Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sa i përket fjalimit të Abazoviçit sot në Kuvend, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviçit i ka rënë sot në mend për një gjë të tillë.
MALI I ZI- Deputeti shqiptar nga Unioni Demokratik Shqiptar në Mal të Zi, Mehmet Zenka, tha se e përkrah mocionin e mosbesimit Dritan Abazoviçit. Sa i përket fjalimit të Abazoviçit sot në Kuvend, ku tha se po tentohet shkarkimi i tij për faktin se është shqiptar, Zenka tha se Abazoviçit i ka rënë sot në mend për një gjë të tillë.
“Nëse Abazoviçit sot i ka rënë në mend se është shqiptar, se deri dje ka thënë jam kozmopolit, nëse Abazoviçi, i cili ka shkuar në kishën serbe dhe para dy vjetësh ka bërë koalicion me partitë serbe, me ato parti të cilat një ditë pasi ka formuar qeverinë, kanë brohoritur “vdekje shqiptarëve, Kosova është shtet terrorist, në Kosovë nuk kanë ndodhur krime lufte, nuk kanë ndodhur gjenocid, përdhunime”, dhe Abazoviqi e gjen vendin që të jetë me ta, atëherë unë nuk dua të jem shqiptar si Abazoviçi, por dua të jem shqiptar siç i ka hije një shqiptari të Malit të Zi”, u shpreh Zenka.
Zenka tha se Abazoviç dëshiron të justifikohet, duke e përdorur kombësinë e tij si pretekst, pasi sipas tij, mocioni i mosbesimit ka të bëjë me nënshkrimin e marrëveshjes me kishën serbe.
“Sot pasi po i dridhet karrigia, i ka rënë ndër mend se është shqiptar. Sot dëshiron të justifikohet duke përdorur pretekstin shqiptar, gjë që nuk ka rëndësi, ka të bëjë me atë nënshkrimin e kontratës të cilën e ka bërë me kishën serbe, një kontratë e cila është tejet e dëmshme, sidomos për shqiptarët, sepse e dimë zgjerimin e kishës serbe në Mal të Zi, sidomos zgjerimin e tyre ku janë monumentet tona historike fetare, të cilat ky dëshiron që kisha serbe dita ditës t’i përvetësojë”, u shpreh deputeti.
Zenka pretendoi se gjatë kohës që Abazoviç ka qenë zëvendëskryeministër e tashmë si kryeministër ai ka dëmtuar marrëdhëniet e vendit me BE.
“Në shpresojmë se do të rrëzohet, se po që se vazhdojmë me këtë politikë, me të vërtetë na presin ditë shumë më të këqija, dhe me të vërtetë situata mund të radikalizohet”, shtoi ai.
Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Pentagoni SHBA- Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së njoftoi se do të ofrojë 775 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë p...
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin RUSI- Katër orë negociuan presidenti turk Erdogan dhe ai rus, Putin në fillim të muajit n&...
Nebojsha Medojeviç MALI I ZI- Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim, Nebojsha Medojeviç, i ka bërë thirrje kryeministrit Drita...
Boris Bogdanović MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet vo...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic tha sonte se nëntë deputetë nga lista e koalicionit &ldqu...
Foto ilustruese KOSOVË- Kompania energjetike e Serbisë, EPS (Elektroprivreda Srbije) është themeluese e katër kompanive nga Kosova...
Pamje nga udhetimi SHBA- Pas një udhëtimi që zgjati më shumë se katër muaj, në pothuajse gjysmën e një kontine...
Selia e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, ose FSB, në qendër të Moskës SHBA- The Washington Post&n...
Ukraine UKRAINË- Agresioni rus i Ukrainës ka shkaktuar një dëm të madh në rajonin e Çernihivit. Banorët e moshuar...
Boris Johnson BRITANI- Kryeministri në detyrë i Britanisë së Madhe Boris Johnson vazhdon të jetë ne qendër të v&eum...