13 Shtator 2022, 20:52
Nga I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të gjejë një zgjidhje diplomatike për konfliktin në Ukrainë, bazuar në një armëpushim dhe tërheqje të plotë të trupave ruse. Kështu bëri të ditur zyra e Scholzit, pasi lideri gjerman më 13 shtator zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus. Gjatë kësaj bisede, Scholz ka theksuar nevojën për të ofruar siguri për centralin bërthamor të Zaporizhjës.
Ai i ka kërkuar Putinit që të vazhdojë të respektojë plotësisht zbatimin e marrëveshjes për eksportin e drithërave, që u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, tha zëdhënësi i Scholzit, Steffen Hebestreit.
“Kancelari ka theksuar se çdo hap rus për aneksim nuk do të kalojë pa kundërpërgjigje dhe nuk do të njihet në asnjë rrethanë”, tha Hebestreit përmes një deklarate, duke shtuar se Scholz dhe Putin u pajtuan që të vazhdojnë kontaktet.
Biseda 90-minutëshe midis Scholzit dhe Putinit është e para mes liderëve pas disa javësh, tha zyra e Scholzit.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Ndërkaq, së fundmi Ukraina ka nisur një kundërofensivë për të rimarrë territoret e pushtuara në rajonin e Harkivit. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se gjatë kësaj kundërofensive kanë arritur të rimarrin 6.000 kilometra katrorë territor që Moska kishte pushtuar.
Marrë nga REL
olaf scholz vladimir putin
Bota
13 Shtator 2022, 20:46
I.A
Foto ilustruese
EGJE- Mes një lufte fjalësh në përshkallëzim midis Turqisë dhe Greqisë mbi mosmarrëveshjet n&e...
Bota
13 Shtator 2022, 20:20
s.s
Princ William dhe Princ Charles
BRITANI- Deri tani, pjesa më e madhe e pasurisë së familjes, Crown Estate prej 16.5 miliard&e...
Bota
13 Shtator 2022, 20:17
e.k
Godina e qeverisë së Kosovës
PRISHTINË- Kosova nuk u ka shpëtuar sulmeve kibernetike që kanë prekur rajonin javët e...
Bota
13 Shtator 2022, 20:03
e.k
Miroslav Lajçak dhe Emmanuel Bonne
PARIS- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miros...
Bota
13 Shtator 2022, 20:04
s.s
Mbretëresha Elizabeth II
BRITANI- Udhëheqësit botërorë duke përfshirë Joe Biden, Emmanuel Macron, Justin Trudeau d...
Bota
13 Shtator 2022, 19:33
e.k
Arkivoli i Mbretëreshës Elisabeth II
BRITANI- Pas 24 orësh ku qëndroi në Katedralen e Shën Giles, në Skoci, a...
Bota
13 Shtator 2022, 19:15
s.s
Mbretëresha Elizabeth II
BRITANI- Një ekspert mbretëror ka parashikuar se mbretëresha Elizabeta II do të varroset m...
Bota
13 Shtator 2022, 19:07
s.s
Mbreteresha Elizabeth II
BRITANI- Testamenti i Mbretëreshës Elizabeth, nëse do të mund të shihej nga publiku, do të...
Bota
13 Shtator 2022, 18:58
e.k
Foto ilustruese
SHBA- Mesatarja kryesore e aksioneve në SHBA pësoi një ulje të madhe pas një raporti të qeverisë p&...
Bota
13 Shtator 2022, 18:26
s.s
Ushtarët ecin gjatë një pike kontrolli kufitar midis Armenisë dhe Azerbajxhanit
ARMENI- Armenia deklaroi se 50 ushtarë të...