Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai shtoi se qeveria po kërkon të sigurojë që disa termocentrale bërthamore në Gjermaninë jugore, të cilat ende nuk janë fikur, mund të qëndrojnë në funksion deri në pranverën e ardhshme për të shmangur pengesat e energjisë.
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të martën se terminalet e reja të planifikuara të gazit natyror të lëngshëm (LNG) do të jenë gati për import deri në fund të vitit 2023. Ai po fliste në eventin e Ditës së Punëdhënësve Gjerman në Berlin.
"Në janar të vitit të ardhshëm, i pari nga këta terminale të rinj do të fillojë funksionimin e tyre dhe lidhjet e tyre të tubacionit do të zgjerohen dhe rriten. Deri në fund të vitit të ardhshëm, ka të ngjarë të jemi gati të importojmë [gazin] – në Wilhelmshaven, në Stade, në Brunsbüttel, në Lubmin – të paktën në katër vende, dhe më pas do të jemi në gjendje të importojmë të gjithë gazin që na nevojitet pavarësisht nga Rusia”, tha Scholz.
Kancelari festoi gjithashtu mbushjen e shpejtë të rezervave të gazit të Gjermanisë, si dhe mirëmbajtjen e termocentraleve të saj me qymyr. Ai shtoi se qeveria po kërkon të sigurojë që disa termocentrale bërthamore në Gjermaninë jugore, të cilat ende nuk janë fikur, mund të qëndrojnë në funksion deri në pranverën e ardhshme për të shmangur pengesat e energjisë.
"Përpjekjet tona të përbashkëta kanë dhënë rezultat dhe ne do t'ia dalim këtë dimër," tha Scholz.
Kriza energjetike me të cilën përballet Europa prej sulmit rus në Ukrainë mund të sjellë revolucion në tregun e energjisë. Kancelari gjerman Olaf Scholz premton “boom” të industrisë së hidrogjenit në Gjermani.
“Ky të jetë një vend ku hidrogjeni mund të përdoret si gazi i së ardhmes për ngrohje dhe për motorët me karburant. Ju premtoj se do të nxisim një “boom” të elektrolizës për ta prodhuar këtu në Gjermani, e për ta importuar më pas nga e gjithë bota, si aktualisht me naftën e gazin” tha ai.
Ai u zotua të reformojë tregun e energjisë para ardhjes së dimrit. Aktualisht, çmimet e energjisë janë të lidhura me çmimin e gazit, që do të thotë se prodhuesit e tjerë të energjisë do të kenë fitime të mëdha ndërsa konsumatorët përballen me çmime në rritje.
Scholz tha se çdo reformë do të zbatohej në hap me BE-në, e cila tashmë ka paraqitur disa propozime, duke përfshirë taksat e papritura mbi prodhimet e energjisë me fitime të larta për të ndihmuar financimin e subvencioneve për konsumatorët dhe bizneset që luftojnë për të paguar faturat e tyre të energjisë elektrike.
Qeveria gjermane gjithashtu ka rënë dakord tashmë për një paketë lehtësimi prej 65 miliardë eurosh (64.7 miliardë dollarë) për të mbështetur familjet nga ndikimet e inflacionit, duke përfshirë planet për të vazhduar transportin publik më të lirë si dhe uljen e taksave.
Bunkeri i Titos në Konjiç të Bosnjes BOSNJE- Pak më shumë se tre dekada në malin Zlatar në afërsi Konjiq, n&...
Foto ilustruese KOSOVË- Rrahman Jasharaj, nga Këshilli grevist i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka t...
Olaf Scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të gjejë një zgji...
Foto ilustruese EGJE- Mes një lufte fjalësh në përshkallëzim midis Turqisë dhe Greqisë mbi mosmarrëveshjet n&e...
Princ William dhe Princ Charles BRITANI- Deri tani, pjesa më e madhe e pasurisë së familjes, Crown Estate prej 16.5 miliard&e...
Godina e qeverisë së Kosovës PRISHTINË- Kosova nuk u ka shpëtuar sulmeve kibernetike që kanë prekur rajonin javët e...
Miroslav Lajçak dhe Emmanuel Bonne PARIS- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miros...
Mbretëresha Elizabeth II BRITANI- Udhëheqësit botërorë duke përfshirë Joe Biden, Emmanuel Macron, Justin Trudeau d...
Arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth II BRITANI- Pas 24 orësh ku qëndroi në Katedralen e Shën Giles, në Skoci, a...
Mbretëresha Elizabeth II BRITANI- Një ekspert mbretëror ka parashikuar se mbretëresha Elizabeta II do të varroset m...