LIVE UPDATES
Bota

Detaje nga dasma e Huma Abedin dhe Alex Soros/ Nga fustani i personalizuar tek festa luksoze, çfarë kishte përgatitur çifti për ceremoninë martesore

Fustani i personalizuar nga Givenchy kishte të qendisura inicialet e nuses dhe dhëndrit. Fustani i qepur nga Sarah Burton ishte një nga dy fustanet që Abedin veshi për dasmën e saj, ndërsa tjetri u dizenjua nga Erdem Moralıoğlu.

15 Qershor 2025, 11:58 Nga E. D
Detaje nga dasma e Huma Abedin dhe Alex Soros/ Nga fustani i personalizuar tek
Huma Abedin

SHBA- Ish-ndihmësja politike e Hillary Clinton, Huma Abedin, është martuar ditën e djeshme me Alex Soros, djalin e miliarderit, George Soros. Çifti kishte përgatitur një festë luksoze në Hamptons, ku morën pjesë ish-presidentë dhe personalitete të tjera të njohur demokratë. Nusja 49-vjeçare dukej rrezatuese me një fustan elegant ngjyrë të bardhë ​​me supe të zbuluara, dhe me kopsa në shpinë. 

Fustani i personalizuar nga Givenchy kishte të qendisura inicialet e nuses dhe dhëndrit. Fustani i qepur nga Sarah Burton ishte një nga dy fustanet që Abedin veshi për dasmën e saj, ndërsa tjetri u dizenjua nga Erdem Moralıoğlu.

Në foto shihet Abedin, duke përshëndetur mysafirët e famshëm. Abedini shoqërohej nga djali i saj. Abedin u divorcua nga politikani Anthony Weiner pasi ai u burgos për dërgimin e mesazheve seksuale me një të mitur. Gjithashtu Weiner, i cili po përpiqet të rikthehet në politikën e Nju Jorkut me një kandidim për këshillin bashkiak, thuhet se nuk ka marrë pjesë në dasmë.

Mega-rezidenca gjeorgjiane e Sorosit me 12 dhoma gjumi dhe 10 banjo ishte e rrethuar nga forca të rrepta sigurie, duke përfshirë qen nuhatës dhe agjentë të Shërbimit Sekret që ruanin ish-shefen e Abedinit, Hillaryn, dhe ish-presidentin Bill, të cilët po lëviznin nëpër rrugicën e gjatë të shtëpisë. 

Gjithashtu në listën e të ftuarve ishte ish-presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle. George dhe Amal Clooney, si dhe stilistja e modës Diane von Furstenberg dhe bashkëshorti i saj, manjati i medias Barry Diller dhe Anna Wintour mendohet se ishin gjithashtu midis pjesëmarrësve të profilit të lartë. Dhjetëra makina luksoze u rreshtuan për të transportuar mysafirët e pasur të çiftit përmes portës kryesore të pronës.

Por siç duket jo të gjithë ishin në humor festiv për dasmën. Vendasit pretenduan se banorët nuk ishin njoftuar paraprakisht për ngjarjen në shkallë të gjerë, e cila bëri që policia të ndërmerrte veprime për të menaxhuar trafikun e grumbulluar përgjatë rrugës.

Një grua, e cila nuk donte të identifikohej, e kritikoi familjen si “llojin më të keq” të “liberalëve të limuzinave” dhe i akuzoi ata se ishin hipokritë në financimin e iniciativave me sa duket anti-policore, ndërsa policët vendas merreshin me trafikun e dasmës së tyre jashtë.

Në një moment një grup studentësh kolegji të veshur me kostume të veçanta mbërritën pranë portës kryesore të pronës dhe bënë një selfie.

Fotot ekskluzive të “The Mail” e treguan Abedin-in mahnitëse me një fustan ngjyrë të bardhë me gjatësi të mesme, me mëngë të valëzuara dhe sandale me taka jo shumë të lartë. 

Po ashtu disa prej të ftuarve u transportuan pas dasmës në hotele luksoze në Bridgehampton. Thuhej se të ftuarit ishin me humor të mirë dhe disa madje bënë shaka me republikanët.

Soros është emëruar trashëgimtar i perandorisë prej 25 miliardë dollarësh të babait të tij. Abedin ishte një nga ndihmëset kryesore të Clinton gjatë mandatit të saj si Sekretare e Shtetit dhe gjatë mandatit të parë të Presidentit Obama. Ajo bëri bujë kur u zbulua se bashkëshorti i saj, atëherë kongresmen demokrat i SHBA-së nga Nju Jorku, u kishte dërguar me mesazhe foto nudo grave të reja.

Weiner dha dorëheqjen nga posti i tij, por kandidoi përsëri në vitin 2013 kur u zbulua përsëri se kishte postuar fotografi të ndryshme seksuale. Abedini u divorcua prej tij dhe ai u dënua me 21 muaj burg federal. Abedin dhe Soros u takuan në vjeshtën e vitit 2023 në festën e ditëlindjes së Nicky Hilton dhe u fejuan në New York City në maj të vitit 2024.

huma abedin


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës