13 Mars 2024, 20:32
Nga S.N
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, sërish ka shprehur kundërshtimin e tij për dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi, Taurus në Ukrainë.
Scholz është përballur me kritika të ashpra nga opozita konservatore dhe të tjerët për shkak të refuzimit të tij që t’i japë këto raketa që Kievi vazhdimisht po i kërkon.
Udhëheqësi gjerman sërish shprehu qëndrimin e tij për këtë çështje gjatë debatit të së mërkurës në Dhomën e Ulët të Parlamentit gjerman, në Bundestag, duke u thirrur në frikën se ofrimi i këtyre armëve të avancuara mund ta tërheqë Gjermaninë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.
“Maturia nuk është diçka që mund të klasifikohet si dobësi, siç e bëjnë disa, por është diçka që qytetarët e këtij shteti kanë të drejtë ta kenë”, tha socialdemokrati.
Ai sërish tha se furnizimi i forcave ukrainase me raketa Taurus do të kërkonte përfshirjen e ushtarëve gjermanë për të ndihmuar ata që të përdorin këto armë. Politikanët opozitarë dhe disa anëtarë të koalicionit trepartiakësh të Scholzit, kanë vënë në pikëpyetje këtë pretendim.
Gjatë debatit, Scholz argumentoi se Gjermania nuk duhet të dorëzojë kontrollin e raketave Taurus, të cilat në teori mund të godasin caqe thellë brenda territorit rus, përfshirë edhe Moskën.
Megjithatë, për të mbajtur kontrollin ndaj këtyre raketave lidhur me mënyrën se si Ukraina do t’i përdorte raketat, Scholz argumentoi se ushtarët gjermanë të stacionuar qoftë në Ukrainë apo Gjermani, do të duhej të përfshiheshin në kontrollin e caqeve që do të godisnin këto raketa.
Gjermania është shteti i dytë, pas Shteteve të Bashkuara, që ka ofruar ndihmën më të madhe për Ukrainën e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Marrë nga REL
olaf scholt gjermania ukraina
Bota
13 Mars 2024, 20:28
S.N
Pere Aragones
SPANJË- Shefi i qeverisë katalanase Pere Aragones tha sot se do të mbahen zgjedhje të parakohshme në 12 maj....
Bota
13 Mars 2024, 20:08
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës ndihma të reja ushtarake me vlerë prej 300 milionë dollar&eu...
Bota
13 Mars 2024, 20:01
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Parlamenti Evropian miratoi sot ligjin e ri për Lirinë e Medias, një përpjekje për të mbrojtur redak...
Bota
13 Mars 2024, 19:39
E. D
foto ilustruese
SPANJË- Garda Civile e Spanjës ka arrestuar 14 persona që dyshohet se kërkonin të përfitonin nga familjet e e...
Bota
13 Mars 2024, 19:38
S.N
Foto Ilustrim
RUSI- Moska e uroi Papa Françeskun sot me rastin e 11-vjetorit të zgjedhjes së tij, duke e cilëuar ...
Bota
13 Mars 2024, 19:22
E. D
fotot ilustruese
BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën të ofrojnë 5 miliardë euro për ndihm&...
Bota
13 Mars 2024, 19:23
S.N
Foto Ilustrim
NIGERI- Personat e armatosur që rrëmbyen 286 studentë dhe staf nga një shkollë në Nigerinë ...
Bota
13 Mars 2024, 19:11
S.N
Foto Ilustrim
DANIMARKË- Danimarka planifikon të rekrutojë gra për shërbimin ushtarak, zbuloi të mërkurën q...
Bota
13 Mars 2024, 18:53
S.N
Foto Ilustrim
AUSTRALI- Për më shumë se një dekadë, miliarderi australian Clive Palmer ka qenë forca shtytëse e planeve ...
Bota
13 Mars 2024, 18:40
E. D
Millorad Dodik
SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka sanksionuar tre zyrtarë, që sipas tij, kanë kontribuar në për...