LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW/ A ka bërë kthesë Erdogan në politiken e tij ndaj Sirisë?

Ka qenë hera e dytë në pak javë që presidenti turk është përpjekur të marrë mbështetje diplomatike për planet e pushtimit të Sirisë veriore, po pa sukses

19 Gusht 2022, 21:49 Nga e.k
Analiza e DW/ A ka bërë kthesë Erdogan në politiken e tij
Rexhep Tajip Erdogan dhe Vladimir Putin

RUSI- Katër orë negociuan presidenti turk Erdogan dhe ai rus, Putin në fillim të muajit në Sotçi. Në fund nuk pati as konferencë shtypi dhe as një deklaratë të përbashkët, që të linte të kuptoje, se Moska dhe Ankaraja në çështjet e rëndësishme nuk janë të një mendimi. Erdogna u takua me Putinin për të marrë dritën jeshile për operacionin ushtarak turk në veri të Sirisë të paralajmëruar që në maj të këtij viti, por kjo dritë nuk u ndez.

Ka qenë hera e dytë në pak javë që presidenti turk është përpjekur të marrë mbështetje diplomatike për planet e pushtimit të Sirisë veriore, po pa sukses.Nuk luan rol parësor në llogarinë e Erdoganit, që SHBA apo ministrja e Jashtme gjermane e kanë paralajmëruar me fjalë të qarta presidentin turk. Më shumë efekt ka pasur refuzimi i qartë që iu bë presidentit turk në samitin tresh me Putinin dhe presidentin iranian muajin e kaluar në Teheran.

Grupi i Astanasë

Me iniciativë të Moskës, Irani, Turqia dhe Rusia zhvillojnë takime konsultuese në grupin që njihet si grupi i Astanasë. Secili në koalicionin tresh që është i angazhuar me trupa në luftën e përgjakshme në Siri ndjek qëllimin të përfundojë lufta civile në Siri me përmbushjen e interesave të veta. Të përbashkëtat e treshes janë të kufizuara: Irani dhe Rusia janë mbështetësit kryesorë të regjimit të Asadit. Politika zyrtare e Ankarasë ka synimin e rrëzimit të Asadit. Erdogani dështoi edhe në Teheran me synimin, që të merrte miratimin ose të paktën tolerimin për politikën e tij ushtarake në Siri. Në dokumentin përfundimtar, Irani, Turqia e Rusia përforcuan "besimin e tyre për sovranitetin, pavarësinë, unitetin dhe integritetin e Republikës Arabe të Sirisë." Ky formulim nuk pajtohet me prezencën e vazhdueshme ushtarake të Erdoganit në Sirinë veriore dhe akoma më pak me planet e Erdoganit për sulme të reja.

Aktualisht po shtohen sinjalet, se Putini po punon në drejtim të korrigjimit të kursit të politikës turke në Siri. Sipas njoftimeve të disa mediave që përputhen me njëra-tjetrën, bëhet fjalë që Erdogan të dorëzojë kursin e tij konfrontues me regjimin e Asadit dhe të shkojë drejt një kompromisi. Kjo do të ishte një arritje e madhe për regjimin jolegjitim dhe të izoluar prej vitesh në shkallë ndërkombëtare. Në botën arabe janë shtuar madje zërat për të hequr dorë nga bojkotimi i regjimit të Asadit. Në krye Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia

Kthesë e Turqisë?

Të bien në sy edhe deklaratat e ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Ai bëri fjalë javën e kaluar para një publiku ndërkombëtar për një takim të para disa muajve me ministrin e Jashtëm të Asadit. Sipas të dhënave të Cavusoglu, ai i ka thënë ministrit të Asadit: "Ne duhet në një farë mënyre të gjejmë një kompromis mes opozitës dhe regjimit në Siri", ndryshe nuk do të ketë paqe të qëndrueshme. Është herët që nga kaq pak fjalë të konkludosh se kemi të bëjmë me një kthesë të fortë të Turqisë në politikën ndaj Asadit. Por deklaratat e Cavusoglu të lenë të kuptosh, se në botën e diplomacisë ndodhin gjëra, që mbeten të paditura për publikun.

Një kompromis mes Ankarasë dhe Damaskut kërkon që të dyja palët të bëjnë ndryshime të forta të kursit të tyre. Për regjimin e Asadit tërheqja e trupave turke nga veriu i Sirisë dhe dhënia fund e mbështetjes për organizatat paramilitare dhe ushtarake është një kusht i patjetërsueshëm. Ankaraja nga ana e saj kërkon shkrirjen e strukturave autonome të mbështetura nga grupet kurde në verilindje të Sirisë si edhe hapjen e rajoneve kufitare për të vendosur në mënyrë masive refugjatët sirianë nga Turqia.

Lufta në varësi të politikës së brendshme?

Politika e Ankarasë ndaj Sirisë përcaktohet edhe nga politika e brendshme. Asnjë temë tjetër nuk mobilizon kaq shpejt masat sa lufta kundër milicëve kurdë përtej kufijve. Demoskopët kanë llogaritur se një operacion ushtarak në Siri i sjell Erdoganit e partisë së tij tre deri në katër pikë më shumë tek votuesit.

Fushata zgjedhore në Turqi është futur në fazën e nxehtë. Tema e refugjatëve sirianë është një temë e preferuar, sidomos për opozitën. Turqia ka pranuar rreth 4 milionë sirianë, për shumë prej tyre Turqia është tani një atdhe i dytë. Por mikpritja e popullsisë ka arritur limitet e saj, për shkak të gjendjes ekonomike janë shtuar zërat, që refugjatët të kthehen andej nga vijnë.

Kthimi i refugjatëve sirianë është pjesë e rëndësishme e politikës së Erdoganit. Ata do të kthehen "vullnetarisht" dhe të organizuar, sipas tij. Por shumë të prekur nuk i besojnë këtyre premtimeve dhe askush nuk ka motiv të kthehet në një vend në luftë civile. Aktualisht Turqia po bën përgatitje të ethshme për vendndodhjen e refugjatëve sirianë në rajonet veriore kufitare të Sirisë. Në një fazë të parë, bëri të ditur ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, duhet që të zhvendosen 64.000 refugjatë. Mediat turke bëjnë fjalë për 1 milionë vetë që do të zhvendosen me projektin pilot.

Në maj presidenti Erdogan bëri të ditur për herë të parë operacionin e pushtimit në Sirinë veriore. Për shkak të luftës në Ukrainë, krizës së Tajvanit, konflikti me Sirinë ka kaluar në plan të dytë të vëmendjes ndërkombëtare. Por kjo mund të ndryshojë shpejt, nëse Erdogan do të mbërrijë në përfundimin, që një luftë e re e ndihmon më shumë se e dëmton politikisht.

Marrë nga DW

rexhep tajip erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës