All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Seancat dëgjimore të kandidatëve për komisionerë të BE, REL: Marta Kos në karrigen e nxehtë para eurodeputetëve

Një kandidate për komisionare që pritet ta kalojë këtë proces, është Kaja Kallas, e cila synon postin e shefes së diplomacisë të Bashkimit Evropian. Ish-kryeministrja e Estonisë konsiderohet si një nga “yjet” e ekipit të ri të presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

23 Tetor 2024, 13:23 Nga r.ll
Seancat dëgjimore të kandidatëve për komisionerë
marta kos
All - Paragraf - 1

STRASBURG- Nga 4 deri më 12 nëntor do të mbahen seancat dëgjimore për 26 kandidatë për komisionarë të Bashkimit Evropian. Çdo kandidat përgjatë tri orëve do të përballet me pyetjet e anëtarëve të Parlamentit Evropian në komitetet që përkojnë me detyrat që ata duan të marrin. Më 2019, tre kandidatë nuk e kishin kaluar këtë proces, dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe këtë vit.

Një kandidate për komisionare që pritet ta kalojë këtë proces, është Kaja Kallas, e cila synon postin e shefes së diplomacisë të Bashkimit Evropian. Ish-kryeministrja e Estonisë konsiderohet si një nga “yjet” e ekipit të ri të presidentes të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Dhe, përderisa Kallasi pritet ta kalojë me lehtësi procesin e pyetjeve të anëtarëve, kandidatja për komisionare të Zgjerimit, sllovenia Marta Kos, me gjasë do të përballet me një seancë më të stuhishme më 7 nëntor. Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në PE, besohet se ajo mund të jetë një nga kandidatet që mund të votohet që të mos emërohet komisionare për Zgjerim.

Si fillim, ajo anon nga e majta, në PE-në që gjithnjë e më shumë po anon nga e djathta. Më pas janë edhe disa deklarata që ajo i ka bërë një muaj pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, kur ajo tha se Rusisë nuk duhet t’i mbyllen dyert.

Po ashtu, ka pasur pretendime për lidhje të saj me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë, pretendime që ajo i ka hedhur poshtë, si dhe ka pasur ankesa nga ish-punonjësit e saj lidhur me mënyrën se si ajo e kishte menaxhuar punën derisa shërbente si ambasadore e Sllovenisë në Gjermani.

Përderisa shumica e pyetjeve pritet të përqendrohen në mënyrën se si ajo do të sigurohet që shtetet aspiruese, si në Ballkanin Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), ashtu edhe ato në lindje (Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina), të lëvizin drejt anëtarësimit në BE, ka edhe çështje të tjera që eurodeputetët do të ngrenë në seancën e 7 nëntorit.

Një çështje kyç është nëse Kosi do të zotohet për ndonjë datë për zgjerimin e ardhshëm gjatë mandatit të saj, që nëse emërohet në këtë post, do t'i përfundonte më 2029. Për shembull, Mali i Zi dëshiron të bëhet anëtar deri më 2028, por a mendon ajo se kjo është e realizueshme? Moldavia dhe Ukraina synojnë të jenë pjesë e bllokut evropian deri më 2030, por a mendon Kosi se kjo është e realizueshme?

Sigurisht, afatet kohore janë të ndërlikuara dhe nuk varen vetëm nga ajo. Ajo, po ashtu, është vetëm udhëheqëse dhe nuk është vendimmarrëse. Dhe, fakti mbetet që asnjë shtet nuk i është bashkuar BE-së që kur Kroacia u anëtarësua më 2013 dhe çdo shtet aktual mund të vendosë veto ndaj hapjes apo mbylljes të kapitujve të anëtarësimit në BE.

Për më tepër, në letrën e misionit që Von der Leyen i ka dërguar Kosit, ajo po ashtu nuk zotohet për zgjerim. Në letër vetëm thuhet që “ju do të punoni në integrimin gradual të shteteve kandidate, teksa ata punojnë për t’iu bashkuar BE-së”.

Edhe pse, nëse miratohet, ajo mund të mos shohë ndonjë shtet të ri duke iu bashkuar BE-së gjatë mandatit të saj, Kos me gjasë do t’i shohë shumë prej tyre duke bërë përparim drejt bllokut. Në pjesën e parë të vitit 2025, Moldavia dhe Ukraina pritet të hapin kapitujt e parë për anëtarësim në BE dhe në mënyrë de facto të nisin procesin e negociatave.

