23 Maj 2024, 10:17
Nga M.B
Ushtarët qëndrojnë pranë një ambulance në vendin e ngjarjes së shembjes së një skene gjatë një tubimi elektoral në San Pedro Garza Garcia në Meksikë, 22 maj 2024.
MEKSIKA- Së paku nëntë njerëz, përfshirë një fëmijë, kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë lënduar, si pasojë e shembjes së pjesë të skenës në një tubim elektoral në shtetin verior të Meksikës, Nuevo Leon, tha guvernatori lokal, Samuel Garcia.
Incidenti ndodhi derisa kandidati presidencial, Jorge Alvarez Maynez, po mbante fjalim në qytetin San Pedro Garza Garcia. Shumica e të lënduarve janë duke u mjekuar në qendrat mjekësore lokale, tha Instituti i Sigurisë Sociale i Meksikës. Alvarez Maynez, nga partia e qendrës Lëvizja Qytetare, tha se skena u shemb për shkak të një ere të fuqishme.
“Unë nuk kam përjetuar diçka kaq papritmas asnjëherë”, tha Alvarez Maynez për gazetarë, duke iu referuar shpejtësisë së erës para shembjes së skenës.
Alvarez Maynez, i cili u kthye në vendin e ngjarjes pasi u kontrollua në spitalin lokal, tha se do ta pezullojë fushatën zgjedhore dhe se shpreson se autoritetet do të hetojnë çfarë ka ndodhur. Koordinatorja e fushatës së Alvarez Maynez, Laura Ballesteros, e theu këmbën gjatë incidentit, njoftoi partia. Pjesëtarët e gardës kombëtare të Meksikës dhe ushtria dolën në vendin e ngjarjes për të ofruar mbështetje, tha ministrja e Brendshme Luisa Alcalde, në rrjetet sociale.
Guvernatori Garcia i paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë brenda për shkak të stuhive të fuqishme në këtë zonë. Zgjedhjet presidenciale në Meksikë do të mbahen më 2 qershor, ndërsa Alvarez Mayez është i treti në garë, sipas sondazheve. Ai ngel shumë mbrapa kandidates së partisë në pushtet, Claudia Sheinbanum dhe vendit të dytë, Xochitl Galvez, e cila e përfaqëson një koalicion të gjerë opozitar./ REL
meksika
Bota
23 Maj 2024, 09:52
N.F
KOSOVË- Eurodeputeti gjerman, Franz Romeo një një intervistë të zhvilluar së fundmi është shprehur se nuk e sheh t&eum...
Bota
23 Maj 2024, 09:48
M.B
Moska
MOSKË- Rusia ka arrestuar nënkryetarin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Vadim Shamarin, n&eu...
Bota
23 Maj 2024, 09:29
N.F
Stjepan Mesiç
SREBRENICË- Ish-president i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç së fundmi është shpre...
Bota
23 Maj 2024, 09:19
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të enjten se kundërajrorët rusë e kanë zmbrapsur një sulm t&eu...
Bota
23 Maj 2024, 08:56
M.B
Ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz flet në Parlament në Varshavë, 22 maj 2024.
VARSHAVË– Polonia nënshkroi...
Bota
23 Maj 2024, 08:53
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Pas deklaratës se do ta njohë Palestinën si shtet, janë shtuar thirrjet ndaj Spanjës që të ...
Bota
23 Maj 2024, 08:40
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Vendimet që merr parlamenti i BE-së lenë gjurmë në jetën e përditshme në Gjermani. Megjit...
Bota
23 Maj 2024, 08:47
M.B
Në këtë fotografi të kombinuar shihen presidenti jugkorean Yoon Suk Yeol (majtas), kryeministri kinez Li Qiang (në mes) dhe kryeminis...
Bota
23 Maj 2024, 08:21
M.B
Ministrja Norvegjeze e Drejtësisë Emilie Enger Mehl është intervistuar pas konferencës për shtyp mbi vlerësimet e kërc...
Bota
23 Maj 2024, 08:03
N.F
Një nga sulmet
UKRAINË- Një 34-vjeçar nga Dnipro u arrestua së fundmi nga autoritetet lokale në Ukrainë pas nj&eu...