LIVE UPDATES
Bota

Sa respektohen të drejtat e minoriteteve në Kosovë?

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2011, 91 për qind e banorëve të Kosovës janë shqiptarë, 3.4 për qind janë serbë, ndërsa 5.6 përqindëshi tjetër përbëhet nga boshnjakët, goranët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Serbët në veri e patën bojkotuar atë vit regjistrimin e organizuar nga autoritetet e Kosovës dhe pothuajse e njëjta gjë po ndodh edhe gjatë procesit të sivjetmë.

24 Maj 2024, 13:14 Nga N.F
Sa respektohen të drejtat e minoriteteve në Kosovë?
Banor i fshatit Zhitkov të komunës së Zveçanit

KOSOVË- Përdorimi i dinarit serb dhe nevoja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë vetëm disa prej arsyeve pse Perëndimi i ka rritur thirrjet ndaj Kosovës që t’i mbrojë minoritetet. Në Kosovë, në anën tjetër, deklarohen se Kushtetuta e Kosovës është ndër më të avancuarat në këtë drejtim.

Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.  Kohëve të fundit, ndaj Kosovës sa vijnë e shtohen kërkesat për trajtim më të mirë të minoriteteve në vend. Dinari serb e Asociacioni i komunave me shumicë serbe janë vetëm dy prej arsyeve.

Së voni, zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se janë të shqetësuar me trajtimin e minoriteteve në Kosovë. Por, zyrtarë e ish-zyrtarë të Kosovës, në anën tjetër, janë deklaruar disa herë se vendi gëzon ligjet më të mira në rajon e përtej, për të drejtat e minoriteteve.

Sipas regjistrimit të popullsisë më 2011, 91 për qind e banorëve të Kosovës janë shqiptarë, 3.4 për qind janë serbë, ndërsa 5.6 përqindëshi tjetër përbëhet nga boshnjakët, goranët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Serbët në veri e patën bojkotuar atë vit regjistrimin e organizuar nga autoritetet e Kosovës dhe pothuajse e njëjta gjë po ndodh edhe gjatë procesit të sivjetmë.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit [DASH] për të Drejta të Njeriut, dhe atë të organizatës ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, për vitin 2023, në pjesën për Kosovën është thënë se ndonëse ekziston korniza ligjore, minoriteti serb dhe minoritetet e tjera etnike kanë vazhduar të përballen me diskriminim në shoqëri dhe në sektorin e punësimit.

Ndonëse ligji kërkon që 10 për qind e të punësuarve në sektorin publik të jenë nga minoritetet etnike, diçka e tillë nuk ka ndodhur, ose ka ekzistuar tendenca që ata të punësohen nëpër pozita më të ulëta.

“Pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptianë shpesh përballen edhe me mungesë për qasje në higjienë bazike, kujdes shëndetësor dhe edukim, dhe varen kryesisht prej ndihmës humanitare për jetesë”, është thënë ndër tjerash në raportin e DASH-it.

Miodrag Marinkoviq, nga organizata joqeveritare "Qendra për Veprime Afirmative Sociale", në veri të Kosovës, pajtohet që Kushtetuta e Kosovës është ndër më të avancuarat, por problemi është te mungesa e zbatimit të saj. Ndër problemet kyçe ai përmend atë të përdorimit të gjuhës. Krahas gjuhës shqipe, Kushtetuta e Kosovës e njeh edhe gjuhën serbe si gjuhë zyrtare.

“Kuvendi i Kosovës nuk ofron përkthyes të gjuhës serbe, konferencat e kryeministrit mbahen pa përkthyes, njerëzit nuk mund të shkojnë në banka”, thotë Marinkoviq për Radion Evropa e Lirë.

Disa kolegë gazetarë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, kohëve të fundit Qeveria po dërgon linqe për përkthim për konferenca, por jo edhe për ngjarjet tjera, dhe se cilësia e përkthimit është e dobët.

Ndërkohë, dikush edhe mund të pretendojë se serbët nuk po dëshirojnë t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre, duke marrë shembullin e vitit 2022, kur në mënyrë masive janë dorëhequr prej institucioneve të Kosovës, për shkak të vendimit për ndryshimin e targave të makinave.

Në raportet e organizatave ndërkombëtare është thënë se ky vendim ka ndikuar në zvogëlimin e qasjes në drejtësi për komunitetin serb në veri.  Shembull tjetër është edhe bojkotimi i procesit zgjedhor në veri, vitin e kaluar dhe këtë vit.

“Personalisht, mendoj se tërheqja prej institucioneve ka qenë gabim dhe e kam dënuar publikisht këtë veprim, sepse besoj fuqishëm që serbët në Kosovë mund t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre vetëm duke punuar nëpër institucione, ndonëse nuk është e lehtë”, thotë Marinkoviq, duke përmendur ndikimin që ka pasur politika në klimën ndëretnike.

Ai përmend nevojën e krijimit të një sistemi ku çështjet politike nuk përfshihen në çështjet ligjore, si dhe atë të ringjalljes së dialogut Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, pasi, sipas tij, shërben në të mirë të të dyja palëve.

Fatmir Menekshe nga organizata e parë joqeveritare e komunitetit rom në Kosovë “Durmish Aslano”, beson që më shumë punë duhet të bëhet në terren, duke ndarë fonde, pasi në institucionet qeveritare ulëset veçse janë të rezervuara.

“Në shumicën e rasteve, fondet keqpërdoren dhe aty bëhet derdhja e parave në duart e gabuara. Prandaj, komuniteti mbetet në një pozitë [të pandryshueshme] dhe shumë ngadalë po përmirësohet gjendja e tij”, thotë Menekshe.

Ndër nevojat primare ai përmend hapjen e vendeve të reja të punës dhe respektimin e të drejtës së gjuhës siç parashihet me ligj, pasi në disa komuna përkatëse gjuha rome mund të njihet si gjuhë për përdorim zyrtar.

Deri më tani, vetëm Graçanica dhe Prizreni e respektojnë këtë pikë të ligjit. Marinkoviq përmend lirinë e lëvizjes – një serb mund të udhëtojë dhe të flasë kudo në Kosovë në serbisht, pa pasur frikë.

Menekshe përmend, mes tjerash, redaksinë e gjuhës rome në Radiotelevizionin e Kosovës, si dhe mësimin fakultativ të gjuhës rome si lëndë zgjedhore – por vetëm në Prizren – mundësi, që sipas tij, jo shumë vende në rajon i kanë.

Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, ka thënë më 21 maj se është shumë e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të angazhohet në mënyrë më aktive me pjesëtarët e komuniteteve pakicë dhe t’i përfshijë ata në procesin e politikëbërjes.

“Kosova është shtëpi e shumë serbëve etnikë dhe ata meritojnë t’i mbajnë familjet dhe bizneset e tyre këtu”, ka thënë mes tjerash Chulick.

Marrë nga REL

kosove serbe minoritete

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet