustruese FRANCË- Tre skiatorë norvegjezë kanë humbur jetën në, pasi u përfshinë nga një ortek...
Donald Trump SHBA- Administrata e Presidentit Trump anuloi të enjten vendimin për ngrirjen e fondeve federale, më pak se dy ditë, pasi ...
Donald Trump SHBA- Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka anuluar një urdhër për ngrirjen e granteve federal...
Bod Menendes SHBA - Ish-senatori demokrat Bob Menendez përballet me gjasa të mëdha me një masë të ashpër dënimi me ...
Karoline Leavitt SHBA- Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha në platformën X se ndërsa me...
Donald Trump SHBA- Zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë ka anuluar një urdhër për ngrirjen e granteve federal...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka marrë 13 vendime për falje, duke përfsh...
asteroidi KILI- Një asteroid i sapo zbuluar ka një shans 1.2% për të goditur Tokën në vitin 2032, njoftoi sot Agjencia Evropi...