Deri më tani duket se ka pak rezistencë lidhur me anëtarësimin e Moldavisë në bllok, dhe do të jetë interesante të shihet se si Kosi do të merret me shtetet anëtare, veçmas me Hungarinë, dhe ndoshta edhe Sllovakinë, shtete që kanë shprehur rezerva për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës. Për shembull, a do të ishte ajo në favor të ndarjes së kandidaturave të Ukrainës dhe Moldavisë?

Përderisa Bosnjë e Hercegovina po shpreson të nisë hapjen e kapitujve, Sarajeva duhet të plotësojë kushte, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Mund të ndodhë që Marta Kos të jetë komisionarja që do ta tërheqë Malin e Zi drejt vijës së finishit, apo të paktën ta afrojë. Podgorica i ka hapur negociatat në 33 kapituj politikë të pranimit, por ka arritur t'i mbyllë vetëm tre prej tyre. Në këtë pikë, Mali i Zi është më afër që të bëhet anëtari i 28-të i BE-së dhe ka pasur një ndjesi në mesin e diplomatëve që e përkrahin zgjerimin dhe politikanëve në Bruksel se blloku duhet t’u tregojë edhe anëtarëve të tjerë të mundshëm se zgjerimi, në të vërtetë, është i mundshëm.

Por, nuk do të jetë një rrugë e lehtë. Përderisa Shqipëria së fundi hapi kapitujt e parë dhe bëri përparim të mirë, procesi i anëtarësimit të Serbisë mund të vazhdojë të pengohet nga kundërshtarët e Rusisë në mesin e shteteve lindore të BE-së, që kundërshtojnë lidhjet e ngushta të Beogradit me Moskën.

Qeveria e re centriste e Maqedonisë së Veriut ka pak të ngjarë ta plotësojë kërkesën bullgare që ta ndryshojë Kushtetutën e shtetit në mënyrë që Shkupit t’i hapet rruga për nisjen e bisedimeve. Qeveria e Maqedonisë së Veriut, po ashtu, i referohet shtetit me emrin “Maqedoni”, duke e zemëruar fqinjin jugor, Greqinë, që për dekada kishte mospajtime me Shkupin lidhur me çështjen e emrit të shtetit.

Gjetja e mënyrave që Maqedonia e Veriut të ketë raporte më të mira fqinjësore si me Bullgarinë, ashtu edhe me Greqinë, do të jetë një çështje për të cilën Kosi do të pyetet nga eurodeputetët. Nëse ajo emërohet në postin e komisionares për Zgjerim, ajo do të kalojë shumë kohë duke u marrë me këto çështje të ndjeshme.

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është bllokuar në Këshillin Evropian, ku marrin pjesë të gjitha shtetet anëtare, pasi shtetet mosnjohëse të Prishtinës, sikurse Spanja, nuk kanë vullnet që ta dërgojnë aplikimin për vlerësim në Komisionin Evropian, që ndodhet matanë rrugës. Me shumë gjasa, Kosi do të thotë se ajo është e gatshme që ta autorizojë vlerësimin, por përfundimisht, kjo çështje nuk do të jetë në duart e saj.


Më pas është çështja e Gjeorgjisë, rruga evropiane e së cilës është ndërprerë për shkak të disa ligjeve kundërthënëse të miratuara nga Qeveria aktuale. Seanca dëgjimore e Kosit do të mbahet pas zgjedhjeve parlamentare të Gjeorgjisë më 26 tetor që kanë rol kyç. Prandaj, përfundimisht pritet që ajo të përballet me disa pyetje për këtë shtet.

Gjeorgjia, tash për tash, nuk përmendet me emër në letrën e misionit, në të cilën thuhet se “ju duhet të zhvilloni një qasje të koordinuar për të mbështetur shtetet në Kaukazin Jugor, përfshirë për lidhjet rajonale”.

Përfshirja e Gjeorgjisë me një grup me Azerbajxhanin, që është një shtet jodemokratik i cili nuk ka interes që t’i bashkohet BE-së, dhe me Armeninë, që mund të ketë interes të anëtarësohet, por ngurron nga frika se nëse aplikon për anëtarësim në BE, Moska mund të zemërohet, është diçka e çuditshme./REL

marta kos

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet