LIVE UPDATES
Bota

Samiti i G7/ Kush do të marrë pjesë dhe cilat janë temat kryesore që do diskutohen

Ky do të jetë takimi i 51-të i samitit të G7-ës. I pari u zhvillua në vitin 1975 në Rambuje të Francës. Në atë kohë, njihej si takimi i G6-ës, pasi Kanadaja nuk u bë anëtare deri vitin pasardhës.

15 Qershor 2025, 14:16 Nga E. D
Samiti i G7/ Kush do të marrë pjesë dhe cilat janë temat
foto ilustruese

KANADA- Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatë (G7) Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja do të takohen të dielën në qytetin e largët të Kananaskis, Alberta, i vendosur në rrëzë të Maleve Shkëmbore Kanadeze, për tre ditë diskutimesh intensive.

Ky do të jetë takimi i 51-të i samitit të G7-ës. I pari u zhvillua në vitin 1975 në Rambuje të Francës. Në atë kohë, njihej si takimi i G6-ës, pasi Kanadaja nuk u bë anëtare deri vitin pasardhës. Rusia iu bashkua forumit në vitin 1998, duke e bërë atë G8, por u përjashtua në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë. Që atëherë, forumi njihet si G7.

Tensionet në takimin e këtij viti, që do të zhvillohet më 15-17 qershor, ka të ngjarë të jenë të larta për shumë arsye. Priten diskutime intensive rreth krizës në Lindjen e Mesme, pasi Izraeli kreu sulme masive në lokacionet ushtarake dhe bërthamore në Iran të premten. Takimi i këtij viti zhvillohet gjithashtu në sfondin e tarifave agresive tregtare të vendosura dhe më pas të pezulluara për të gjitha vendet përveç Kinës.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, mund të jetë ende i tronditur nga komentet e Trump se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së. Në maj, Carney deklaroi se Kanadaja “nuk ishte në shitje… kurrë” gjatë një takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

G7 përfaqëson 44 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) global, por vetëm 10 përqind të popullsisë së botës. Brenda grupit, SHBA-të janë padyshim ekonomia më e madhe. Duke bërë fushatë për presidencën me mesazhin "Amerika e Para", Trump ka shprehur shpesh pakënaqësi për sa shumë kontribuon ajo në çështjet globale.

Në samitin e fundit të G7-ës ku mori pjesë Trump në vitin 2018, këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton, postoi në mediat sociale: “Thjesht një tjetër G7 ku vendet e tjera presin që Amerika të jetë gjithmonë banka e tyre. Presidenti e bëri të qartë sot. Jo më.”

Kush do të marrë pjesë në takimin e G7 këtë vit?

Kanadaja po pret takimin e G7 të këtij viti është hera e shtatë që merr presidencën e grupit. Përveç udhëheqësve të vendeve të G7 dhe BE-së, e cila përfaqësohet gjithashtu në samit, kryeministri kanadez Mark Carney ka ftuar disa krerë shtetesh nga vende jo-anëtare të G7 si të ftuar.

Këta përfshijnë presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, e cila konfirmoi pjesëmarrjen e saj të hënën pasi tha në maj se ishte e pavendosur, dhe kryeministrin indian Narendra Modi. Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman ishte i ftuar, por nuk është e qartë nëse ai do të marrë pjesë.

Por Carney, i cili po përpiqet të diversifikojë tregtinë kanadeze larg SHBA-së, e mbrojti vendimin e tij, duke thënë se ka kuptim që G7 të ftojë Indinë, pasi ajo është ekonomia e pestë më e madhe në botë dhe është në zemër të një numri zinxhirësh furnizimi tregtar.

“Përveç kësaj, në mënyrë bilaterale, tani kemi rënë dakord, dhe kjo është e rëndësishme, për të vazhduar dialogun për zbatimin e ligjit, kështu që ka pasur disa përparime në këtë drejtim, që njeh çështjet e llogaridhënies. Ia bëra ftesën Kryeministrit Modi në këtë kontekst”, u tha Carney gazetarëve në Ottawa.

Në mars, Carney ftoi gjithashtu Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në takimin e kësaj jave. Pritet të marrin pjesë edhe udhëheqësit e Australisë, Brazilit, Indonezisë, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut.

A do të diskutojnë ata tarifat tregtare të SHBA-së?

Gjatë mandatit të tij aktual si president, Trump ka vendosur tarifa të gjera për çdo anëtar të G7, si dhe për shumicën e vendeve të tjera anembanë botës, duke shkaktuar një luftë tregtare globale gjatë këtij procesi. Trump thotë se dëshiron të përmbysë deficitet e mëdha tregtare midis SHBA-së dhe vendeve të tjera.

Megjithatë, nuk ka gjasa që kjo çështje të trajtohet zyrtarisht gjatë diskutimeve të G7, pasi Carney do të përpiqet kryesisht të parandalojë një përçarje mbi tregtinë midis shteteve anëtare, shumë prej të cilave ende po përpiqen të sigurojnë marrëveshje tregtare me SHBA-në.

Mbretëria e Bashkuar arriti marrëveshjen e parë tregtare me SHBA-në në maj, kur ra dakord të ulë tarifat për mallrat amerikane nga 5.1 përqind në 1.8 përqind dhe të ofrojë akses më të madh për mallrat amerikane. Në këmbim, SHBA-të hoqën tarifat më të larta, duke lënë në fuqi vetëm tarifën e saj universale prej 10 përqind.

Kriza Izrael-Iran

Julia Kulik, drejtoreshë e iniciativave strategjike për Grupin Kërkimor të G7 në Kolegjin Trinity të Universitetit të Torontos, tha se bisedat mbi paqen globale që do të ishin përqendruar në konfliktin Rusi-Ukrainë  dhe  luftën e Izraelit në Gaza, tani ka të ngjarë të përqendrohen te Irani.

“Do të ketë pyetje të vështira nga udhëheqës të tjerë rreth tryezës për Donald Trumpin rreth asaj se çfarë shkoi keq me negociatat dhe rreth asaj që ai do të bëjë për ta çtensionuar Izraelin përpara se gjërat të përkeqësohen”, tha Kulik për Al Jazeera.

samiti i g7

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet