LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të përmbajnë ndihmat e reja ushtarake për Ukrainën?

Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan njoftoi të martën se kjo është hera e 55-të që Shtëpia e Bardhë po ushtron autoritetin presidencial për të tërhequr nga rezervat e armatimit të Shteteve të Bashkuara.

13 Mars 2024, 20:08 Nga S.N
Çfarë do të përmbajnë ndihmat e reja ushtarake
Foto Ilustrim

SHBA- Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës ndihma të reja ushtarake me vlerë prej 300 milionë dollarësh. Kjo është ndihma e parë amerikane që është njoftuar që nga muaji dhjetor. Sipas zyrtarëve të mbrojtjes ndihmat e reja, që ata i quajnë "ad hoc”, u mundësuan nga ulja e kostove të kontratave të prokurimeve të ushtrisë amerikane.

Këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan njoftoi të martën se kjo është hera e 55-të që Shtëpia e Bardhë po ushtron autoritetin presidencial për të tërhequr nga rezervat e armatimit të Shteteve të Bashkuara. Ai tha se në dërgesat e reja do të ketë edhe predha artilerie dhe municione për sistemet HIMARS, një sistem modern i lëvizshëm raketash që është tepër i nevojshëm në frontin ukrainas.

“Këto furnizime do sigurojnë funksionimin e armëve ukrainase, por vetëm për një periudhë të shkurtër”, tha zoti Sullivan. Sekretari i shtypit i Pentagonit, gjeneral major Pat Ryder shtoi se ndër dërgesat do të ketë edhe raketa kundërajrore Stinger, si dhe sisteme kundër mjeteve të blinduara. Ai tha se ndër predhat e artilerisë do të ketë municione thërrmuese me përdorim të dyfishtë të kalibrit 155 mm, për të cilat zyrtarët i thanë Zërit të Amerikës se nuk përdoren më nga ushtria amerikane.

Fondet për këto ndihma të reja u siguruan nga ulja e kostove të kontratave të shumta gjatë një periudhe disa mujore, kur ushtria amerikane arriti të blejë materiale me çmim më të mirë se ç’ishte planifikuar fillimisht në buxhet, thanë zyrtarë të lartë të mbrojtjes që biseduan me gazetarët me kusht ruajtjen e anonimitetit.

“Është një lloj përpjekjeje që nuk mund të përsëritet. Nuk dimë se kur mund të arrihen kursime të mëtejshme dhe kjo sigurisht që nuk është mënyra për t’i arritur gjërat”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes. Sipas një shembulli të dhënë nga zyrtarët, ushtria pati vlerësuar fillimisht koston e një predhe 22 mm në vlerën 123 dollarë, por arriti të negociojë për ta ulur çmimin në 93 dollarë.

Fondet e kursyera u vendosën në vazhdim në shportën e caktuar për ndihmat për Ukrainën, një proces që ka ndodhur disa herë, por që nuk është reklamuar pasi në atë kohë buxheti për Ukrainën konsiderohej funksional, thanë zyrtarët e mbrojtjes. Mungesat prej 10 miliardë dollarësh

Ndihmat e reja u njoftuan megjithëse Pentagoni ka thënë se i mungojnë rreth 10 miliardë dollarë armatime për të zëvendësuar rezervat amerikane që u dërguan në Ukrainë. “Nuk parashikojmë ndonjë lloj alternative tjetër, përveçse një pakete të miratuar buxhetore”, u tha gazetarëve të hënën zëvendës sekretarja e mbrotjejes Kathleen Hicks.

Zyrtarët e Pentagonit prisnin që ky fond të jepej si pjesë e buxhetit shtesë të kërkuar nga administrata e presidentit Biden, ku përfshiheshin miliarda dollarë ndihma shtesë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Kongresi nuk e ka miratuar ende një shtesë të tillë, për shkak të mosmarrëveshjeve për shpenzimet qeveritare dhe për sigurinë e kufijve të Shteteve të Bashkuara.

Për shkak se kanë kaluar rreth 15 muaj që nga hera e fundit kur Kongresi miratoi fonde për të ndihmuar Ukrainën, zyrtarët e mbrojtjes thonë se Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ka shprehur shqetësimin për dërgesat për të ardhmen. Departamenti i Mbrojtjes është i autorizuar nga Kongresi të dërgojë edhe 4 miliardë dollarë armatime të tjera për Ukrainën, por Kongresi nuk ka miratuar fondet për të riplotësuar rezervat amerikane të armatimit.

“Mundemi të zhvendosim fonde, por në pamundësi për t’i riplotësuar ato, po vendosim veten në një lloj rreziku”, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes.

Zëri i Amerikës shtroi pyetjen se përse Pentagoni është i gatshëm të ulë kostot për t’i dërguar ndihma të mëtejshme Ukrainës, por nuk është i gatshëm të tërheqë nga 4 miliardë dollarët e mbetur në kuadrin e autorizimit presidencial. Një nga zyrtarët e lartë të mbrojtjes u përgjigj se “mungesa e qartësisë” nga Kongresi, nëse do të miratojnë apo jo ndihma të mëtejshme, e ka detyruar Pentagonin “të ngurojë së tepërmi që të tërheqë më shumë” nga rezervat kombëtare.

Marrë nga VOA

shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet